Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Enxhi, kush është banorja e infiltruar në "Big Brother"

Entela Resuli | 27/02/2010 | Shoqeri | komentet 3 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Aurela Hoxha / Flet mikesha e Enxhi Kamenicës, banores së infiltruar në "Big Brother 3". Kush është modelja që do të zbulojë "sekretet" e banorëve...


Një vajzë ka marrë guximin të hyjë në shtëpinë e "Big Brotherit" vetëm për të bërë "lëmsh" banorët dhe të zbulojë karakteret e tyre pa qenë konkurrente. Ajo është Enxhi, joshëse dhe tepër provokuese. Vajza nga Korça ka si pasion modën, si profesion marketingun, ndërsa vazhdon studimet për drejtësi.


Një javë më parë, ajo ka marrë përsipër të hyjë në shtëpinë më të famshme jo për të fituar, por të bëjë për vete djemtë ë shtëpisë. Në fakt, modelja është zgjedhur nga autorët e programit si një personazh i infiltruar që do bëjë të mundur zbulimin e të fshehtave të banorëve, të karakterit të tyre, sidomos të djemve. Të hyjë në mes të lidhjes së çifteve.


Asnjë prej banorëve nuk e di rolin e saj të vërtetë edhe pse herë pas herë veprimet e saj iu duken të ekzagjeruara. Veshjet janë tejet provokuese, gat-gati ajo rri gjatë gjithë kohës gjysmë e zhveshur në shtëpi.


Për të mësuar diçka më tepër për këtë vajzë ne kemi pyetur mikeshën e saj Aurelën. Gjatë kohës që Enxhi është në punë, ato kalojnë pothuajse pjesën me të madhe të ditës bashkë. Aurela tregon se Enxhi është një vajzë që e tërheq rreziku. Dhe mbi të gjitha, ajo është një vajzë shumë e dashuruar jashtë shtëpisë. I dashuri i saj quhet Dori, i cili e ka mbështetur që në fillim në iniciativën e saj për të hyrë në atë shtëpi.

Aurela, prej sa kohësh e njihni Enxhin?


Prej 5 vitesh.


Kur ka filluar ajo të punojë tek ju dhe çfarë pozicioni ka aty?


Nga momenti i ngritjes së agjencisë së modës, e me pas të revistës, në çdo hap ajo ka qenë prezent, roli i saj në kompani është drejtoreshë marketingu dhe pasioni modele.
Çfarë tipi është Enxhi?


Enxhi është e drejtpërdrejtë, shumë e hapur, e zgjuar dhe sigurisht shumë e dashur.


Kur e morët vesh që ajo do të hynte në "Big Brother"?


Që në momentin e parë, është e pamundur që të ndodhte ndryshe, pasi ne jemi gjithë kohës bashkë.


Sipas jush, e bën mirë Enxhi Rolin e infiltrueses?


Enxhi ishte një gjetje për këtë format dhe për këtë rol që i kanë dhënë. Duket qartë se si ajo arriti të ndryshojë atmosferën aty, dhe të nxjerrë në pah tek banoret anët e tyre me të fshehta, ajo di të luaj dhe di të dalë nga loja gjë që është e vështirë në një ambient ku je e survejuar 24 në 24, plus me një tension që ndjehet, pasi xhelozia e madhe e banorëve ndaj lirshmërisë së saj është e madhe.


Çfare është e gatshme të bëjë, deri ku arrin ambicia e saj?


Enxhi nuk është ambicioze, madje do të thoja që ajo nuk do sakrifikonte as gjumin e mëngjesit për asgjë, dhe gjithçka që i ndodh i vjen shumë rastësisht. Ndërsa në punë ka arritur të ketë këtë post, pasi marketingu është gjëja që ajo që di të bëjë më mirë, edhe pse studion drejtësi.


Në çfarë rastesh mendon se Enxhi do dorëzohej përballë vështirësive?


Nuk dorëzohet lehtë Enxhi në asnjë situatë, atë e tërheq rreziku, e vetmja gjë që e mposht Enxhin është dashuria.


Ka Enxhi një të dashur jashtë, cili është ai?


Enxhi është e lidhur prej 3 vitesh me një djalë nga Shkodra, DORI, i cili e mbështet dhe e dashuron shumë.


Cila është pika e fortë dhe e dobët e Enxhit?


Pika e saj e dobët janë njerëzit që do, për ata ajo mund të bëjë gjithçka, ndërsa pika të forta realisht ka shumë, por duhet të theksoj që di të jetë shumë bindëse kur do.
Me sa e keni parë brenda ne shtëpi, keni ndonjë vërejtje për të deri më tani?
Absolutisht jo, ishte e përkryer. Aq sa dhe unë ndonjëherë besoj lojën e saj.

Jetmiri me Rezartën apo me Enxhin?


Enxhi në një moment ka shkëputur Jetmirin nga banorët e tjerë dhe e ka marrë jashtë për t'i folur. Ajo i thotë që banorët po i hedhin fjalë për të dhe Mirin. Duke e këshilluar të mos bëhet "e dyte" për të. Ajo i ka thënë që Domi, Bledi dhe Olta e kanë ngacmuar që asaj po i shkëlqejnë sytë, por ajo i është përgjigjur që atë nuk po e afron asnjë. Ai i thotë që banorët janë të ligj, pasi nuk e kuptojnë që dy njerëz mund të kenë dhe shoqëri.


Më tej, Enxhi i ka pohuar që ata i kanë thënë që ajo ka ardhur me vonesë dhe mos të presë që ai të lidhet me të pas Rezit. Ajo vazhdon duke i thënë që frika e banorëve është që ata do të dalin jashtë loje, duke qenë se ata të dy po rrinë më shumë bashkë.


Më pas, ajo i tregon që dhe Olta i ka thënë që nuk ka shanse të lidhet me Jetmirin dhe ai i ka thënë që ajo duhet ta kishte pyetur mos i kishte ngelur peng asaj. Sipas saj, Olta është shumë xheloze dhe kapet me faktin që ata të dy janë të dobët dhe nuk mund të lidhen.


Jetmiri puth Enxhin në qafë që të bëjë banorët e tjerë të shikojnë. Enxhi i thotë që nuk kanë për t'i thënë Rezit, pasi duan ta lënë në fshehtësi. Por Rezi ka ardhur pas pak dhe Jetmiri i ka thënë që nuk ka problem. Ata mendojnë të bëjnë diçka për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve duke u futur në tualet të dy bashkë


 

3 KOMENTE

enxhi eshte shume e bukur.

Une mendoj see Engjinndota kuptojn se spejti se nuk bën rol, te cilin e ka urdhnu Zoti iSHpis

une per enxhin mendoj se eshte nje vajze e dobet qe mund ta veresh shume lehte

Komenti juaj

 

Matura, del fondi i pyetjeve për Letërsinë

Për herë të parë, MASH publikon një shpjegues për provimet e maturës Programi shpjegues përmban modele pyetjesh, ku duhet të...

Sheshi, Berisha dakord me Bashkinë

Kreu i qeverisë i kërkon Ministrit të Punëve Publike të bashkëpunojë me Bashkinë për sheshin "Skënderbej" Kushtet e Kryeministrit: Të...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool