Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

KLD, Spahiu: Rrogë më e mirë, infrastrukturë dhe siguri për gjyqtarët

Shekulli Online | 08/02/2010 | Lajm i fundit | komentet 4 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

TIRANË- Infrastrukturë, rrogë më e mirë dhe siguri për gjyqtarët. Sipas nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu këto janë tre kërkesat kryesore për përmirësimin e punës në gjykata. Gjatë fjalës së mbajtur në analizën vjetore të punës së gjykatave, Spahiu, duke theksuar se sistemi i drejtësisë është kusht për integrimin në Bashkimin Evropian.


Ai kujtoi se e domosdoshme është një infrastrukturë më e mirë, "ku gjyqtarët të mos marrin vendime në salla të vogla".


Sipas tij, gjykata e Tiranës është ndër më të varfrat në Europë, ndaj sipas tij, është e udhës që kushtet të ndryshojnë.


Më tej, ai kujtoi se vëmendje i duhet kushtuar edhe pagesave, pasi një rrogë më e lartë dhe motivuese do të bëjë që gjyqtarët të mos kërkojnë ryshfete dhe së treti nevoja për më shumë siguri ndaj gjyqtarëve, jo vetëm gjatë punës por edhe në jetën e tyre private.


"Është bindja e të gjithë se drejtësia është standard për hyrjen në Bashkimin Evropian, por edhe këto që përmenda janë kushte për këto standarde. Në një demokraci të konsoliduar demokracia funksion nga ligjet dhe ligjet zbatohen nga gjyqtarët", tha Spahiu.



 

4 KOMENTE

Mbas largimit te Berishes duhet nje reforme e thelle e drejtesise dhe shume prokurore dhe gjykates qe kane dhene denime, ose mos denime, te cohen para trupes gjyqesore dhe te denohen, qofte dhe duke ju hequr e drejta e profesionit e deri ne burg.
Drejtesia me dy standarte, eshte rruga me e mire e mafies, per te operuar ne nje vend si Shqiperia.
Paaftesia e gjyqesorit, ka rritur vetgjyqesine, kjo duhet te marri fund.

Nuk jam me ironin e me siperme sepse gjykatat tona kan ne gjyrin e tyre gjygjetar shume te pregaditur e serioz qe me te vertet japin drejtesi por nuk perjashtohen edhe te korruptuarit,te politizuarit,dhe te paaftet.Prandaj reforma ne drejtesi nuk duhet te jete e pjesshme por gjer dhe e gjithanshme.
Besoj se tre kerkesat jan shtruar nga z.Spahiu ne KLD jan te domosdoshme per sistemin e drejtesis sepse nisur nga rendesia qe ka ky sistem ,qe pa forcimin e te cilit nuk mund te kete demokraci.Shoqeria nuk duhet te i konsideroj si shpenzime te teperta por si nje mundesi dhe si nje prioritet te domosdoshme qe duhet krijuar gjyqtarve.Por vetem kjo nuk eshte e mjaftushme, duhen percaktuar dhe nje ser masash te tjera.
- Duhen percaktuar kritere se si duhet te spastrohen gjygjtaret e prokuroret e paafte dhe te korruptuar nga sistemi i drejtesis.
-Duhen reformuar legjislacioni ne menyr te vecante ai penal qe diapazoni qe i lehet ne dore gjygjtarit eshte shume i gjere, Psh ka vepra penale qe thon denohet me gjob deri ne dhjet vjet heqie lirie, kjo i jep shum pushtet gjyqetarit dhe shum mundesi per korupsion.
- Duhet te ndryshohet shkolla e magjistratures duke e len te lire ate te vashdoj kush te kete mundesin brenda kritereve te percaktuara, kjo do te mundesonte te kishte magjister te lire te cilet do te ushtronin presion mbi gjygjtaret e prekuroret, por edhe do te kishte shume avokat me magjstratur te cilet do te ushtronin presion prefesionalishte mbi gjygjtaret per te dhene nje drejtesi sa me te pavarur.
- Duhet te kete programe te vecanta per te shmangur presionin, e egzekutivit dhe te politekes mbi gjygjtaret e cdo niveli si kushte per nje gjykim te pavarur.
- Duhet te merren masa te forta per zbatimin e vendimeve te gjykatave pasi mosbatimi i tyre i kthen ne pasivitet gjyqtaret.
- Specializimi i ngushte i gjykimeve i cili ka filluar por duhet thelluar sidomos ngritjen e gjykates administrative qe eshte domosdoshmeri.
-Rishikim i procedurave dhe organizimin per te shkurtuar afatin e gjykimit te ceshtjeve.
-Forcimi i kontroollit nga KLD qe duhet pranuar se eshte i dobet qe ne percaktimin ligjor.
Keto e te tjera jan probleme thelbesore qe kerkojne zgjidhje jo vetem nga qeveria por edhe nga Keshilli i Larte i Drejtesis ahpresojme qe zoti e besoj se Zoti Spahiu eshte djal aktiv qe duhet mbeshtetur ne realizimin e objektivave te KLD per forcimin e gjygjesorit.

PERSE TE MOS JU ARRISIN RROGAT GJYGJTARET SHQIPETARE KANE FILLUAR TI NUMEROJNE MILIONAT ME SHKOP SE JANE BERE ME DENGJE DHE KERKOJNE TJU NGRIHET RROGA BILES SHTETI TJU PAGUAJ EDHE NGA NJE SHERBETORE NEPER FAMILIET E TYRE ORE KETYRE POLITIKANEVE TANE JU KA IKUR TRURI FARE NUK THONE QE TE NGRIHEN PENCIONET DHE TE VERIFIKOHEN TE GJITHE GJYGJTARET PASURITE E TYRE SE JANE SHTRESA NUMER NJE E KORRUPTUAR NE SHQIPERI POR TJU NGRIHET EDHE RROGA SE PAK PO VJEDHIN DUHET TI NDIMOJE SHTETI SE GJYNAH IDIOTSIRA PA FUND

Bravo gjyqtarve(mafjozve te vertete)duhet shtuar dhe rroga se pak lek marin nga te denuarit per te zbatuar ligjet e ktij shteti prej letre

Komenti juaj

 

Berisha: Gati projekti, këtë vit Elbasan-Tiranë, me tunel

ELBASAN- Nga qyteti i Elbasanit, Berisha ka deklaruar se këtë vit do të nisë ndërtimi i autostradës Elbasan-Tiranë me Tunel....

Varr masiv në Dajt, Berisha sulmon Gjykatën Kushtetuese për 'Dosjet'

UPDATE - Kryeministri Sali Berisha ka shfrytëzuar ngjarjen e sotme për t'u shprehur mbi ligjin e rrëzuar të 'Dosjeve'. "Ligji...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool