Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Vlorë, tritol makinës së këshilltarit bashkiak

Shekulli Online | 07/02/2010 | Kronike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

SHPËRTHIMI/ Morand Hoxhaj u shtrua menjëherë në spital në gjendje të rëndë, teksa iu nënshtrua operacioneve



VLORË - Plagoset dhe ndodhet në gjendje të rëndë anëtari i këshillit bashkiak të Vlorës, Morand Hoxhaj. Automjeti i tij ka shpërthyer mbrëmë rreth orës 21:40 në lagjen "Isa Boletini", në kohën që Hoxha sapo ka dalë nga makina. Bëhet e ditur se 43-vjeçari ka parkuar në afërsi të shkollës 9-vjeçare "Ismail Qemali" ku mësohet të ketë edhe shtëpinë. Pikërisht në kohën që këshilltari ka zbritur, automjeti i tij tip "Benz 240" i bardhë, me targa që nuk mund të lexohen për shkak të dëmeve, ka shpërthyer, teksa dyshohet se shpërthimi është bërë me telekomandë. Një sasi e konsiderueshme lënde shpërthyese, tritol, është vendosur në të, saqë makina është kthyer në një grumbull hekurash, ndërsa Morand Hoxhaj ka mbetur i plagosur dhe në gjendje të rëndë.
Shpërthimi ka sjellë në vendngjarje policinë, ndërsa 43-vjeçari është dërguar për në spital me urgjencë, ku i është nënshtruar operacioneve, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë. Bluzat e bardha nuk japin asnjë informacion, teksa presin që të kalojë nata.
Askush nuk ka pranaur të flaës lidhur me shkaqet që kanë çuar në një hakmarrje kaq të dhunshme kundrejt anëtarit të këshillit bashkiak të qytetit, ndërsa zyrtarisht policia shprehet se po hetohet në pista të ndryshme pa përjashtuar asgjë. Pavarësisht se mes qytetarëve të Vlorës Hoxhaj njihet si një person i qetë, burime të brendshme nga policia shprehen se një nga pistat ku po hetohet, janë prishjet e pazareve.
Morand Hoxhaj u prangos nga policia e Vlorë në muajin prill të vitit të kaluar për armëmbajtje pa leje. Por arrestimi i tij zgjati shumë pak, pasi ai doli dhe u lirua nga akuzat, duke vijuar edhe detyrën e tij si anëtar i këshillit bashkiak. Në vitin 2007, kur dhe u bë pjesë e këshillit, ai ishte nën siglën e LSI-së, ndërsa më pas kaloi nën siglën e PS-së, bashkë me disa anëtarë të tjerë të këshillit.

 

Komenti juaj

 

Arrestohet, pronari i lokalit, ku u vra atleti

Pas një kontrolli në banesën e Avni Gacës, policia gjeti një sasi municionesh dhe e arrestoi atë si të dyshuar...

"Vrasja e Policëve", pranon bashkëpunimin hetuesit

Hetuesit e Prokurorisë pohuan se pas seancës së fundit të pyetjes së të akuzuarve ka siguruar të dhënat e plota...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool