Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Tre të plagosur me armë zjarri, arrestohet autori

Mark Brunga | 08/02/2010 | Lajm i fundit | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

DURRËS - Tre persona jane plagosur me armë zjarri ne Durrës, ndersa pas disa orësh ka përfunduar në pranga edhe i dyshuari për ngjarjen. Ndër të plagosurit është edhe biznesmeni azerbajxhanas Turaz Maturov. Mësohet se ky i fundit ishte në një prej lokaleve të plazhit të Durrësit me disa vendas. Burime të rezervuara thonë se bëhej fjalë për kontrata biznesi. Pasi kanë qëndruar në tavolinat e lokalit, sipas dëshmitarëve, Maturovi bashkë me shoqëruesit e tij kanë dalë jashtë lokalit dhe po në atë moment janë qëlluar me armë. Mësohet se njëri nga shoqëruesit ka reaguar duke qëlluar me një armë shotgun. Leonard Laskaj, 45 vjeç, Avdulla Osmani 54 vjeç dhe Turaz Maturov ishin dhe viktimat e konfliktit me armë. Dy të parët mësohet se kanë qenë thjesht duke kaluar pranë lokalit në momentin e konfliktit.
Burime nga policia shprehen se menjëherë më pas të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit ndërsa policia ka bërë rrethimin e vendit të ngjarjes, ndërsa ka marrë në pyetje stafin e lokalit, si dhe dëshmitarë të tjerë. Sipas personave të pranishëm në vendngjarje, mësohet se ishte ora rreth 18:45 kur biznesmeni azerbajxhanaz ka dalë jashtë lokalit dhe është qëlluar me armë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja, ndërsa nuk bëhen të ditura shkaqet e këtij konflikti me armë. Ndër të plagosurit, më rëndë është paraqitur Maturovi, i cili ka marrë një plumb në bark dhe është dërguar për në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, në orët e vona të mbrëmjes, policia deklaroi se ka prangosur autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin Gj.Tusha. Sipas burimeve ai ka qenë në lokal kur ndodhej edhe biznesmeni i huaj, i cili shoqërohej nga katër vetë. Bëhet e ditur se Turaz Maturov merrej me biznesin e lojërave të fatit



 

Komenti juaj

 

Vrau me thikë studentin e Bujqësorit, arrestohet 19-vjeçari

TIRANE- Arrestohet shtetasi që dje pasdite vrau me thikë 24-vjeçarin Robert Dishmema. Lajmin e japin burimet zyrtare të policisë, sipas...

Furgoni përplas për vdekje kalimtaren, shkak shpjetësia

TIRANË- Një grua rreth të 60-ve ka humbur jetën paraditen e sotme pasi është përplasur nga një automjet. Ngjarja ka...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool