Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Reshjet e shiut përmbytin Vlorën

A.Peçi | 07/02/2010 | Kronike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin


VLORË - Më pak se një orë reshje shiu kanë mjaftuar që rrugët e Vlorës të përmbyten. Në disa zona uji shkaktoi vështirësi në qarkullimin e automjeteve, po ashtu dhe të këmbësorëve për shkak se edhe trotuaret u gjenden nën ujë. Akoma më shqetësuese qenë kanalizimet e hapura për ujësjellësin e ri, ku shumë automjete u dëmtuan si pasojë e kalimit në to për shkak të mungesës së sinjalistikës në punime. Fatmirësisht, kjo situatë përmbytjeje ka zgjatur vetëm dy orë, por pas tërheqjes së ujit ka mbetur balta. Sipas shefit të shërbimeve publike në bashkinë e Vlorës Ardian Musta për situatën është mbledhur menjëherë shtabi i emergjencës pranë bashkisë nën drejtimin e kreut Shpëtim Gjika. Musta ka shtuar se situata e djeshme nuk përsëritej prej kohësh dhe mund të quhet disi normale për shkak të pozicionit gjeografik të Vlorës, por e rëndësishmja është që uji është tërhequr menjëherë, ndërkohë që në fazën e dytë përfshihet larja dhe pastrimi i rrugëve nga balta apo inerte të firmave që po kryejnë punime në rrugë.

 

Komenti juaj

 

Arrestohet, pronari i lokalit, ku u vra atleti

Pas një kontrolli në banesën e Avni Gacës, policia gjeti një sasi municionesh dhe e arrestoi atë si të dyshuar...

"Vrasja e Policëve", pranon bashkëpunimin hetuesit

Hetuesit e Prokurorisë pohuan se pas seancës së fundit të pyetjes së të akuzuarve ka siguruar të dhënat e plota...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool