|
|
LEZHË - Gjatë 20 viteve të fundit, në qarkun e Lezhës përfaqësimi i grave në politikë në institucionet rajonale apo lokale vazhdon të jetë në shifra tepër të ulëta pavarësisht deklaratës se "gruaja është një forcë e madhe intelektuale". Konkretisht, nga 7 deputetë që ka qarku i Lezhës në Parlamentin Shqiptar, vetëm 1 është femër.
Gjatë gjithë këtyre viteve, Këshilli i Qarkut dhe Institucioni i Prefektit të Lezhës vazhdojnë të ketë në krye të drejtimit meshkuj. Ndërkaq, nga mbi 30 institucione rajonale, vetëm 5 prej tyre drejtohen nga femra. Gjithashtu, edhe në qeverisjen vendore në qarkun e Lezhës, femra vazhdon të jetë e nënpërfaqësuar.
Nga zgjedhjet vendore të zhvilluara në 2007-n në qarkun e Lezhës, nuk u votëbesua asnjë femër, çka do të thotë se 21 njësi vendore ndër vite drejtohen vetëm nga meshkuj. Ndërsa në Këshillin Bashkiak të Lezhës nga 25 këshilltarë, vetëm një është femër. Në rajonin e Lezhës sektorët në të cilat femra intelektuale ka gjetur vetveten janë pikërisht arsimi, shëndetësia dhe sistemi bankar.
Ndërsa në sektorin privat numri më i lartë i femrave të punësuara është në tre stabilimentet e përpunimit të peshkut, si dhe në dy fabrika këpucësh dhe një veshmbathjesh, në shërbimet bar-restorante dhe hoteleri, parukeri, shitëse në dyqane të rrobave, këpucëve, bizhuterive dhe aksesorëve apo dhe në tregun e lirë të veshmbathjeve dhe fruta-perimeve. Mundësitë e punësimit të femrave në Lezhë janë të pakta, ndaj pjesa më dërmuese e tyre vazhdojnë të jenë vetëm në rolin e shtëpiakëve.
PRESIDENTI NE KLD Kreu i Shteti iu kërkoi përfaqësuesve të politikës të shpejtojnë miratimin e reformave dhe ligjeve për të...
PRETENCA Prokuroria, kërkoi dje dënimin e pesë të akuzuarve që e kalonin drogën në itinerarin Turqi- Bullgari- Maqedoni Shqipëri Itali...
Lajmet 01 Mars - Ora 12 -
data/01-03-2010
Lajmet 01 Mars - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 01 Mars - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
Komenti juaj