|
|
Çdo qeveri do mund të cilësohej "e suksesshme" nëse veprimtaria e saj do ngrihej mbi tre elementë që janë zëmra e politikëbërjes dhe e reformave: shprehjen e vullnetit politik, përputhjen e fjalëve me veprat, bërjen e një reformimi në rrugën e drejtë. Sa do të ishte korrekt ky cilësim për marrëdhënien mes qeverisjes demokratike dhe reformimit të arsimit të lartë?
Them "qeverisje demokratike", sepse në krye të timonit politikëbërës, tani është koalicioni i udhëhequr nga PD. Por, e njëjta pyetje, e njëjta analizë do të vlente njëlloj për çdo qeverisje tjetër.
Edhe për vetë politikat e arsimit të lartë që PS mendon të vërë në themel të politikëbërjes së vet qeverisëse, pavarësisht se sot gjendet në opozitë dhe e fokusuar në betejë politike.
Nuk mund të mohohet që për sa i përket shprehjes së vullnetit politik për ndërmarrjen e reformave në arsimin e lartë, demokratët kanë treguar më shumë gatishmëri politike se socialistët.
Shprehja e vullnetit politik është një kusht i nevojshëm për një reformë të suksesshme. Megjithatë, siç kam thënë edhe në një artikull timin disa vjet më parë, shprehja e vullnetit politik është kusht i domosdoshëm, por jo i mjaftueshëm! Sepse shprehja e vullnetit politik jo domosdoshmërisht mund të arrijë të përkthehet edhe në reformë të suksesshme.
Vullneti politik ka nevojë të plotësohet nga vënia në kudhrën reformuese të atyre aspekteve që kanë rëndësi parësore, udhëheqëse, që nuk janë të karakterit dytësor apo tretësor. Nëse ky kusht nuk plotësohet, jo çdo reformë domosdoshmërisht sjell atë risi që duhet! Demokratët me të drejtë mund të mburreshin se kanë treguar më shumë vullnet politik.
Por qeverisjeve të tyre do t'ju duhej të tregoheshin më të kujdesshëm ta quanin veten të suksesshme në reformimin e arsimit të lartë. Sidomos për sa i përket përputhjes së fjalëve me vepra, bërjes së një reforme e cila do të ecte pikërisht në trasenë e duhur.
Atëherë, nëse suksesshmëria e politikëbërjes dhe reformës së një qeverie në arsimin e lartë, demokratike apo socialiste, do merrej në analizë, ç'parametra do mund të shërbenin për të matur suksesshmërinë e tyre në rastin e demokratëve, ose potencialin për sukses në rastin e PS-së sotme në opozitë?
Në këtë rast, si parametra matës do mund të merreshin imperativët para arsimit të lartë shqiptar. Ballafaqimi me këto imperativë, d.m.th., se sa performanca e qeverisjeve, jo vetëm demokratike por edhe socialiste, shkon në përputhje me marrjen me dhe adresimin e problemeve që karakterizojnë imperativët në një shtrat të drejtë reformues, do të ndihmonte si për të përcaktuar shkallën e suksesit, si për të korrigjuar kursin e deritanishëm në mënyrë që politikë-bërja dhe reforma të orientoheshin drejt rrugës korrekte.
Ç'imperativë mund të thuhet se kanë qëndruar dhe vazhdojnë të qëndrojnë përpara arsimit të lartë shqiptar? Që nga viti 1990 e këtej, tre imperativë mund të identifikohen:
Një imperativ ka qenë transformimi i statusit institucional të universitetit shqiptar. D.m.th., shndërrimi i universitetit nga një levë e partisë-shtet në një institucion të pavarur, me personalitetin e tij legal, akademik e shoqëror.
D.m.th., kthimin e tij në një qendër të shoqërisë; të rrahjes së ideve; të akumulimit, verifikimit e transmetimit të dijes; të paraprirjes së zhvillimit intelektual, ekonomik e shkencor të vendit; të qenit në një aktor influencues e formësues të vlerave e besimeve udhëheqëse të shoqërisë, të jetës politike, ekonomike, shoqërore; të përgatitjes e formësimit të frymës e lidershipit të ri.
Imperativi i dytë ka qenë diversifikimi i arsimit të lartë shqiptar. D.m.th., krijimi i një game më të gjerë mundësish zgjedhjeje për shkollim dhe masivizimi i arsimit të lartë.
D.m.th., bërjen të mundshme të shkollimit për sa më shumë individë, krijimin e mundësive për individin të zgjedhë nëse dëshiron të shkollohet në institucione të arsimit publik apo privat; në universitet 4-vjeçar apo kolegj 2-vjeçar; në moshë të re apo të vonë; vetëm në nivelin baçelor apo edhe në nivelet master apo doktoraturë; të specializohet në fushat e ofruara tradicionalisht nga universitetet shqiptare deri më 1990-ën apo të mund të zgjedhë nga fushat e reja, të perspektivës.
Imperativi i tretë ka qenë rikonceptimi i universitetit në veçanti, dhe arsimit të lartë në përgjithësi, nga pikëpamja e strukturimit, funksionimit, dhe menaxhimit të tij.
D.m.th., ka qenë zgjedhja e një modeli, ndjekja e të cilit do t'i mundësonte universitetit dhe arsimit të lartë, të ofronin më shumë hapësira, horizonte. Shkurt, ristrukturim të tij mbi një model të suksesshëm, për tu bërë i suksesshëm! Për të ofruar një cilësi të re!
Kështu që duke përdorur këto tre imperativë-parametër sa e suksesshme mund të thuhet, se kanë qenë qeverisja e sotme demokratike? Apo sa e suksesshme premton të jetë një qeverisje e mundshme socialiste nëse PS-së së sotme ne opozitë do t'i jepej shansi të vinte në pushtet e qeverisje?
Qoftë ndryshimet e deritanishme që kanë shoqëruar qeverisjen demokratike, qoftë idetë-premtime të artikuluara nga personat që mbulojnë çështjet e arsimit të lartë brenda PS-së, vështirë se do të provonin suksesshmërinë si të qeverive demokratike, ashtu edhe të një qeverie të mundshme socialiste në të ardhmen.
Artikulli tjetër, duke marrë dhe krahasuar si qeveritë demokrate ashtu edhe ato socialiste, se si kanë performuar ato në lidhje me këto tre imperativë dhe zgjidhjen e problemeve që lidhen me to, do të tentojë të thotë përse ky vlerësim jo vetëm ka vështirësi të përshfaqet optimist, por edhe vlen njëlloj, si për qeveritë demokratike ashtu edhe për ato socialiste të së shkuarës dhe ndoshta edhe të së ardhmes së afërt.
Kosta Rika zgjodhi presidenten e saj te pare femer, dhe...
Kina ngriti siparin mbi boten e saj te mrekullive prej...
Lajmet 08 Shkurt - Ora 13 -
data/08-02-2010
Lajmet 08 Shkurt - Ora 12 -
data/30-08-2008
Lajmet 08 Shkurt - Ora 11 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
Kush me gjen nje seri nga librat e para tetedhjet e nentes,lendet kryesore,meqenese ne i dorezonim per brezat e ardhshem qe riteshin....do ti ve nje note me yll,ne edukaten morale.