Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Misioni i Presidentit Topi

Mero Baze | 09/02/2010 | Komente | komentet 2 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Presidenti Bamir Topi do të ndeshet ditën e shtunë për herë të parë me një mision që i ka munguar institucionit të Presidentit të Shqipërisë së paku pas vitit 1998, kur kompetencat e tij u sanksionuan me kushtetutë.


Ai do të përpiqet sipas rekomandimeve ndërkombëtare të ulë në një tryezë bisedimesh dy udhëheqësit kryesorë politikë në Shqipëri, të cilët një vit më parë, u ulën bashkë, pa nevojën e askujt për të dobësuar fuqinë politike dhe institucionale të Presidentit të Republikës.


Një vit më pas, dy njerëzit e plotpushtetshëm politikisht të Shqipërisë, kanë nevojë për viktimën e tyre që të ndërmjetësojë një krizë, e cila mund t'i nxjerrë rrënjët demokracisë shqiptare nëse nuk zgjidhet sa më shpejt. Debati real që lind në këtë rast ka të bëjë me faktin se deri ku do të shtrihet roli i Presidentit në këtë ndërmjetësim?


Formalisht, edhe Berisha edhe Rama, me kushtëzimet e tyre në distancë, kanë pranuar të ulen me ndërmjetësinë e zotit Topi. Por kjo deri tani është e gjitha një show, derisa sa nuk ka një skemë të zhvillimit të bisedimeve.


Së pari, duhet të qartësohet nëse zoti Topi do të ofrojë mjediset e Presidencës apo fuqinë e presidentit në këto bisedime. Nëse ai do të ofrojë vetëm zyrën e tij në presidencë dhe qëndrimin si dëshmitar i bisedimeve, atëherë jemi para një formaliteti që përfundon me dështim.


Nëse ai do të ofrojë rolin e tij si President, atëherë ai duhet të paraqesë dhe t'u imponojë planin e tij për zgjidhjen e krizës. Pra pikëpyetja e parë e madhe është a do të ketë një "Plan të Presidentit Topi" për zgjidhjen e krizës, apo ky i fundit do të jetë dëshmitar i një dialogu ndoshta të dështuar. Kjo do të jetë dhe diferenca e madhe mes rolit të Presidentit dhe formalitetit të tij në jetën politike shqiptare.


Së dyti, ekziston mundësia të ketë një plan ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës, siç dhe e skiconte afërisht rezoluta e Këshillit të Europës. Në këtë rast zoti Topi do ta ketë më të lehtë, pasi do të negociojë me dy liderët planin ndërkombëtar, të ofruar me konsensus nga ambasadorët e Perëndimit në Shqipëri.


Nëse do të jetë ky skenar, do të kapërdihej më lehtë nga të dy palët dhe ndoshta do të kishte më shumë sukses. Së treti, ekziston mundësia e gjetjes rrugës të një plani, por kjo do të jetë një sfidë e rrezikshme. Bisedimet e nisura pa një platformë, mbi të cilët do të negociohet, mund të futen në një spirale të dështuar tekash dhe dogmash politike.


Sidoqoftë, fakti që palët kanë pranuar të ulen në tryezë të shtunën, është një sukses i ndërkombëtarëve dhe presionit të tyre, më shumë se sa fitore e palëve politike në Shqipëri, ndaj dhe për një sukses të mëtejshëm duhet të zgjedhim një skenar ku të përfshihet negociata mbi një plan të ofruar nga Perëndimi.


Ndryshe, tryeza politike e thirrur ditën e shtunë, do të jetë thjesht një formalitet për të provuar se askush nuk luan nga pozicionet e veta. Presidenti Topi do të dilte i fortë politikisht nga kjo tryezë, pikërisht nëse arrinte të bindte palët të pranojnë një projekt të negociuar dhe aprovuar më parë nga Perëndimi.


Kjo do të ishte dhe ndjesa më e mirë që dy palët e krizës, mund t'i kërkojnë institucionit të Presidentit, të cilin një vit më parë e zhveshën nga të gjithë fuqitë dhe autoriteti politik.

 

2 KOMENTE

Le të shpresojmë.
Megjithse mundësia per kompromisin e
mundshëm nuk duket, megjithse mendësia e deri tanishme e Berishës dhe Ramës
është pozicionuar në ekstreme, dhëntë
Zoti per tu gjetur "çelësi magjik", të
cilin mund ta kenë vetëm nderkombtarët,
mbasi dihet se presidenti Topi nuk e
ka këtë çelës.
Edhe për njërin edhe per tjetrin,
problemi i hapjes së kutive është i pa negociueshem. Lind pyetja; per çfarë
do te negociohet..?
Formula e zgjidhjes do te ishte që
kutitë edhe të hapen, edhe të mos hapen
Asgjë nuk është e pa mundur në politi
kën tonë të mundësive e çudive të mëdha

Briliant zoti Mero! Asnjehere nuk mund te mendojme se laku qe pregatisim mund te na zere ndonjehere edhe kembet tona. Me mareveshjen e nje viti me pare te te dy liderve kryesor, sot shiu eshte duke rene ne arat e Berishes, duke e bere Ramen te ndjej keqardhje per kete mareveshje dhe njekohesisht me te pergjegjshem e transparent per vazhdimesin e proceseve, ndaj dhe gjasat jane me te shumta qe ky mision i z. Topi kete radhe te mos i bjre dot sic duhet ne te... Por une mendoj se eshte koha qe ashtu si gjykata kushtetuese si organ i pamvarur e tregoi vehten me paktin detar se Shqiperia nuk ka ngelur ne meshire te fatit, edhe institucioni i Presidences si garant i Kushtetutes se vendit duhet te beje levizjen definitive me te sforcuar per tu cliruar plotesisht nga morsa qeveritare e komandes.

Komenti juaj

 
 

Presidentja e pare femer per Kosta Riken

Kosta Rika zgjodhi presidenten e saj te pare femer, dhe...

Kina dhe fabrika e çokollatave

Kina ngriti siparin mbi boten e saj te mrekullive prej...

Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool