|
|
**** Xhelal Elezi, prej 5 ditësh ishte në reanimacion, pas një goditje tensioni që pësoi gjatë një seance gjyqësore
Vdes në spitalin neurologjik në Tiranë pas një hemorragjie të rëndë celebrale, gjyqtari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Xhelal Elezi, rreth 50 vjeç. Vdekja e gjyqtarit Elezi, bëhet e ditur për "Shekullin", nga burime të policisë së kryeqytetit, që pohuan se ai ndërroi jetë, pesë ditë pasi pësoi një goditje nga tensioni i lartë i gjakut në kokë, gjatë një seance gjyqësore ndaj ish- kreut të SHIK të Tiranës Arben Sefgjini, aktualisht Kreu i Shërbimit të provës, i akuzuar për rrëmbimin e Remzi Hoxhës, Avdyl Loshajt e Ziso Kristopullit. Elezi, pësoi goditjen në momentin kur po lexonte letrën me kërkesat e mbërritura nga Ministria e Drejtësisë, mbi dy letër porosi të Gjykatës së Krimeve të Rënda, për dy dëshmitarë të çështjes që ndodhen në Itali si dhe të dëmtuarin Avdyl Loshaj, i cili aktualisht ndodhet në Hollandë. Sapo gjyqtari mori letrën nga sekretari që konfirmonte mbërritjen e letëporosive në destinacionet përkatëse, të cilën duhej ta lexonte ai pësoi një marrje mendsh. Letrën që mbante në dorë ia dorëzoi një gjyqtari tjetër ndërsa u rrëzua përdhe. Menjëherë ai u dëgua me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", në spitalin neurologjik, për ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjatë ekzaminimit, mjekët konstatuan hemorragji totale celebrale, ndërsa gjendja e tij ishte e rëndë. Për disa ditë me radhë, mjekët mbajtën gjyqtarin me oksigjen ndërsa ai po mbahej nën vëzhgim të rreptë nga mjekët me shpresa të pakta se ai mund të reagonte për jetën. Pothuajse pesë ditë pas hemorragjisë celebrale që gjyqtari Elezi pësoi në sallën e gjyqit, ai nuk mundi të shpëtojë pavarësisht përpjekjes së mjekëve. Pritet që nesër të kryhet edhe ceremonia e varrimit të tij dhe madje pritet të ketë edhe një ceremoni zyrtare për të. Elezi, ishte gjyqtar në Gjykatën e Krimeve të Rënda që nga koha e krijimit të saj në vitin 2005, e në vazhdim. Më parë ai kishte punuar për shumë vite si gjyqtar në Gjykatën e Kukësit, prej nga u transferua në Gjykatën e krijuar rishtazi. Gjatë punës në këtë Institucion, Elezi është njohur si njeri i respektuar, ndërsa ka qenë anëtar i trupit gjykues në disa procese të rëndësishme, si ai i grupit të parë të Bandës së Lushnjes, ku ka qenë kryesues, në procesin ndaj ish- kreut të SHIK-ut të Tiranës, Arben Sefgjini, anëtar në procesin penal ndaj "bandës së Durrësit" si dhe në shumë procese të tjera të rëndësishme.
Arrestohen edhe tri vajzat e e shfrytëzuara, të cilat për një natë paguheshin deri në 200 euro për klient TIRANË-...
Ish-shefja e financës së Forcës së Bashkuar deklaroi dje në seancë se kishte bërë gati shkresën për dietat, por nuk...
Lajmet 01 Prill - Ora 12 -
data/01-04-2010
Lajmet 01 Prill - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 01 Mars - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
Komenti juaj