Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Plagosja e këshilltarit në Vlorë, PS: Tjetër provë e krizës së rëndë politike

Shekulli Online | 07/02/2010 | Lajm i fundit | komentet 8 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

TIRANË- Një tjetër provë të krizës së rëndë politike që po kalon vendi e ka quajtur Partia Socialiste ngjarjen e mbrëmshme në Vlorë, kur u hodh në erë makina e këshilltarit bashkiak të Vlorës, Merond Hoxhaj.


Gjatë një deklarate për mediat, deputetja e PS-së, Luiza Xhuvani ka theksuar se kjo ngjarje është një tregues i shkallës së lartë të konfliktualitetit politik, që shpeshherë, fatkeqësisht, përshkallëzohet edhe në akte të tilla dhune fizike, që rrezikojnë të marrin jetë njerëzish.


"Si deputete e qarkut të Vlorës, por mbi të gjitha si nënë, i bëj thirrje Sali Berishës, të heqë dorë nga politika e përplasjes, nga politika e konfliktit. Të heqë dorë nga gjuha e urrejtjes, nga fjalori që nxit kundërvënie dhe që për pasojë, rezulton edhe në ngjarje të tilla, si ajo e mbrëmshmja, kur Morand Hoxha, fatmirësisht shpëtoi gjallë, por që në qytetin e Vlorës dhe në të gjithë Shqipërinë la një shije të hidhur dhe përforcoi edhe më shumë ndjenjën e frikës dhe pasigurisë"- tha Xhuvani.


Sipas saj, është e pafalshme për këtë qeveri, që ngjarje si ajo e mbrëmshmja, kanë filluar të bëhen gjithmonë e më të shpeshta, duke pushtuar gjithmonë e më shumë ekranet e familjeve shqiptare.
Më tej, ajo ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë për autorët.



Vlorë, tritol makinës së këshilltarit bashkiak

UPDATE- Del nga rreziku per jeten anëtari i këshillit bashkiak të Vlorës, Morand Hoxhaj, automjeti i te cilit u hodh mbreme ne ere nga persona ende te paidentifikuar. Shperthimi ndodhi mbrëmë rreth orës 21:40 në lagjen "Isa Boletini", në kohën që Hoxha sapo ka dalë nga makina. Bëhet e ditur se 43-vjeçari ka parkuar në afërsi të shkollës 9-vjeçare "Ismail Qemali" ku mësohet të ketë edhe shtëpinë. Pikërisht në kohën që këshilltari ka zbritur, automjeti i tij tip "Benz 240" i bardhë, me targa që nuk mund të lexohen për shkak të dëmeve, ka shpërthyer, teksa dyshohet se shpërthimi është bërë me telekomandë. Një sasi e konsiderueshme lënde shpërthyese, tritol, është vendosur në të, saqë makina është kthyer në një grumbull hekurash, ndërsa Morand Hoxhaj ka mbetur i plagosur dhe në gjendje të rëndë.

Askush nuk ka pranuar të flaës lidhur me shkaqet që kanë çuar në një hakmarrje kaq të dhunshme kundrejt anëtarit të këshillit bashkiak të qytetit, ndërsa zyrtarisht policia shprehet se po hetohet në pista të ndryshme pa përjashtuar asgjë. Pavarësisht se mes qytetarëve të Vlorës Hoxhaj njihet si një person i qetë, burime të brendshme nga policia shprehen se një nga pistat ku po hetohet, janë prishjet e pazareve.
Morand Hoxhaj u prangos nga policia e Vlorë në muajin prill të vitit të kaluar për armëmbajtje pa leje. Por arrestimi i tij zgjati shumë pak, pasi ai doli dhe u lirua nga akuzat, duke vijuar edhe detyrën e tij si anëtar i këshillit bashkiak. Në vitin 2007, kur dhe u bë pjesë e këshillit, ai ishte nën siglën e LSI-së, ndërsa më pas kaloi nën siglën e PS-së, bashkë me disa anëtarë të tjerë të këshillit.



 

8 KOMENTE

jane shenjat e agonis te qeveris berisha..gjithmone keshtu ka vepruar ne ditet e fundit te tij

E kush do të përgjigjet për jetërat e humbura që nga 1989-ta?!.Sa keq që ka vdekur Enveri dhe nuk mund ta fajësojmë edhe për këto vrasje në sistemin politik pluralist...Ndoshta dëshmitarët;një ditë para vdekjes.

Ky eshte skenar i njohur vetem i bandave te Tropojes se mallkuar qe e beri Shqiperine Tropoje dhe kasapane me urdher te Serbise.Tragjedia e 97-s vazhdone pafundesisht,pasi ajo nuk mund te mbyllet kurr pa u denuar ne menyre kapitale autoret e saj qe drejtojne shtetin shqiptar.

ky paska qene rrugac more, me pistolete ne dore eshte kapur. po sikur se dime ne kush jane bere keshilltare, te gjithe hajdute, vagabonde, kriminele..del dhe e mbron kjo Xhuvani...rri moj bije mos e prish imazhin qe ke si aktore. e paska fajin Berisha se ka ai hakmarrje. ku dihet kujt i ka shkel ne kallo.

pLAKU I URET I vLORES Ismail qemali ka thene se:Gumi e rrite foshnjen ndersa nje popull qe fle ai eshte drejt vdekjese.Vlora, shembulli i pashuare i Patriotizmit dhe i shpirtit te shqiptarizmes duhet te vere ne vend padrejtesit e "demon-kracise".ATJE NISI ATJE FILLOOJE ATJE KRISI ATJE PUSHOJE.vLORA vLORA BEJA FORA.

kjo eshte prova e krizes se korrupsionit qe po mbyt kredibilitetin e politikes shqiptare.

PO IK NE PARLAMENT MOJ SHOQE DHE KJO HISTORI ME SHIJE TEJET TE HIDHUR MERR FUND POR EDHE TI DO TE BEHESH FIGURE PUBLIKE ME DEGLARATA NE ANE TE RRUGES NESE TY TE THER ME TE VERTETE POPULLI I VLLORES IK E KRYEJ DETYREN TENDE FISNIKE NE PARLAMENT DHE JO NE RRUGE SE NE RRUGE VETEM GRATE E KEQIJA BERTASIN DHE ULERIJNE

Me vjen shume keq per Morandin pasi e njof shume mire,eshte nje djale i shkelqyer..i uroj shendet te plot.

Komenti juaj

 

Radhë e gjatë në Kapshticë, nesër doganierët grekë sërish në grevë

KAPSHTICË- Doganierët grekë i rikthehen grevës, ndërkohë që emigrantët për tri ditë duhet të evitojnë kalimin nga Kapshtica. Lajmi jepet...

Pas rrëfimit të autorit gjenden eshtrat e gruas: E vrava 16 vite më parë

UPDATE- Vetëm pak orë pasi vrasësi serial, Haki Miska ka rrëfyer krimet monstruoze, ndaj nënës, gruas, njerkut dhe një mësuesit...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool