|
|
Meta
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Shqiptar Ilir Meta pohoi dje në një deklaratë për ATSH-në, të publikuar në faqen e Ministrisë së Jashtme, se Qeveria e Shqipërisë është e hapur të bashkëpunojë me autoritetet ndërkombëtare të angazhuara në zgjidhjen e çështjes së trafikut të organeve për të cilat është dyshuar të jenë kryer në Shqipëri.
"Qeveria e Shqipërisë ka bashkëpunuar ngushtë dhe pa asnjë rezervë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe me grupin e posaçëm hetimor që ka vizituar Shqipërinë në vitin 2003, pikërisht për të hetuar këto pretendime, të cilat rezultuan të pavërteta", tha Meta në deklaratën e tij.
Më tej ai pohoi: Dëshiroj të ritheksoj gatishmërinë dhe vullnetin e plotë të Qeverisë së Shqipërisë për të bashkëpunuar pa rezerva me institucionet ndërkombëtare të angazhuara në zgjidhjen e kësaj çështjeje, me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dhe Këshillin e Europës, në mënyrë që t'i jepet një përgjigje përfundimtare këtyre pretendimeve, që do të cilësoja si të pamotivuara dhe të pabazuara në prova thelbësore."
Në vitin 2003, një grup i posaçëm hetuesish i autorizuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, për të hetuar për akuzat e ngritura nga autoritetet e Beogradit se në Shqipëri ishte kryer trafik organesh të personave me shtetësi serbe. Hetimi nuk provoi pretendimet e Beogradit. Qeveria e Shqipërisë është e hapur dhe e interesuar që ta çojë deri në fund këtë proces, duke mbyllur një herë e mirë kapitullin e pretendimeve se në Shqipëri janë kryer krime të tilla.
Bosh Policisë: Respektoni të drejtat e të ndaluarve
TIRANË- Respektimi i të drejtave të personave të arrestuar apo shoqëruar nëpër komisariate, ishte qëllimi i zbatimit të projektit "Informim për të drejtat e njeriut" të prezencës së OSBE-së në vendin tonë, që u prezantua dje në ambientet e Komisariatit nr. 1 në Tiranë. Bëhet fjalë për vendosjen e disa tabelave informuese, ku personat që janë arrestuar apo shoqëruar si të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale, të njihen për të drejtat që ato kanë për kohën që rrinë në dhomat e ndalimit.
Tabelat që përmbanin informacion të detajuar për respektimin e të drejtave të njeriut janë vendosur në të gjitha ambientet e Komisariatit nr. 1, ku në prezantimin e projektit ishte i pranishëm edhe ambasadori i prezencës së OSBE-së në Shqipëri Robert Bosh dhe drejtuesit e Policisë shqiptare.
Ambasadori Bosh u shpreh se Respektimi i të drejtave të njeriut më së miri duhet të ndodhe në komisariatet dhe burgje të vendit, pavarësisht se çfarë kanë bërë të arrestuarit apo të dënuarit, qoftë edhe në të kaluarën e tyre.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtuesi i Parë Hysni Burgaj në fjalën e tij në ceremoninë e vendosjes së tabelave informuese u shpreh se gati gjysma e komisariateve në shkallë vendi ka kaluar në parametra normale pune, duke përmendur komisariatin e Lezhës, Kamzës, Kukësit, Kavajës, Gjirokastrës dhe Korçës.
PRETENCA Prokuroria kërkoi dënimin e Gurrës për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj dy personave në vitin 2008 dhe armëmbajtje...
Pakujdesia LEZHË - Dy aksidente automobilistike me 4 të lënduar janë shënuar gjatë ditës së enjte në rrethin e Lezhës....
Lajmet 01 Mars - Ora 12 -
data/01-03-2010
Lajmet 01 Mars - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 01 Mars - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
Komenti juaj