Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Greva rrënon bizneset në jug të Shqipërisë

Shekulli Online | 28/02/2010 | Biznes | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

TIRANË- Më shumë se me shtimin e radhëve të emigrantëve në pikat e kalimit kufitar, greva disa ditore e doganierëve grekë ka paralizuar thuajse aktivitetin e shumë bizneseve në jug të Shqipërisë, ku një pjesë e mirë e tyre janë në bashkëpronësi me biznesmenë grek. Greva ka paralizuar eksportet si edhe importet e lëndëve të parë nga fqinji ynë jugor duke vënë në vështirësi të mëdha bizneset që operojnë në zonate jugut ku rreth 80 për qind e lëndëve të para vijnë nga importi.


"Konkretisht shumë firma që produktet e tyre që i kanë për shtetin fqinj nuk mund t'i eksportonin, kanë pezulluar për disa ditë eksportin, por më e rëndësishme është fakti që është pezulluar importi i shumë lëndëve të para, artikujve të ndryshëm sidomos për industrinë përpunuese, e cila ka bërë që në disa firma të pezullohet njëkohësisht puna e të mos vazhdojë normalisht aktiviteti", - shprehet Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Biznesit për jugun e Shqipërisë, Mustafa Devolli


Ndërkohë, situata e rënduar paraqitet edhe nga Figali Caro, përfaqësuesja e një ndërmarrjeje konfeksioni shqiptaro-greke, e cila shprehet se greva e doganierëve i ka bërë që të ndjehen të pambrojtur ndaj veprimeve të tilla. "Ne operojmë në treg me konfeskione.


Kemi problem me likuiditetin e punëtorëve. Nuk kemi asnjë ndihmë nga shteti, vështirë për të gjetur treg ndërkohë dhe për të shitur atë që ne arrijmë të sigurojmë e prodhojmë", - shpjegon ajo.


Ndërkaq Devolli sqaron se përveç dëmit nga mosrealizimi i prodhimit sipas parashikimeve, greva e doganierëve është duke i penalizuar ata për shkak të mospërmbushjes së kontratave në kohë kundrejt partnerëve të tjerë.


Impakti i grevës është i drejtpërdrejtë në shkurtimin e vendeve të punës dhe në falimentimin e bizneseve. Figali Caro shton më tej se kompania ka filluar të ulë numrin e punonjësve për shkak të uljes së aktivitetitt. "Kam filluar të shkurtoj puntorët ditë pas dite.


Marim punë nga Italia e Greqia, ndërkohë është e vështirë të sigurojmë punë", - tha ajo. Vetëm gjatë vitit 2009, bizneset në jug të vendit janë dëmtuar tre herë nga grevat e doganierëve grekë. Nisur nga kjo, biznese të ndryshme kanë menduar edhe transferimin e aktivitetit në një zonë tjetër për të mos qënë i varur vetëm nga tregu grek.


"Në këto momente e shoh të vështirë të vazhdoj këtu. Për këto arsye pretendoj ta zhvendos këtë kapital në një vend tjetër që ka më shumë potencial e blerës. Besoj në Durrës, Tiranë, në Vlorë, Fier, ku ka më shumë punë", - vijon një tjetër biznesmen. Sipas analistëve ekonomikë, një ditë grevë që do të thotë bllokim i pikëkalimeve kufitare e doganore me Greqinë, llogarit një humbje prej 100 milionë euro. Deutche Welle

Minatorët: Protesta deri në përmbushjen e kërkesave

TIRANË- Minatorët paralajmërojnë për një tjetër protestë para ambienteve të Kryeministrisë për të kërkuar përmbushjen e kërkesave të tyre.


Të përballur me numër të lartë të forcave të policisë në çdo protestë të tyre, kësaj here minatorët kanë kërkuar edhe mbështetjen e publikut. Protesta pritet të zhvillohet ditën e enjte në orën 11.00 të paraditës. "Shpresojmë që këtë radhë përveç minatorëve do të këtë pjesëmarrje edhe nga qytetarë të tjerë. Ashtu siç e kemi theksuar pjesë e kërkesave tona është dhe anullimi i rrijtes së energjisë, paga dhe pensioni i trembëdhjetë, shpallja zyrtarisht e minimumit jetik.


Urojmë që këtë radhë qytetëria të jetë më koshiente për të drejtat e tyre dhe për luftën që duhet zhvilluar për t'i fituar ato të drejta", - deklaroi kreu i Shoqatës së Minatorëve Fiqiri Xibri. Minatorët protestojnë prej tri vitesh duke kërkuar kushte më të mira pune si dhe trajtim më të denjë financiar.


Gjatë dy protestave të fundit, përballë indiferencës së pushtetarëve kanë tentuar të hyjnë me forcë në zyrat e kryeministrisë duke u përballur me forcat të shumta policie të cilët të disa raste kanë përdorur edhe dhunën për zbrapjen e tyre.


 

Komenti juaj

 

Banka e Shqipërisë lejon bankat private të nxjerrin valutën jashtë vendit

TIRANË- Bankat e nivelit të dytë tashmë nuk i pengon asgjë që të nxjerrin valutën e mbledhur në Shqipëri jashtë...

Bankat, lumë ankesash në gjykatë

TIRANË- Rritja e kredive të këqia ka bërë që përfaqësuesit ligjorë të bankave të nivelit të dytë të jenë frekuentuesit...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool