Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Intervista Gorica: Pensionistët kanë qenë më mirë në vitin 2005

Emirjon Senja | 08/03/2010 | Biznes | komentet 8 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

"Nuk ka pasur rritje reale pensionesh pasi inflacioni është më i lartë se sa rritja e qeverisë. Janë shtrenjtuar ushqimet, energjia elektrike, uji, telefonia etj. 40% e pensionit shpenzohet për ilaçe"


Isa Gorica, President i Federatës së Sindikatave të Pensionistëve komenton në një intervistë për "Shekullin" gjendjen ekonomike të pensionistëve si dhe rritjet që u është bërë pensioneve gjatë viteve të fundit. Sipas tij, gjendja e pensionistëve në ditët e sotme është më e rënduar se ç'ka qenë në vitin 2005.


Ndërkohë, për sa i përket angazhimit të qeverive të pas 2002-it për barazimin e pensioneve Gorica shpjegon se bëhet fjalë për barazimin e pensionit të fshatit me pensionin minimal të qytetit. Rritja e çmimit të energjisë elektrike, ujit, telefonisë por më së shumti të mallrave ushqimorë gjatë muajve të fundit i ka rënduar edhe më tej xhepat e pensionistëve, sipas Goricës.



Zoti Gorica ju jeni drejtues i Federatës së Sindikatave të Pensionistëve kjo ju bën edhe të merreni me problematikat e shtresës së pensionistëve. Cila është gjendja e tyre ekonomike aktualisht?


Aktualisht situata e pensionistëve është rënduar së tepërmi. Është rritur numri i pensionistëve të varfër dhe mjaft të varfër. Janë rreth 160 mijë pensionistë që ilaçet i marrin me listë. Po ashtu, janë rreth 300 mijë familje pensionistësh në Shqipëri që edhe ushqimet i marrin me listë. Ka një varfërim të skajshëm deri në nivelin e mjerimit ku vërehet një rritje e numrit të familjeve të pensionistëve të varfër.


Cilat janë shkaqet sipas jush që shkaktojnë këtë panoramë që ju sapo parashtruat?
Janë disa faktorë që ndikojnë. Së pari, ka një rritje të ndjeshme të çmimeve, sidomos gjatë këtij viti si, energjia elektrike, uji, telefonia, etj.


Po ashtu, ka një rritje me jo më pak se 20 për qind të mallrave të konsumit të përditshëm. Krahas kësaj, faktor i dytë është rritja e çmimeve të ilaçeve dhe shërbimeve shëndetësore dhe sidomos të shërbimeve që bëhen nga aparatura të shtrenjta. Tashmë është shfaqur edhe një problem tjetër që ka të bëjë me listën e ilaçeve të rimbursuara. Vërejmë që nga lista janë hequr ilaçe cilësore duke i zëvendësuar me të tjera jocilësore.


Madje nga lista janë përjashtuar shërbimet mjekësore dhe ka dalë një vendim nga Ministria e Shëndetësisë sipas të cilit të paguhen disa shërbime për pensionistët që nuk janë të siguruar. Në rendimin e gjendjes së pensionistëve ndikon edhe rritja e inflacionit, i cili përveç rritjes së çmimeve shkaktohet edhe nga deficiti tregtar, borxhet e qeverisë, zhvlerësimi i monedhës vendase, etj. Ky lloj inflacioni ka marrë përmasa të ndjeshme, duke rënduar xhepat e pensionistëve.


Në fakt, disa vite me radhë është ndërmarrë një rritje e pensioneve nga qeveria. Sa e kanë përmirësuar këto rritje jetesën e pensionistëve shqiptarë?


Po ka pasur një rritje të pensioneve në maj të vitit të shkuar, tetë për qind për qytetin dhe 15 për qind për fshatin. Por nëse e shtrin këtë rritje nominale në të gjithë vitin, i bie që realisht pensioni i qytetit të jetë rritur vetëm 4 për qind dhe ai i fshatit 7.5 për qind , ndërkohë që inflacioni për 2009 ka qenë mbi 5.7 për qind. Kështu që nominalisht pensionet janë rritur, ndërkohë që pensionistëve u duhet të shpenzojnë më shumë para për të jetuar në të njëjtin nivel që kanë qenë më parë.


Por ka një angazhim tjetër të qeverisë për të aplikuar përsëri rritje të pensioneve gjatë këtij viti......


Me sa di unë, rritja që do të kryhet është rreth 5 për qind. Rritja nominale pritet të jetë e ulët për shkak të vështirësive financiare që po përballet buxheti i shtetit. Në Shqipëri ka rreth 1.2 milionë persona të punësuar dhe të vetëpunësuar ndërkohë që paguajnë kontribut të sigurimeve shoqërore 580 mijë.

Nëse gjatë një viti thithen nga shteti rreth 400 milionë dollarë nuk mblidhen 500 milionë të tjerë. Përveç efekteve negative të tashmë kjo situatë shkakton probleme të mëtejshme, pasi ata që punojnë mbeten pa pensione. Në këtë mënyrë frenohet edhe rritja e pensioneve.


Doni të thoni që edhe pse ka pasur vazhdimisht rritje të pensioneve kjo nuk ka ndikuar aspak në përmirësimin e gjendjes ekonomike të pensionistëve në të gjithë vendin?
Nëse krahasojmë nivelin social-ekonomik të pensionistëve me një vit më parë, pra me 2009, sot janë më të varfër.

Në 2009 kanë qenë mjaft më të varfër se në 2005-n. Në vitin 2005 ne kemi qenë më mirë si pensionistë krahasuar me sot. Kjo gjendje sjell edhe efekte negative në jetën e pensionistëve.


Në çfarë kuptimi?

Po për shembull për të përmbushur nevojat e tjera, ka prej tyre që nuk marrin ilaçet apo nuk ushqehen mirë. Pensioni mesatar ne qytet është 13.500 lekë ndërsa në fshat është 8.700 lekë. Nëse i krahasojmë këto shifra me minimumin jetik në Shqipëri i cili është rreth 13.000 lekë duhet që pensioni minimal jetë në këtë nivel.


Por, në qytet pensioni minimal është rreth 9.200 lekë. Pra kjo diferencë është goxha e madhe që i detyron pensionistët ta mbushin atë me të ardhura nga fëmijët ose duke lënë pa plotësuar disa nevoja.


Profesor, ka një nismë që në vitin 2002 për barazimin e pensioneve të fshatit me ato të qytetit. Rritja dyfish e pensioneve të fshatit krahasuar me ato të qytetit e bën të realizueshme këtë sipërmarrje?


Ka një keqinterpretim të kësaj çështje. Në fakt qëllimi është barazimi i pensionit të fshatit me pensionin minimal të qytetit. Kjo është ajo ç'ka kërkohet të arrihet dhe jo barazimi i pensionit mesatar të fshatit me atë të qytetit. Barazimi i pensionit të fshatit me atë minimal të qytetit pritet të arrihet në vitin 2013.


Në një letër drejtuar Ministrisë së Financave dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore Avokati i Popullit u kërkon këtyre të fundit rregullimin e një anomalie në lidhje me masën e pensionit për një grup pensionistësh që kanë dalë në pension gjatë viteve 1994-1995, të cilët megjithëse kanë kryer të njëjtën punë, marrim rreth 500 lekë më pak se ish-kolegët e tyre. Jeni në dijeni të këtij problemi dhe a po merren masa për zgjidhjen e tij?


Janë dy grupe pensionistësh të qytetit, të cilët janë diskriminuar me ligjin që është tani, e cila nuk është rregulluar. Në Shqipëri ka munguar ajo që quhet balancimi i pensioneve.


Ne kemi kërkuar të bëhet ky balancim dhe është miratuar një vendim qeverie para vitit 2005. Deri më tani janë ndërmarrë dy balancime të pensioneve tashmë ka mbetur vetëm një për të bërë barazimin e pensioneve midis atyre që kanë kryer të njëjtën punë.


 

8 KOMENTE

SHTRESA ME E MBARUAR,NE 2005 KAN QENE CMIMET ME TE LIRA, TANI JANE ME TE KRIPURA,CMIMET JANE SI NE AMERIK,TE ARDHURAT SI NE SOMALI,CFAR MUND TE BEJ NJE BISNESMEN, JO ME NJE PENSIONIST,NUK I DALIN PER ILACE.

Pensione varfrie te tejskajshme

Z.Gorica ju jeni profesor i nderuar ndonese ne pension,por duhet ta pranoni se ju ka perdorur politika kur ka dashur.
Me kujtohen ato mareveshjet parazgjedhore me Ilir Meten qe trumbetoheshin me te madhe.
Ku eshte tani Iliri juaj....!!!!!!

Pa dyshim qe Pensionistet kane qene me mire para vitit 2005. Shqiperise tani po i kanoset rreziku qe te bashkohet me Europen. Kjo eshte kulmi.

Nesa ecim perpara,vitet kalojne.Gjithmon ne majen e gjuhes kemi krahasimin,kemi qene ma mire vite me pare.

Votoni Berishen se ju ngop me timguj e zumare.

Duke mos llogaritur qerane e dritave, ujit dhe telefonit, paga mujore e nje pensionisti eshte baraz me 50 kg preshx150 leke + 30 kg buke x80 leke + 2 kg sheqerx120 leke +1kg mish x 800 leke +1/2 kg kafe x1000 leke. Turp se keshtu s'shkohet as ne Afrike.

Kjo qeveri e Saliut nuk ka per ti rritur pensionet se ministra e tij jane te pangopur si Lulzim Basha etj qe vjedhin hapur dhe gjykata ska çfare tu beje se mbeshtetn nga kryehaduti Sali Berisha dhe po pasuron familjen e tij.Prandaj nuk i dalin parate.

Komenti juaj

 

FMN jep detyrat e shtëpisë për qeverinë

TIRANË- Me përfundimin e vizitës dhjetë ditore në Shqipëri, ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka lënë edhe detyrat e radhës...

Celularët Shqiptarët shpenzuan 50 mld lekë gjatë 2009

TIRANË- Shqiptarët kanë shpenzuar për të komunikuar rreth 50 miliardë lekë gjatë vitit 2009. Të dhënat më të fundit të...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool