Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Meta pret homologun maqedonas: Mbështesim Shqipërinë për vizat

Shekulli Online | 08/02/2010 | Lajm i fundit | komentet 2 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

TIRANË- Ndërkohë që vetë është 'çliruar' nga vizat, Maqedonia ka garantuar mbështetjen për rrugën e Shqipërisë drejt liberalizimit të vizave.


Deklaratën e ka bërë sot në Tiranë ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshoski gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin tonë të Jashtëm, Ilir Meta.


"Në mbështesim procesin e heqjes së vizave në Shqipëri dhe mbështetja jonë do synojë që kjo të garantohet për Shqipërinë brenda vitit 2010"- ka thënë ai.


Sipas tij, është fakt që anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ka kontribuar në stabilitetin e rajonit dhe ndaj ky vend duhet mbështetur në ecurinë e mëtejshme për integrimin edhe në Bashkimin Evropian.


"Bashkëpunimi mes dy vendeve tona është i rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe zhvillimin progresiv të rajonit të Ballkanit. Ne e kemi treguar veten të aftë që të eksportojmë këtë stabilitet edhe në vende të tjera të botës, si misionet në Afganistan", tha më ai.


Me heret, dy ministrat zhvilluan nje takim. Zhvillimet aktuale politike në Maqedoni, marrëdhëniet dypalëshe si dhe procesi i integrimeve euroatlantike ishin temat kyçe të vizitës së ministrit të jashtëm të Maqedonisë, Antonio Milloshoski në Tiranë. Vizita e cila vjen me një iniciativë të ministrit të jashtëm Ilir Meta, në kuadër të nismave të tij për bashkëpunim të intensifikuar rajonal.


Shefi i diplomacisë Antonio Milloshoski do të takohet edhe me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha dhe kryeparlamentaren, Jozefina Topalli.


Gjatë qëndrimit në Tiranë, Milloshoski do të nënshkruajë Protokollin për bashkëpunim midis ministrive të jashtme të të dy vendeve dhe Protokollin për bashkëpunim midis Drejtorive për edukim diplomatik pranë MPJ-së së Maqedonisë Akademisë Diplomatike Shqiptare të Shqipërisë. Është planifikuar që Milloshoski të mbajë një ligjërate pranë pjesëmarrësve të Akademisë Diplomatike Shqiptare në Tiranë.



 

2 KOMENTE

JA, PRISNI EDHE PAK SE DO HYJME NE EVROPE, SE NA NDIHMON NJE SHTET QE NUK JA NJEH KUSH EMRIN VEC NESH.

hahahahahahahaha ndihme jo shaka!!!!!!!!!!!

Komenti juaj

 

Kriza politike, PS, thirrje Berishës: Ulu pa kushte në tryezën e dialogut

TIRANË- Në kohën që Presidenti i vendit ka nisur serinë e takimeve për krizën politike me ambasadorët e SHBA, BE...

Zbulohet varr masiv me viktima të diktaturës

TIRANË- Një varr masiv është zbuluar sot në Dajt, ndërkohë që mbetjet e eshtrave dyshohet se janë të personave të...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool