Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Sekuestrohen 15 kg marijuanë, arrestohet transportuesi

Shekulli | 07/02/2010 | Kronike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

TIRANË- Strukturat e Antidrogës në Policinë e Tiranë sekuestruan rreth 15 kilogramë marijuanë dhe prangosën transportuesin e lëndës narkotike. Në përfundim të operacionit policor të koduar "Kasollja" u sekuestrua droga e cila dyshohet se vinte nga Lazarati dhe dyshohet se ishte bërë gati për t'i shitur në disa zona të kryeqytetit dhe u arrestua Alfred Tufa si transportues i saj. Burimet e Policisë së kryeqytetit pohuan dje se personi që transportonte lëndën narkotike mbahej prej disa kohësh nën hetim, pas informacioneve për aktivitetin e tij, ndërkohë që dje është kryer dhe sekuestrimi i rreth 15 kg që dyshohet të jetë marijuanë dhe u prangos vetëm personi që e transportonte atë. Sipas burimeve të policisë, droga e sekuestruar ishte e ndarë në 14 pako të presuara dhe dyshohet se ishte bërë gati për t'u shitur, por strukturat e Antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Tiranës po hetojnë për destinacionin e drogës. Por policia ka persona të tjerë të dyshuar që janë marrë me transportimin e marijuanës deri në Tiranë, por emrat e tyre nuk janë bërë publikë për arsye të hetimit. Edhe pse është kryer arrestimi i personit që transportonte lëndën narkotike në Tiranë, policia nuk ka mundur që të bjerë në gjurmët e poseduesit të marijuanës. Personi që është arrestuar është marrë në pyetje nga oficerët e Antidrogës në Policinë e Tiranës për destinacionin e marijuanës.

 

Komenti juaj

 

Nënshtetësia, Greqia shton kërkesat, Italia vendos sistemin e pikëve

EMIGRANTËT/ Në Greqi është paraqitur projektligji, me shumë më tepër ndryshime seç u trumbetua. Italia paraqet "marrëveshjen e integrimit" me...

Vrasja e shqiptarit , burgim të përjetshëm bashkëkombësit

Krimi ndodhi në Viçenca në tetor të vitit 2007, kur u vra Benard Kozarja nga miku i tij, Bledar...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool