|
|
SHKODËR - Një 25-vjeçar, banues në lagjen zooteknike ka humbur jetën, rreth orës 16:00, si pasojë e përplasjes me shtyllën e ndriçimit në unazën e re në Shkodër. 25-vjeçari Herman Vuçaj po drejtonte mjetin e tij motor, tip Honda, me targë TR 514 D, në rrugën e Unazës së re ku është përplasur me shtyllën e ndriçimit në krah të djathtë të rrugës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat të policisë së Shkodrës, të cilët kanë bërë të mundur transportimin e trupit të 25-vjeçarit drejt morgut të spitalit të Shkodrës, ndërkohë që kanë kryer dhe verifikimet e duhura për të zbuluar rrethanat e ngjarjes. Mga burime pranë grupit të hetimit për këtë ngjarje mësohet se shkak i ketij aksidenti ka qenë shpejtësia e madhe. Vuçaj është viktima e 4-t si pasojë e aksidenteve rrugore për vitin 2010 në rrugët e qarkut të Shkodrës.
Pas një kontrolli në banesën e Avni Gacës, policia gjeti një sasi municionesh dhe e arrestoi atë si të dyshuar...
Hetuesit e Prokurorisë pohuan se pas seancës së fundit të pyetjes së të akuzuarve ka siguruar të dhënat e plota...
Lajmet 04 Shkurt - Ora 13 -
data/04-02-2010
Lajmet 03 Shkurt - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 03 Shkurt - Ora 14 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
Komenti juaj