Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

"Kam shumë armiq dhe qëllova për t'i trembur"

Shekulli Online | 02/03/2010 | Shoqeri | komentet 5 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Masa/ Gjykata lë në burg Alban Rexhën, "ujkun" e Kafazit të Art.


Gjykata e Krimeve të Rënda në kryeqytet, me kërkesë të prokurorisë ka vendosur ta izoloi në qeli në masën e sigurisë arrest në burg deri në përfundim të hetimeve ish-futbollistin Alban Rexha. I vetëquajtur "ujku", ai njihet ndryshe edhe si një nga personazhet e ish-programit reality show "Kafazi i Artë" në televizionin "News 24".


Vetë Rexha në fjalën e tij ka pranuar se ka qëlluar me armë në ajër por, jo në drejtim të policisë. "Kam shumë armiq dhe për këtë shkak kam qëlluar me armë. Pash disa çuna si fytyra të dyshimt që po më ndiqnin dhe kisha frikë se mos janë ndonjë nga "armiqtë" e mi dhe qëllova në ajër për t'i tremb dhe paralajmëruar se jam i armatosur.


Më lironi dhe do e zbuloi se kush kanë qenë ata personat që po më ndiqnin sepse nga burgu nuk i gjej dot. Shokët, Petrit Serjani, Enea Gega dhe Shamet Medjani nuk kanë lidhje me këtë ngjarje, thjesht kanë qenë të pranishëm në makinë dhe më kanë kërkuar të mos qëlloja"-tha Rexha duke kërkuar një masë më të butë. Edhe vetë ka pretenduar se nuk kishte qëllim vrasjen e ndonjë personi.


Avokatja Alberta Gega ka kërkuar që të ndryshoi akuza, nga "vrasje në rrethana cilësuese" të mbetur në tentativë ndaj policëve por në "prishje të qetësisë publike". Rexha pretendo se kishte ardhur vetë për tu dorëzuar në Prokurori duke harruar të heq nga xhepi silencatorin e pistoletës.


 

5 KOMENTE

KOMENTI ESHTE FSHIRE PER ARSYE ETIKE
Nga MODERATORI

Hahah,

Sapo lexoja pak me shume per ndodhin. Sic thashe dhe me siper Alban Rexha gjithe jeten eshte marre me kalamaj. Personat ne makine me te kane qene me shume se 5 vjet me te rinj se ai.

Albani ka qene nje nga ata te ish parkut te autobuzave qe rrinte e merreshe me kalamaj duke i kerkuar leke cdo dite si pa buks.

Me vjen cudi qe ky ska mbaruar si Denisi ne 97!

O ALBAN, JE SHUM I PA PJEKUR PER MOSHEN QE KE, PO SIDO QE TE KESH PUNET TE RUJT ZOTI,PO PSE DO KESH SHUM ARMIQ TI,NE KAFAZ PATE ME SHUM NGA TE GJITH FANSA,DHE ISHE SHUM I PERKRAHUR NGA TE GJITH.

Njerez te tille duhen menjanuar nga shoqeria ,pavaresishte nga ato pretendime qe mund te paraqesin.POLICIA DHE STRUKTURAT E SHTETIT TE MBLEDHIN MENDJEN :njerez te armatosur duhet te jene vetem ata te cileve ua njef ligji te drejten e armes ...


s,r.

Komenti juaj

 

Citostatikët, pacientët i blejnë pa pullë sigurie

Pacientët pohojnë se citostatikët i blejnë në farmaci pa pullë. Shefi i Onkologjikut thekson se ka urdhëruar që mjekët të...

Bashkia, hetim për shpifje ndaj ministrit Prifti

Prokurorisë i kërkohet edhe hetimi i 10 personave që bashkia e Tiranës ka paditur për shpifje Bashkia e Tiranës ka...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool