|
|
Krimi ndodhi në Viçenca në tetor të vitit 2007, kur u vra Benard Kozarja nga miku i tij, Bledar Sallufi
Burgim të përjetshëm për kreun e bandës që kreu një krim të rëndë që shkaktoi frikë pasi ndodhi në mes të ditës në mes të rrugës midis shtëpive afër zonës së njohur me emrin Dal Molin. Të akuzuarit e tjerë morën nga 20 vite burg, për këtë krim. Gjyqtarja Agatela Xhufrida (Agatella Giuffrida), pas një seancë të mbyllur që zgjatit rreth dyzet minuta, dënoi në fund të procesit me gjykim të shkurtuar, me burgim të përjetshëm Bledar Sallufin, 28 vjeç, i kërkuar drejtësia. Ai ishte i pranishëm gjatë vrasjes, ku ai mbeti i plagosur, por edhe një natë më parë kur sipas gjykatës ai kishte qenë në një zonë të Kozares, i cili ishte në shoqërinë e një prostitute. Më tej gjykata, vendosi njëzet vite burg për Lejdi Shalari, 21 vjeç, i cili mori pjesë në vrasjen e njohur me emrin vrasja Retorgole. Po kështu gjykata dënoi me nga 20 vite burg edhe Elton Xhoxhin, e Julian Çelën. Ndërkaq Sallufi, është ende në kërkim nga autoritetet italiane dhe ai cilëohet nga mediat e vendit fqinj si ndër më të rrezikshmit në zonën e Venetos. Njësia hetuese detektivë, kryesuar nga toger dhe togeri Graciano Gineli, Marko Ferrante, në bashkëpunim me specialistë të tjerë kanë rindërtuar fazat e ndryshme të krimit deri te vrasja. Atij i ishte bllokuar rruga, një shqiptar doli nga makina dhe e qëlloi atë pikë. Për hetuesit ishte Erjon Gjatari, i cili është gjithashtu në kërkim dhe pritet të gjykohet. Ngjarja për të cilën janë dënuar personat e mësipërm ka ndodhur me 27 tetor të vitit 2007, kur Shalari dhe Sallufi, dy miq të Kozarjes, patën një përplasje me këtë të fundit dhe e qëlluan me armë duke e lënë të vdekur. Më parë Kozarja kishte kërkuar ndihmën e karabinerisë së Viçenzës, pas një përplasjeje që kishte pasur një natë para vrasjes.
Pas një kontrolli në banesën e Avni Gacës, policia gjeti një sasi municionesh dhe e arrestoi atë si të dyshuar...
Hetuesit e Prokurorisë pohuan se pas seancës së fundit të pyetjes së të akuzuarve ka siguruar të dhënat e plota...
Lajmet 04 Shkurt - Ora 13 -
data/04-02-2010
Lajmet 03 Shkurt - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 03 Shkurt - Ora 14 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
Komenti juaj