Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Gjuetia, lejohen vetëm ata që kanë njohuri për kafshët

Shekulli | 09/02/2010 | Politike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Projektligji për gjuetinë ka nisur të diskutohet në komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese



TIRANË -
Ushtrimi i gjuetisë, qoftë kjo sportive apo turistike, nuk do të jetë më një mundësi për çdo individ të apasionuar pas saj, por një aktivitet i kontrolluar dhe që mund të praktikohet vetëm nga persona që do të kenë njohuri të caktuara për këtë fushë, që nga përdorimi i armës dhe deri tek dallimi i llojeve të kafshëve dhe shpendëve të lejuara për t'u gjuajtur.


Ky është synimi i projektligjit që ka nisur të diskutohet në komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, në prani edhe të grupeve të interesit që janë shoqatat e gjuetisë, të cilat janë shprehur të interesuara për të forcuar rregullat ligjor që normojnë këtë aktivitet.


Të pakënaqur nga ajo që është propozuar nga Ministria e Mjedisit në draftin përkatës, dy nga tre federatat e gjuetisë që funksionojnë në vend, kanë kërkuar nga komisioni parlamentar që para se ta kalojnë për miratim në seancë plenare të bëjnë një sërë rregullimesh të karakterit organizativ, por edhe funksional të këtij aktiviteti.


Kështu, përfaqësuesit e Federatës së Gjuetarëve të Shqipërisë kanë sugjeruar së pari që të sanksionohet në ligj detyrimi që të gjithë personat që kërkojnë të ushtrojnë sportin e gjahut, të kalojnë kurset e kualifikimit.


"Duhet ngritur një kurs kualifikimi për gjuhëtarët e rinj, pavarësisht se kush do ta drejtojë dhe kjo në tre drejtime: për përdorimin e armës, për njohjen e faunës së egër në vend, dhe së fundi me njohjen e llojeve të sëmundjeve që kapin kafshët e egra. Asnjë vend i botës nuk ka sanksione kaq të lehta sa i kemi ne", - tha sekretari ligjor i kësaj federate në komision.


Gjithashtu, ai duke bërë publike vërejtjet e këtij komuniteti ka kërkuar që në ligj të vendoset edhe masa për bllokimin e armëve të gjahut gjatë periudhës kur gjuetia është e ndaluar në mënyrë që të pritet rruga veprimtarisë antiligjore. "Ne kemi menduar që në qoftë se do të realizohet bllokimi armës, atëherë leja e gjuetisë nga 30 mijë lekë të vjetra të bëhet 3


5 mijë, në mënyrë që ky 5 mijë lekësh të shërbejë për procedurën e bllokimit të armës. Ne nuk na kushton gjë që të paguajmë edhe 5 mijë lekë në mënyrë që të bllokohet arma e gjahut në mbylljet të sezonit të gjuetisë dhe të jepet sërish në momentin e çeljes së tij. Kjo do të kufizonte në masë dhe gjuetinë e paligjshme dhe do minimizonte dëmet", - ishte propozimi tjetër i bërë nga federata e Gjuetarëve të Shqipërisë.

 

Komenti juaj

 

Oficerët e Avokatët, ekzaminojnë saldatriçen e shpërthimit

GËRDECI Një grup hetuesish të Prokurorisë mbërritën dje në vendin e shpërthimit, ku kryen kqyrjen e mjetit saldues me vendim...

Kryeministri: Këtë vit nis rruga Elbasan-Tiranë

Berisha tha se trajtimi, pagat dhe trajnimi i mësuesve janë shtyllë e reformës që po ndërmerr qeveria në arsim Nga...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool