Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Të përmbyturit: Qeveria po na merr paratë

Shekulli | 07/03/2010 | Kronike | komentet 2 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin


Banorët e Shkodrës kundër VKM-së që një pjesë të donacioneve për të përmbyturit ia kalon rregullimit të rrugëve



SHKODËR- Banorët e përmbytur dy herë në rrethin e Shkodrës shprehen të pakënaqur nga vendimi i Këshillit të Ministrave, sipas të cilit një pjesë e fondit të mbledhur nga donacionet për familjet e prekura nga përmbytjet në veri të vendit do të shkojë në projekte rrugore, si dhe ndërtim argjinaturash të lumenjve. Sipas tyre, ky vendim është absurd pasi donacionet janë dhënë për banoret e përmbytur dhe jo për ndërtimin e argjinaturave. "Nuk na interesojnë argjinaturat. Jemi mbyt dy here, kemi akoma ujë brenda dhe marrim bukën me listë. Të na japin lekët . Jo se po i paguajnë të gjithë dëmet por së paku 1/3 e tyre sa për të kaluar radhën",- shprehet një banore e përmbytur.


Ndërsa Remzi Myrtja banor tek ish "zukthat" në qytetin e Shkodrës shprehet: "Nuk është e drejtë që paratë të shkojnë për ndërtim argjinaturash pasi ato janë dhënë për ne të përmbyturit .Shteti t'i përgjigjet vetë rregullimit të argjinaturave se qysh kur kanë marrë shtetin nuk kanë bërë asgjë për këto argjinatura. Po prishin bunkerët për me i hedhë në ujë se nuk kanë argjinatura".
Seit Dibra, banor në rrugën Karvanej, banesa e të cilit është përmbytur dy here pohon se "ka vetëm fjalë dhe askush nuk na ndihmon. Kam marrë veç një çantë ushqime ndërsa shtëpia po bie brenda se është çarë nga uji. Nuk na intereson argjinatura por duam të na ndihmojë shteti për shtëpitë se po na zënë brenda".


Me një vendim te posaçëm, qeveria shtoi buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë dhe asaj të Punëve Publike, në mënyrë që të menaxhojnë situatën e krijuar nga përmbytjet. Kështu në bazë të këtij vendimi, në zonën e Shkodrës për vitin 2010 do të ndërhyhet në thellimin e grykëderdhjes së Bunës dhe do të rregullohen argjinaturat në zonën e Velipojës, Dajçit dhe Gurit te Zi të, cilat pas përmbytjeve në shumë pjese kanë dalë jashtë funksionit të tyre. A. Dushi

 

2 KOMENTE

Ju e shikoni qe Sala nuk ka pare , ju lutemi shume , dilni per peshk dhe ngreni dy gishtat lart ne shenje nderimi per Salen. sala+shkodra+lezha= demokraci

PSE CA KUJTUT JU SE PO JA MERRNI KAQ KOLLAJ LEKET SALES, SI JA U KA MARR SALA VOTEN HARROJENI,AI DO JA U MARR PRAP VOTEN NE ZGJEDHJET LOKALE DHE JU PRAP PA LEK DHE TE PERMBYTUR,VERSHONI NEPER MITINGJE,DHE NE QENDRAT E VOTIMIT,DHE PER SALEN DHE JUZIN.

Komenti juaj

 

"Aksidenti, humbje e drejtimit nga shoferi"

Kreu i aksidenteve në policinë shqiptare, Shkëlzen Alia, tregon ekspertizën e kryer mbi autobusin dhe detajet e aksidentit tragjik: Gjendja...

Puka në zi për 14 viktimat e tragjedisë

Presidenti viziton të mbijetuarit e tragjedisë së Pukës dhe apelon që qytetarët të jenë bashkëpunues me policinë Topi: Duhet...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool