Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Aksidentohet vetura, digjet brenda shoferi

F. Cuka | 19/02/2010 | Kronike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Ergys Lleshi, 28 vjeç, nga Ali Demi vdiq, pasi mjeti i tij u përplas me një mur mbrojtës në Kërrabë dhe më pas u dogj


KËRRABË- Një person i djegur bashkë me makinën e tij të shkrumbuar plotësisht u gjet mbrëmë në kilometrin e 27 të Rrugën Tiranë - Elbasan në vendin e quajtur Qafa e Kërrabës.


Ergys Lleshi, 28 vjeç, me banim në lagjen "Ali Demi" në Tiranë u gjet i vdekur në makinën tip "Renault" me targa TR 65 35 L, në një greminë në Qafën e Kërrabës, e cila ishte djegur bashkë me trupin e pa jetë të të riut nga Tirana.


Nga burimet e rezervuara të Policisë së Tiranës mësohet se ngjarja dyshohet të jetë aksidentale, por nuk përjashtohet edhe pista e ndonjë vrasjeje të qëllimshme.


Në orët e mbrëmjes së të enjtes, Policia e kryeqytetit është njoftuar për një makinë të djegur në Kërrabë, por kur vetë personat që e kanë parë i janë afruar asaj kanë konstatuar që brenda makinës së shkrumbuar gjendej dhe trupi i pajetë i 28- vjeçarit Lleshi. Personat që kanë parë makinën e djegur bashkë me një person brenda nuk kanë bërë asnjë veprim, duke lajmëruar policinë.


Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur hetuesit e zyrës së vrasjeve në Policinë e Tiranës, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e marrjes flakë të automjetit me targa të Tiranës, që për pasojë ka sjellë dhe djegien të gjallë të Ergys Lleshit.


Mësohet se makina është parë nga kalimtarë të rastit, të cilët më pas menjëherë kanë njoftuar policinë. Viktima është identifikuar nga dokumentet e makinës, ndërkohë që hetimet janë përqendruar në pistën e një ngjarjeje aksidentale.


Dyshohet se makina pasi ka dalë nga rruga kryesore që lidh Tiranën me Elbasanin, ka përfunduar në një greminë rreth 50 të thellë. Nga kjo dyshohet se benzina e automjetit të ketë shkaktuar zjarrin. Trupi i pajetë i Ergys Lleshit është dërguar në morg për t'iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së viktimës.


Gjithashtu edhe automjetit të djegur që dyshohet të ketë qenë në pronësi të viktimës do t'i kryhet kontrolli auto-teknik për të vërtetuar shkaqet e rënies së zjarrit. Ky kontroll do të jetë kyç në rrjedhën e hetimeve të kësaj ngjarjeje, nëse ajo ka qenë aksidentale apo jo.

 

Komenti juaj

 

Ligji "Antimafia", Prokuroria nis verifikimet

Vetëm pak javë pas miratimit të ligjit për hetimin dhe verifikimin e pasurive, Krimet e Rënda nisin verifikimet e personave...

Tuneli i Kalimashit, 50 euro për të kaluar në të

Menaxheri turk i tunelit akuzon policinë dhe punonjësit shqiptarë për marrje parash në këmbim të kalimit Salih Alkan pohon...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool