|
|
KORÇË/ Besim Karaj braktiset nga të afërmit e vet, si dhe nga bashkëshortja. Askush s'e viziton në burg
KORÇË- Besim Karaj braktiset nga familjarët, në pritje të gjykimit për vrasjen e trefishtë. Vrasësi i vëllezërve Mulliri në ditët pa liri shprehet se është i dëshpëruar që nuk ekzekutoi bashkëshorten. Në gjendje jo fort të mirë shëndetësore, për shkak të problemeve në këmbë, 40-vjeçari nga Thumana e Krujës është duke u trajtuar nga mjekët. I martuar në Vidohovë, fshatin kufitar që e tmerroi me krimin e tij, prej disa ditësh i vetëdorëzuari në polici është duke vuajtur problemin me këmbët. Ecja e gjatë për më shumë se dy ditë nga vendi i ngjarjes në kufi me Greqinë deri në Thumanë, i ka sjellë të arrestuarit për krimin e vrasjes së trefishtë enjtje të këmbëve. Me disa mjekime që ka marrë nga ana e mjekut të burgut, gjendja e Karajt është përmirësuar, bëjnë të ditura për gazetën burime të mirinformuara në Burgun e Drenovës vetëm 3 kilometra larg Korçës. Nga data 1 shkurt kur ai ka përfunduar në duart e policisë, mbahet në dhomat e paraburgimit të burgut të Drenovës në rrethin e Korçës. Komisariati i rrethit të Devollit ku konsumoi veprën e rëndë penale i ndaluari, nuk ka dhoma paraburgimi, ndaj dhe për të pasur nën kontroll të plotë këtë të arrestuar, ai ndodhet në masa të larta sigurie në një nga dhomat e paraburgimit bashkë me katër të paraburgosur të tjerë.
Mësohet nga të njëjtat burime se 40-vjeçari, babai i tre fëmijëve, iu ka rrëfyer ngjarjen ndonëse jo me shumë detaje shokëve të tij të dhomës. Pengu i tij mësohet të jetë ai që nuk mundi të vrasë bashkëshorten ashtu sikundër veproi me vëllezërit Mulliri, madje nuk ndihet aspak i penduar. I vetmi shqetësim i ditëve të para të izolimit, është ai i këmbëve, të cilat është duke i mjekuar. Por nga të njëjtat burime mësohet gjithashtu se 40-vjeçari ka një sjellje të zakonshme sikur të mos kishte ndodhur asgjë që tronditi jo vetëm banorët e një fshati në cep të juglindjes. Refreni i bisedave të tij është ai i mosekzekutimit të të shoqes.
Ndërkaq, familjarët e kanë braktisur 40-vjeçarin duke mos treguar asnjë lloj interesi për të në prokurori apo edhe në burg. Asnjë i afërm i tij nga Thumana nuk ka preferuar të mbërrijë në Korçë, ndërkohë përsa i përket bashkëshortes duket se gjithçka mes tyre ka marrë fund. I vetmi mbështetës i Karajt ka qenë një ish-bashkëfshatar i tij nga vendlindja me banim në Korçë, i cili i ka çuar disa paketa cigare në burg, megjithëse nuk njihej më parë me të. Ky fakt është bërë i ditur për gazetën nga burime të mirinformuara në burgun e Drenovës, si një gjest që në fakt i ka çuditur të gjithë.
Pas një kontrolli në banesën e Avni Gacës, policia gjeti një sasi municionesh dhe e arrestoi atë si të dyshuar...
Hetuesit e Prokurorisë pohuan se pas seancës së fundit të pyetjes së të akuzuarve ka siguruar të dhënat e plota...
Lajmet 04 Shkurt - Ora 13 -
data/04-02-2010
Lajmet 03 Shkurt - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 03 Shkurt - Ora 14 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
Ik more pis pisi,ti e vetzgjodhe veten xhelati i njerzve pa thue jem ne mesjete apo Mogadisho te Somalise.As kush ne bote ska te drejt te vrase....vec Zotit.Ma te pandershemit flasin per nder i pam te rasti Pango ku tipat si Filip Cakuli qe parapregatitin skemat NE STUDJO provokuse pastaj pasojat me shumice si rasti i Vdohoves 3 vdekur....etj te vetevrame.Deri ne kupe te Qiellit doe coj zerin e protestes kunder cdo lloj provokimi,dhune,apo ligjerimi te dhunes nga personi apo shoqeria.Perse me vra gruen o pis shpifes,edhe nese e vertet dua tju kujtoj se nderi a individual,kurse ne vendet Arabe a kolektiv,jem Europjan jo Arab me kryeqender Kandaharin,po kryeqendra jone a Brukseli o vellezer.