|
|
TIRANE- Ndërsa dy liderët kryesorë të politikës në vend, Berisha dhe Rama kanë rënë dakord në parim për t'u ulur në tryezën e Topit për zgjidhjen e krizës politike në vend, aleati i Berishës, që s'është pjesë e kësaj tryeze, Ilir Meta, flet në emër të mazhorancës se nuk do të ketë lëshime. Në një intervistë për Deutsche Welle, ai tha se "mazhoranca është gati për dialog konstruktiv, i cili nuk dobëson institucionet". Pra që s'ndryshon vendimet e gjykatave.
DW: Zoti Meta, opinioni ndërkombëtar ka shprehur shqetësim për krizën politike në Shqipëri. Sipas jush, a ka arsye që kjo krizë të zgjasë kaq shumë, kur dihet që zanafilla nisi me zgjedhjet e qershorit? A shpresoni që kjo krizë do të kapërcehet nga vetë shqiptarët, kam parasysh këtu iniciativën e Presidentit?
Meta: Mendoj se Shqipëria ka arritur të përmbushë detyrimet kryesore të OSBE-së lidhur me zgjedhjet e fundit, të cilat u vlerësuan si më të mirat. Ato janë njohur nga gjithë komuniteti ndërkombëtar dhe e vetmja krizë për fat të keq, që ekziston në Shqipëri ka të bëjë me mospranimin e humbjes nga Kryetari i Partisë Socialiste, ndërkohë që gjithë përfaqësuesit e kësaj partie në administratën zgjedhore i kanë njohur rezultatet dhe i kanë firmosur ato. Prandaj jam i bindur që kjo është situatë tërësisht artificiale, e cila duhet të kalohet sa më shpejt.
DW: Por çfarë ka bërë Qeveria që kjo krizë të ndërpritet? A ka pasur ndonjë hap në drejtim të plotësimit të pretendimeve të opozitës?
Meta: Qeveria ka qenë tepër e hapur për t'i krijuar opozitës të gjitha hapësirat edhe në drejtim të hetimit të pretendimeve të saj për shumë aspekte të zgjedhjeve të qershorit. Por kokëfortësia e Kryetarit të Partisë Socialiste për të rihapur kutitë e votimit dhe për të bërë një proces rinumërimi në kushtet kur vendimet supreme për problemet e pretendimeve të tilla apo ankimimeve të tilla i ka marrë kolegji zgjedhor, pra Gjykata, sipas Kodit Zgjedhor të bërë me konsensus midis zotit Rama dhe zotit Berisha. Gjithashtu duhet pasur parasysh se Kushtetuta e Shqipërisë, që është e standardeve evropiane në themel të saj ka pavarësinë e gjyqësorit dhe të gjykatave, sepse ka ndarjen e pushteteve.
DW: Pra mendoni se do të ketë një zgjidhje, një kompromis mes pozitës dhe opozitës?
Meta: Besoj se po. Pasi në të gjitha drejtimet mazhoranca ka qenë shumë e hapur për të plotësuar kërkesat e opozitës, qoftë edhe duke i dhënë mazhorancën e një komisioni hetimor parlamentar, gjë që normalisht nuk i takon opozitës, i takon mazhorancës, por është vullneti i mazhorancës që të lëshojë shumicën në një rast të tillë. Pra duket qartë që ka një përpjekje për një tension krejtësisht artificial, e cila vjen më shumë si rezultat i faktit që kryetari i Partisë Socialiste nuk është deputet, por ky ka qenë një vendim i tij dhe për këtë kërkon ta mbajë dialogun jashtë Parlamentit. Megjithatë besoj se janë të gjitha mundësitë që me më shumë vetëpërmbajtje dhe duke u ngritur mbi interesat e ngushta të rivendoset një dialog konstruktiv, i cili nuk dobëson institucionet, sepse nuk mund të jetë qëllimi i një dialogu për të dobësuar institucionet, por për t'i forcuar institucionet. Natyrisht duke i garantuar edhe opozitës gjithë hapësirat për të ushtruar përgjegjësitë.
TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar sot kërkesën e avokatit të Aldo Bares për pushimin e gjykimit ndaj...
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se do të ngrihet një taskë forcë që do të merret me gjetjen...
Lajmet 08 Shkurt - Ora 13 -
data/08-02-2010
Lajmet 08 Shkurt - Ora 12 -
data/30-08-2008
Lajmet 08 Shkurt - Ora 11 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
ILIR META ESHTE OSE I DEHUR NGA DHURATA[MIT MARRJA] QE I DHA BERISHA PER TU FUTUR NE KUALICIONIN QEVERISES,OSE ESHTE DROGUAR NGA UJI I CMENDUR QE KA PIRE GJITH KABINETI QEVERISES.
nuk eshte vetem kokefortesia e kryetarit te opozites! eshte edhe kerkesa ,me po aq kokefortesi, e popullit shqiptar per transparence,Zotni Meta!
eshte edhe kerkesa e popullit shqiptare per pak principe e moral ne kete lumpen-politike qe po prodhoni !Politike qe na ka ardhur ne maje te hundes,bashke me politikberrsit si ju!
O ilir krye lopa jeni te neveriteshen per shqiptaret,kuptojni,kurre s/eshte vone.
O Ilir, e kupton qe vendoset fati yt? Nese palet merren vesh, ti shkon per lesh, se Sala nuk ta ka nevojen me.
Nese plet nuk merren vesh, ti prape shkon per lesh, se behen zgjedhje te parakoheshme dhe do marresh aq sa do te lere Genci Pollo qe e nisi me parti dhe perfundoi me lemoshe ne qeveri.
Ke ikur per lesh o Ilir, gezoju cfare ke sa kohe qe te dy palet bejne gam gam.
E nderuara redaksi e gazetas Shekulli!
Ne emer te disa emigranteve, ju lutem te mos botoni artikuj qe kan te bejne me shprehje te mendimeve te Ilir Metes,sepse ai kurre nuk ka patur te tilla. Te vjen per te ardhur keq kur lexon artikullin e mesiperm dhe mendon se pergjigjet ne te vijne nga nje Minister i Jashtem. Mbi te gjitha ai eshte nje karte e djegur ne politike dhe nuk perfaqeson (pervec familjes se tij) asnje votues shqiptar. Prandaj eshte me mire ta harojme nje njeri te tille duke mos na i prezantuar, sepse ai eshte turpi i politikes shqiptare.
Nuk e besonim qe do te vinte nje dite ku nga populli trim dhe atdhedashes i Skrapari do te lindete nje ciban shume i keq.
Me nderime
Edmund
Me nderime
Edmund