|
|
Vizita e Ministrit të Arsimit të Kosovës në Tiranë është finalizuar më nënshkrimin e një marrëveshjeje me Ministrinë shqiptare të Arsimit. Ministri kosovar, Enver Hoxhaj, dhe Ministri Shqiptar, Myqerem Tafaj, u zotuan se mes dy institucioneve do të ketë një bashkëpunim në fushën e arsimit dhe shkencës.
Kjo marrëveshje 5-vjeçare ka për synim të intensifikojë dhe të garantojë bashkëpunimin e dypalëshe midis dy vendeve mbi bazën e realizimit të objektivave të përbashkëta për arritjet e standardeve në fushën e arsimit, ku një nga pikat më të rëndësishme është rritja e numrit të kuotave për studentët nga Kosova.
Pikat kryesore, në të cilat mbështetet marrëveshja prekin bashkëpunimin në fushën e kurrikulave në sistemin parauniversitar dhe atë universitar për shkëmbimin e nxënësve, studentëve dhe profesorëve. Bashkëpunimi do të shtrihet edhe nëpërmjet projekteve të përbashkëta të kërkimit shkencor në fushën e nëntokës, shkencave albanologjike, mjedisit etj.
Marrëveshja parashikon hartimin e diplomave të përbashkëta sipas standardeve të Bashkimit Europian, si dhe mbështetje për studentët e doktoraturës, duke shtuar numrin e kuotave për studentët nga Kosova. Gjithashtu, marrëveshja do të sigurojë edhe mbështetje për universitetin e Prizrenit me staf akademik dhe hartimin e kurrikulave.
Filmi mbi luftën në Irak, "The Hurt Locker", mbizotëroi ceremoninë e 82-vjeçare të Çmimeve Ky film fitoi çmimin Oscar në...
Vizita e Ministrit të Arsimit të Kosovës në Tiranë është finalizuar më nënshkrimin e një marrëveshjeje me Ministrinë shqiptare të...
Lajmet 01 Mars - Ora 12 -
data/01-03-2010
Lajmet 01 Mars - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 01 Mars - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
Komenti juaj