|
|
EMIGRANTËT/ Në Greqi është paraqitur projektligji, me shumë më tepër ndryshime seç u trumbetua. Italia paraqet "marrëveshjen e integrimit" me emigrantët
Dy shtetet fqinje dhe me më tepër emigrantë shqiptarë, tashmë kanë vendosur që t'i ndryshojnë rregullat për nënshtetësinë dhe lejet e qëndrimit. Pavarësisht shpresave për më shumë liri, në të dyja rastet, qeveria greke dhe ajo italiane kanë vendosur t'i shtrëngojnë kriteret për emigrantët
Greqia
Të dy prindërit emigrantë duhet të jenë banorë të ligjshëm dhe do të nevojiten gjashtë vjet shkollë. Brezi i dytë i emigrantëve të cilët shpresojnë të marrin nënshtetësinë greke, sipas ligjit të ri të propozuar nga qeveria, do të kenë ligje më të ashpra sesa u trumpetuan në fillim.
PASOK-u paraqiti projektligjin e rishikuar në parlament dhe ku shpejt u vu re se disa nga kushtet për të marrë nënshtetësinë janë shtrënguar që në kohën kur filloi konsultimi me publikun dhe kur u përfol se marrja e nënshtetësisë ishte shumë e lehtë. Sipas kritereve të reja, një fëmijë i lindur në Greqi me prindër emigrantë, duhet që prindërit e tij të kenë qëndruar ligjërisht për 5 vjet aty para se të fitojë nënshtetësinë, ndërkohë që më pare mjaftonte që të ishte i ligjshëm vetëm njëri prej prindërve. Gjithashtu, fëmija duhet të provojë se ka kryer gjashtë vjet arsimim në shkollat greke në krahasim me tre vjet që u propozua fillimisht. Një ndryshim i madh nga plani fillestar është se aplikuesit duhet të kenë dhe letra rekomandimi nga tre shtetas grekë. Ligji i propozuar gjithashtu do të lejojë brezin e dytë të emigrantëve të votojnë në zgjedhjet lokale dhe të jenë këshilltarë bashkiakë pasi të fitojnë nënshtetësinë dhe të provojnë se kanë aftësi të mira të greqishtes. Ministria e Brendshme bën të ditur se ky projektligj do të lejojë 250 000 vetë që të votojnë në zgjedhje pasi të fitojnë nënshtetësinë. Ministri i Brendshëm, Janis Ragusis, u shpreh se ligji do të zbatohet për çdo emigrant që ka qenë i ligjshëm që nga janari i vitit 2005. Pavarësisht kritereve të rrepta të projektligjit të ri, Demokracia e Re sërish kritikoi për tolerime. "Çdo kriter i propozuar nga qeveria për emigrantët është në nivelin më të ulët në Evropë për të fituar nënshtetësinë", u shpreh zëdhënësi Panos Panajotopulos. Ndërkohë, këshilli i kishës greke u shpreh se nuk besonte se projektligji do të ndikonte efektshëm për zgjidhjen e problemit të emigracionit në vend.
Italia
Brenda 24 muajve, një ekstrakomunitar duhet të mësojë italishten, të mësojë Kushtetutën, të regjistrohet në sistemin shëndetësor dhe t'i dërgojë fëmijët në shkollë. Nëse do t'ia dalë mbanë, do të fitojë 30 pikët e nevojshme. Nëse do t'i afrohet kësaj shifre, do të përfitojë edhe një vit shtesë. Nëse mbetet në zero, do të dëbohet. Kush dënohet, edhe jo në formë të prerë, me një dënim jo më pak se tre muaj do t'i hiqen të gjitha pikët dhe do të largohet nga Italia. Ky është sistemi që pas dy muajsh pritet të hyjë në fuqi në Itali për emigrantët në rastet që ata duhet të marrin lejen e qëndrimit. Një sistem i tillë pikësh është propozuar nga ministri i Brendshëm dhe ai Punëve dhe Çështjeve Sociale në Itali. Ministrat e cilësuan atë si një "marrëveshje integrimi". "Kemi diskutuar rregulloren, - u shpreh ministri i Brendshëm Maroni, duke u bazuar në një "marrëveshje integrimi" me emigrantin në momentin e dhënies së lejes së qëndrimit. Në marrëveshje përkufizohen objektiva të qartë që duhen arritur në dy vitet e vlefshmërisë së lejes. Më pas do të jetë një vlerësim prej një paneli lidhur me arritjen e këtyre objektivave. Nëse do të jenë arritur, do të bëhet rinovimi i lejes, në të kundërt, do të dëbohet". Ministri Maroni u shpreh se kjo do të kontribuojë për të arritur objektivin e njohjes së gjuhës italiane, punës dhe shtëpisë. Marrëveshja e integrimit do të zbatohet vetëm për lejet e reja të qëndrimit dhe s'do të ketë asnjë kosto për emigrantin. "Gjithçka do të jetë në ngarkim të Ministrisë së Brendshme, - tha ai. - Do të kemi kështu nën kontroll organizimin dhe do të garantojmë një standard për gjithë vendin". Marrëveshja është fryt i punës së specialistëve të Ministrisë së Brendshme dhe të Punëve Sociale dhe që së shpejti do të hyjë në fuqi. Marrëveshja nënkupton një kartë për emigrantin i cili duhet të arrijë 30 pikë në dy vjet. Pas dy vjetësh shteti do t'i japë një zgjatje prej një viti dhe nëse akoma nuk ka arritur të marrë pikët minimale, nuk do t'i jepet leja e qëndrimit. "Marrëveshja thekson përgjegjësitë, të drejtat dhe detyrimet e personit. Parashikon detyrimin për t'u nënshkruar në shërbimin shëndetësor, të mësojë gjuhën italiane dhe të sigurojë një edukim të vazhdueshëm për fëmijët e tij",- tha ministri i Brendshëm.
Karitasi venecian kundërshton
Por një vendim i tillë kundërshtohet nga Karitasi venecian. "Është e gjitha pa kuptim, - shprehet Don Dino Pistolato, i Karitasit. - Është si të thuash nëse më shërben, hajde, nëse jo, rri në shtëpinë tënde. Kështu kur je këtu, duhet të punosh dhe më pas të zhdukesh". Është si arsyetimi i mëkatarit që s'e sheh të huajin si një person me nevojat dhe ëndrrat e veta, por vetëm si një vegël e dobishme apo e dëmshme. Ndërkohë që jemi përballë personave që largohen nga lufta dhe varfëria, me shpresën e një jete më të mirë për veten dhe fëmijët. Është këtu për të fituar para, jo për të studiuar. Por edhe nëse, kur do të mund të studionte? Të shtunën dhe të dielën? Në çdo rast, për t'u ambientuar emigrantët kanë nevojë për kohë, - thotë Don Pistolato, - kohë e cila është në varësi të kombësisë, nivelit kulturor, punës. Nuk mund të konsiderohen të gjithë njësoj. Ku jemi, tek lojërat, që me një numër pikësh fiton një çmim? Dhe pastaj, jam vërtet kurioz të shoh nëse këto "kredite" është më e lehtë t'i humbësh apo t'i fitosh".
Pas një kontrolli në banesën e Avni Gacës, policia gjeti një sasi municionesh dhe e arrestoi atë si të dyshuar...
Hetuesit e Prokurorisë pohuan se pas seancës së fundit të pyetjes së të akuzuarve ka siguruar të dhënat e plota...
Lajmet 04 Shkurt - Ora 13 -
data/04-02-2010
Lajmet 03 Shkurt - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 03 Shkurt - Ora 14 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
Nënshtetësia, Greqia shton kërkesat, Italia vendos sistemin e pikëve
Shteti Helen shton kerkesat?
Ne regjisterimin e popullates te Shqiperis ne 2011 ata qe zdo te shkeruen Helen,ata do te perjashterohen nga shteti Helen.
Qeverija Helenase tere ata 850000 qe jane refugjate ne shtetin Helenas,ata i konsideron si Helenas-done ti konvertoj ne Helen.
PO PO SI JO.Qeverija Helenase sa ta kene gomarin e Tropojes-salen e pollon 1/3 e popullates se Shqiperis do ta konvertojne ne Helenizem.
Nënshtetësia, Greqia shton kërkesat,
-Ne regjisterimin e popullates se Shqiperis ne vitin 2011 ata refugjate qe skonvertohen ne Helenizem si me feh po njashtu dhe me kombesij,ATA DO TE PERJASHTOHEN NGA SHTETI HELENAPLESKAVICA.
Ata qe mendojne te qenderojn (PUNOJN) ne shtetin Helenizem pere nje kafshate buke - ata qe ende sjane konvertua si nga perkatsija fetare po dhe kombetare,pere ta me mire eshte qe ne regjisterimin e popullates se Shqiperis,pere ta eshte me mire te konvertohen ne Helenizmovic,-Po su konvertuat thuani shtetit Helenopela lamtumir.Shteti Helenopela ka dhe nje tjetre spot politik (PROPAGAND)- ? Po dhe ata ne Shqiperij qe deklarohen (KONVERTOHEN) Helenopel,ata do ta kene rrugan e hapur pere te hyr po dhe pere te punuar ne shtetin Helenopel.KTO JANE QELLIMETE E SHTETIT-QEVERIS HELENOPEL.
bravo Karitasi duket qe eshte nje njeri intelektual dhe me nje zgjuarsi shume positive. Kjo eshte nje kulture amerikane qe ai don te sjelle ne Itali se vendet e Europes jane te zhvilluara nga ana ekonomike por kur vjen puna tek niveli i kultures eshte shume poshte ndaj Amerikes. Poshte diskriminimit dhe urrejtesve naciste gjakpires qe skane te ngopur.