Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Droga, pas vrasjes së Saliut fituam 500 mijë euro

Flamur Vezaj | 26/02/2010 | Kronike | komentet 1 KOMENT | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Dëshmia e Colit
Sipas rrëfimit të të penduarit të bandës së Durrësit, paratë e fituara nga trafiku u shpenzuan në luftën kundër grupit të Berishës


Avokatët e të pandehurve tentuan të marrin përgjigje nga Coli , për tetë vrasjet e kryera nga ai kur ishte pjesë e bandës


TIRANË-
Seanca gjyqësore ndaj të 16 të pandehurve të akuzuar si pjesëtarë të "bandës" së Durrësit vazhdoi gjatë ditës së djeshme, me pyetjen e të penduarit Adriatik Coli nga avokatët e të pandehurve.


Në këtë seancë "bashkëpunëtori" i drejtësisë konfirmoi para gjykatës se pas vrasjes së Klodian Saliut e deri ditën e arrestimit të tyre nga trafiku i drogës "banda" kishte fituar 500 mijë euro.


I penduari i "bandës", që sipas dosjes hetimore ka kryer me dorën e tij tetë vrasje dhe disa plagosje gjatë aktivitetit të tij në bandë, gjatë ditës së djeshme përveç përgjigjeve me detaje të hollësishme në disa raste refuzoi t'i përgjigjet disa pyetjeve të avokatëve që i cilësoi si "pyetje tendencioze".


Këto pyetje të cilësuara edhe nga gjykata si tendencioze dhe mos përgjigje e të penduarit Coli, shkaktuan debat mes avokatëve, prokurorit dhe togave të zeza.


Debatet përfunduan me paralajmërimin e trupës gjyqësore ndaj mbrojtësve, që për sjellje jo korrekte dhe mungesë etike, do të njoftohet Dhoma Kombëtare e Avokatisë si dhe ajo e kryeqytetit dhe vetë Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani.


Ndërkohë, Coli refuzoi t'iu përgjigjet edhe pyetjes së avokatit Detar Hysi, që e pyeti, se si ndihej i penduari për tetë vrasjet e kryera nga vetë ai. Kjo pyetje irritoi të penduarin që i kërkoi gjykatës që mos të përgjigjet: "Refuzoj të përgjigjem,- tha Coli.


Seanca vazhdoi me parashtrimin e pyetjeve të mbrojtësit të të pandehurve Indrit Dokle dhe Kujtim Buna, avokatit Petraq Semani, që i kërkoi akuzës sqarime përpara gjykatës, për mos ndjekjen penale të një shtetasi nga Durrësi me inicialet A.H. dhe L.K. pasi që të dy i penduari Coli i implikonte në takimet për organizimin e atentateve ndaj Lulëzim Berishës.


Edhe vetë të pandehurit Dokle dhe Buna i kërkuan Colit të përgjigjet për disa ngjarje, që sipas tyre, janë sajuar nga i penduari në bashkëpunim me prokurorinë. Pas përfundimit të pyetjeve të mbrojtësit ligjor Semani, Coli iu përgjigj vetëm disa pyetjeve të mbrojtësit të të pandehurit Sardjan Sulejmani avokatit Detar Hysi i cili kërkoi nga i penduari të përgjigjet në lidhje me "pazaret" që i vëllai i tij Shkëlqim Coli ka tentuar të bëjë me familjarët e të pandehurve kundrejt dëshmisë së vëllait të tij.


"Vëllai juaj Shkëlqim Coli ka takuar familjarët e të pandehurve që janë të arrestuar dhe ka kërkuar një shumë të konsiderueshme parash kundrejt ndryshimit të dëshmisë suaj. A jeni në dijeni ju për këtë dhe a është dërguar ai për të biseduar në emrin tuaj?. Kësaj pyetje, Coli refuzoi t'i përgjigjet me hollësi duke u mjaftuar me fjalët se "nuk kam dijeni unë dhe nuk kam dërguar njeri për të bërë pazare".


Pas kësaj pyetjeje, Coli me ndihmën e prokurorit të trupës gjykuese që pyetjet të jenë serioze dhe koncize. Por, vetë anëtarët e trupës gjyqësore i kërkuan Colit të flas edhe për trafikun e drogës, që sipas tij është kryer nën drejtimin e Indrit Dokles.


"Pas vdekjes së Klodian Saliut më 26 shkurt 2005 drejtimin e "grupit" e ka marrë Indrit Dokle. Ky në bashkëpunim me ne të tjerët, vazhdoi trafikun e drogës në linjat e ndërtuara nga Klodi. Që nga dita e vdekjes së Klodit e deri ditën e arrestimit në mars 2006, nga trafiku i drogës kemi fituar rreth 500 mijë euro.


Këto para janë përdorur nga ne për të organizuar atentatet për vrasjen e Luëzim Berishës, duke paguar armët, personat që do kryenin vrasje, banesat ku strehoheshim, makinat që përdornim etj etj",-tha Coli në fjalën e tij. Pas 7 orëve shqyrtim gjyqësor, togat e zeza vendosen të ndërpresin për të vazhduar të hënën e ardhshme me pyetjen e Colit nga avokati Detar Hysi, pasi kërkoi edhe kohë që të përgatitej për pyetjet e tjera.


Sipas prokurorisë, 16 të pandehurit e akuzuar si pjesëtarë të "bandës" së Durrësit akuzohen për kryerjen e një sërë vrasjesh, plagosjesh, rrëmbim personi e vepra të tjera penale në kuadër të organizatës kriminale.


TË ARRESTUAR


Adriatik (Dritan) Coli, lindur e banues në Durrës, 39 vjeç, i penduari i bandës
Lulzim Berisha , nga Durrësi, 39 vjeç
Indrit Taullau, nga Durrësi, 35 vjeç
Endrit Dokle, nga Durrësi, banues në Tiranë 23 vjeç
Altin Olloni, nga Kukësi, banues në Tiranë
Kujtim Buna, nga Kukësi, banues në Tiranë, 27 vjeç,
Sardjan Sulejmani, nga Durrësi, 20 vjeç
Alban Neli, nga Burreli, banues në Durrës 30 vjeç
Spartak Kalthi, nga Burreli, 22 vjeç
Selman Heti, nga Burreli, 27 vjeç
Altin Nikolla, nga Burreli, banues në Durrës, 27 vjeç
Edvin Hoxhosmani, nga Burreli 27 vjeç
Kristian Begu, nga Manza, banues në Durrës, 31 vjeç
Bujar Gashi, nga Kukësi, banues në Durrës, 36 vjeç, (çështja është veçuar)

Në kërkim ndërkombëtar
Plaurent Dervishaj, nga Durrësi, 38 vjeç
Osman Karpuzi, nga fshatin Sedllavë Kosovë, 29 vjeç
Ahmet Ajeti, nga Lipjani, Kosovë 24 vjeç

 

1 KOMENT

Ky njeri do te duhej te tregonte sa para kane marre per vrasjen e monstrumit Sali Berisha dhe nuk e kane kryer detyren humane. Do te behej burre i madh sikur te tregonte edhe per angazhimin e shume burrave per vepren qe s'e kryen dot...

Komenti juaj

 

Pronat, mbyllet hetimi për drejtuesin e hipotekës

Organi i akuzës përfundoi mbledhjen e fakteve për ish- kryeregjistruesin e Hipotekës së Tiranës, i akuzuar për shitjen e një...

Nipi i viktimës: Xhaxhain e gjeta të mbuluar në gërmadha

Fatjon Xhebrahimi tregon se të afërmit i gjeti të gjakosur, ndërsa xhaxhai dhe kushëriri kishin vdekur në vend TIRANE- Fajton...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool