|
|
Në përpjekje për të dhënë sinjale refuzuese për bisedimet me opozitën, Sali Berisha ka nxjerrë nga arkiva e kohës së tij të vjetër një personazh që e përdor zakonisht për të artikuluar refuzimin e tij për dialog dhe bashkëpunim. Edi Paloka, ish-zëdhënës i Partisë Demokratike, në kohën kur ajo aplikonte bojkotin në opozitë, ka qenë viktima e parë e kursit të dialogut që PD filloi të aplikojë pas vitit 2002. Ai është mënjanuar nga jeta publike e kësaj partie qysh pas marrëveshjes së parë Nano-Berisha në pranverë të vitit 2002. Prej atëherë ai u mbajt larg prej Berishës për shkak të ndryshimit të kursit të tij drejt dialogut me kundërshtarët dhe hapjes së partisë.
Paloka ishte nga të paktit që guxoi ta kritikonte këtë marrëveshje brenda PD-së dhe strukturave drejtuese të saj dhe të shprehte pakënaqësinë e hapur për mënjanimin që Berisha i bëri atij nga marrëdhëniet publike të PD-së. Duke e profilizuar si një politikan të vijës së ashpër dhe radikale, Berisha e përdori Palokën sërish në zgjedhjet e vitit 2005 si kandidat në një zonë elektorale, ku shpresohej se do të përdorte forcën, për shkak të lidhjeve të tij me individë që pretendonin kontrollin e zonës. Humbja e tij përballë Shpëtim Idrizit e la edhe më mënjanë prej Berishës. Rikthimi i tij në politikë, pas largimit të Bamir Topit për në presidencë, shënoi rikthimin e tij në jetën parlamentare, por jo afër Berishës. Fakti që Berisha është kujtuar të përdorë sërish ish-zëdhënësin e tij për të artikuluar qëndrimet e tij ndaj situatës politike në vend, është një sinjal i qartë i refuzimit dhe pozicionimit të skajshëm kundër çdo marrëveshjeje. I dorëzuar përkohësisht nga presioni ndërkombëtar, pranimi i kushtëzuar që Berisha i bëri dialogut me opozitën, duket se u konvertua shumë shpejt në qëndrime radikale kundër dialogut.
E. Paloka është figura më "e sinqertë" e Partisë Demokratike, që përfaqëson mospajtimin me opozitën dhe gjuhën e skajshme kundër saj. Si një ish-gazetar themelues i RD-së, ai ka qenë përdorur për një kohë të gjatë për sulmet të shfrenuara ndaj ish-liderit të opozitës Fatos Nano në kohën që ai u burgos dhe u gjykua për korrupsion në vitin 1993. Aq e fortë ishte vetëdija e përdorimit kundër tij, sa në vitin 1997, Paloka u detyra të arratisej nga vendi për rreth dy muaj, pasi Fatos Nano doli nga burgu dhe u rikthye në zyrën e tij në Tiranë. Ripërdorimi i Palokës si artikulues i qëndrimeve të PD-së, në një kohë që Berisha është vënë me shpatulla për muri, për t'u ulur në tryezën e bisedimeve, është një mënyrë tipike komunikimi e Berishës me faktorin ndërkombëtar dhe kundërshtarët, kur ai refuzon atë çfarë i imponojnë ata.
Në këtë rast i vetmi lajm i mirë, është rivlerësimi që Berisha po bën për zotin Paloka, të cilin thuajse e kishte harruar si një militant të sinqertë të PD-së dhe natyrisht lajm i keq është që Berisha ka mashtruar me qëndrimet e veta ambasadorët e Perëndimit dhe po dëshmon qartë se është shumë larg dialogut me opozitën. Kjo do të thotë se në ditët që vijnë, lajmi më interesant do të jetë data e mitingut të opozitës se sa dita e tryezës false me presidentin.
Kina ngriti siparin mbi boten e saj te mrekullive prej...
Lajmet 04 Shkurt - Ora 13 -
data/04-02-2010
Lajmet 03 Shkurt - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 03 Shkurt - Ora 14 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
Keni shume te drejte.Eshte ne nderin e Z.Baze te tregoje jeten e tij me berishen.Tregoje Z Baze kjo do te ndihmoje ty dhe ti, popullin shqiptar, te kuptoje kush eshte Saliu i vertete qe ne te shpetojme njehere e mire nga kjo kolere qe quhet berishe.Une e di qe ty nuk te mungon guximi.Une po mundohem vetem te te jap pak kurajo.Beje Z.Baze per hir te femijeve te tu e per te ardhmen!Falemnderit.
Nje replike te vockel me zotin Osumi qej vardiset Meros dhe te tjerve gazetare qe mesiguri kan menduar ndryshe dhe ndryshe ju ka dale nje fal e popullit thot ma mire von se kurre prandaj ketyre gazetarve si Mero dhe tjerve qe kan pare qe gjerat s,shkojne mire dhe ngrehin zerin nepermes artikujve qe shruejn aferim ju qofte keta do ishin per qortim sikur te shukateshin dhe mos tvepronin Keta trima jau qiten te palarat ketyre matrapazve qe surrollaten me Damir fazlliqet dhe armiqe te tjere qe sja done te miren shqiprise.
Prandaj Mero dhe ju te tjereqe ju fajsojne kote vazhdoni keshtu
Gazetari zotrote ka qe tshkruej vetem tverteten kjo deshmohet dhe ne vende te botes ku shum gazetare rrezikohen vetem per tverteten dhe vriten kte e provoje dhe vet Mero me rrahje qe e rrafen fajtori per te gjitha tragjedite qe poj ndodhin shqiprise eshte SaliMilicaFazlliq me klyshet e vete
musta gjakove kosove
7-02-2010
Ke te drejte ne konstatimin qe benmpor te keshillij se tani kemi "kufomen" perpara per TE VARROSUR dhe nuk eshte koha per tu marre me :MJEKRREN E QOSES"!!!Gjilpera magnetike tregon NORDIN e rruges qe duhet te ndjeke Shqiperia,ndaj TANI POPULLI SHQIPTAR KA RASTIN IDEAL HISTORIK,PER TI NXJERRE BOJEN PERBINDESHIT TE TRANZICIONIT SHQIPTAR,PLOT FATKEQESI PER SHQIPTARET E VARFER ,QE JETOJNE NE NJE VEND SHUME TE PASUR!!!MERO BAZE ,DERI TANI ESHTE MAJA E HESHTES KOMBETARE KUNDER LIGESISE SE DJALLIT QE KA PUSHTUAR SHPIRTIN E QEVERISJES SONE!!!
Perse nuk flite me per pronat e bregdetit.Nje autor me inicialet xt.dh. ka shkruar artikullin "Gjaku i shprishure i Borshit" ku nje vend te vecante ka edhe Edi Paloka qe ka prona te perfituara ne Borshe dhe qe bene plazhin atje tek "miqte e tij".Autori i siperme me iniciale pate premtuar per te bere deklarime te tjera qe jane te mirepritura nga Borshiot autoktone por edhe nga ata banore aktual.Borshi do te jete Bora dhe shiu i korrupsionit te pronave ne gjithe bregdetin dhe si shembull per te.Gazeta Ftera ka theksar se Borshiotet ishin cifligaret e gjithe Bregdetit dhe kjo eshte e vertet.Ne Borshe eshte vjedhure 40% E GJITHE TOKES DHE NDARE PER PUSHTETARET E TE DY KRAHEVE? POR KURE DO TE BEHET AZHORNIMI I NDARJEVE TE TOKES ME HARTAT DHE FOTOGRAFIMET AJERORE?!.....
ASNJEHER!!!.Berisha sado i fuqishem qe te jete eshte si ai qe ja kane shkulur dhembet ata qe konsiderohen keshilltare dhe mliqte e tij.Ne Borshe vetem Berisha dhe familja e tij nuk ka futur ase nje cm. toke por jane ata qe i ferkojne krahet dhe bejne lakejt e tij.Kontrolli do te nxjerree ne pahe keto qe ka deklaruar ne menyre te thjeshte ish nepunesi i hipotekes Sarande.Dokumentat e pronesise jane vjedhure dhe stervjedhure (shiko botimet e shtypit) ndersa cmimi i 1 m2 toke nuk eshte bere per te 9 fshatrat e komunes Lukove.Ketu fle Lepuri i korrupsionit.Palokes e Co kushe ja shkuli krahune ?...
Me intelektin qe ka Mero edhe mund ta beje sepse jane te verteta ato qe thote z-Osumi dhe atehere ka dhe nje gje:nuk jane te gjithe Sali Berishe se Mero ti dhe koleget e tu vetem nje here mund te kerkoni falje ketyre qe ju lexojne dhe ateher do te jeni shume me i besueshem, por heren e dyte behi Sali berishe.
jam dakort me ty Mero qe Paloka eshte prototipi qe perfaqeson denjesisht PD.Nje miku im demokrat i flakte,ithtar i Sales dhe kritikues i ashper i Edi Rames,(dje ndaj Nanos)cuditerisht ish anetar i PPSH,nder te tjera eshte i detyruar te pranoje se e majta i ka njerezit me te mire,me tolerante dhe qe orientohen gjithmone drejt paqes dhe mirekuptimit.N,q,s nje drejtues europian do t'i kishte thene aq genjeshtra popullit te vet,do ta kishte cuar ne gjendje kritike vendin si ne 1997,1998 apo tani ai nuk do qendronte me ne skenen politike.
Te lumte Osum per fjalet e mencura. Gabime bejme te gjithe, trimeri eshte qe ti pranojme e te kerkojme falje. Po mbase Mero nuk i konsideron gabime akoma ato qe ka bere.
Zoti Mero. Ti je shkeputur nga kurore e Palokeve te PD-se. Kjo eshte e vertete. Ajo u nis si kurore lavdie e nderi e sot ka mbetur kurora e turpit qe i prin PD-se. Ata qe nuk i pelqyen ato lloj dafine iken, Por Paloket ne PD nuk kane te mbaruar.
Nje analize me e thelle e kesaj kategorie si pengmbajtsit dhe farembjellsit e korrupsionit, mafise dhe keqperdorimit te politikes dhe shtetit nuk rreshtohen vetem nga e djadhta. Edhe e majta ka kuroren e saj te turpit. Te ndershem ka ne te dy kraheht.
Me e keqja se Berisha vazhdon te qendis kuroren e turpit me kategori Palokesh ose jo.
Besoj se brenda tej, kete ta them miqesisht, ka nje breng. Duhet ta nxjerresh. Edhe ti, te pakten si gazetar kurajoz, duhet te kerkosh te falur atyre personave qe u ke shkruar e akuzuar artikuj ne menyre te pandershme. Ashtu si Demi. Dhe une kam qene nje personazhi juaj, por koha i nxori te vertetat ne sheshe. Une kam nje kurore te thjeshte, Pa dafina.
Kuroren e nderit! Te besh hartime sot nuk eshte e veshtire. Kerkp falje edhe ti per gabimet e tua.Apo meqense nuk e bejne politikanet nuk e beni as ju gazetaret! Duhet ta beni. Ju jeni interlekutoret e pare me popullin. Politikanet shfrytezojne ate qe ju nxirrni nga thesari i popullit. Nuk jane asgje politikanet para jush. Nese ti do te besh nje replike me mua, une do te pergjigjem ty, Palokes, Enkel Demit, Preç Zogajt dhe jo pak te tjereve. Nuk me shqetson fakti i mungeses se legjimitetit sintaksor. E verteta.
Behuni nje grup gazetaresh, kerkoni falje per gabimet tuaja "fejminore" gazetareske, si pjese e krizes ne Shqiperi. Jeni dhe ju. Kam ende ne relikat e mia nje duzine kapsollesh pistolete te fitores suaj te 1996. Ti shkruaje me heroizem atehere, dhe armet e atyre qe t'i i beje heronj viheshin mbi temthat e ballit tim! Ti i pershendesje ato krisma kur une isha kunder padronit tend. Padroni qe e ngriti shtetin me banda rrugaçesh. Kete realitet nuk e pe asnjehere zoti Mero.
Dialogu i Shqiperise, kerkim falje per ato qe i keni servirur popullit fillon edhe tek kategoria juaj.
Mos nguroni! Shqiperia behet edhe keshtu.