|
|
TIRANË- Shqiptarët kanë shpenzuar për të komunikuar rreth 50 miliardë lekë gjatë vitit 2009. Të dhënat më të fundit të Autoriteti të Komunikimeve Elektronike dhe Postare bëjnë fjalë për një rritje të konsiderueshme të abonentëve të kompanive të telefonisë së levizshme gjatë dy viteve të fundit.
Madje AKEP raporton se kjo shifër është tre për qind më e ulët se ajo e vitit të kaluar, por përkundrazi numri i abonentëve ka pësuar një rritje mjaft të lartë me rreth 1.2 milionë përdorues vetëm gjatë vitit 2009. Numri i abonentëve që janë të regjistruar në të treja kompanitë celulare në vend arrin në 4.1 milionë përdorues.
Kurba e rritjes së përdoruesve të telefonisë celulare në vend ka ardhur në rritje duke filluar nga vitit 2000. Gjatë këtij viti numri total i përdoruesve të telefonisë së levizshme varionte në rreth 29 mijë abonentë, një vit më pas arrihet në 352 mijë abonentë.
Në vitin 2007 ky numër arrin në 2.3 milionë, ndërsa rritjen më të lartë të abonentëve telefonia celulare do ta njihte në vitin 2009 me plot 4.16 milionë përdorues.
Sipas të dhënave që pasqyrohen në raportin vjetor të AKEP-it, pjesa dërrmuese e abonentëve të telefonisë së levizshme, rreth 94 për qind e tyre janë janë përdorues të paketave tarifore me parapagim, ndërkohë vetëm 6 për qind janë përdorues të numrave me kontratë. Për shkak të ofertave të ndryshme që kanë bërë kompanitë gjatë vitit të shkuar, vërehet një rritje e ndjeshme e thirrjeve brenda rrjetit.
Kështu, rritja e numrit të përdoruesve të celularëve ka shtuar konsumin për abonent. Nëse gjatë vitit 2008 mesatarisht çdo abonent ka konsumuar në muaj rreth 30 minuta bisedë, gjatë 2009 kjo shifër është dyfishuar.
Shqipëria ka nivele penetrimi të telefonisë celulare më të lartë krahasuar me vendet e Bashkimit Europian. Sipas AKEP gjatë vitit 2009 numri i përdoruesve për 100 banorë arriti në 129 për qind krahasuar me 119 për qind të është mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian.
Ky tregues pasqyron faktin se një përdorues mund të jetë njëkohësisht abonent i dy apo të tre kompanive që operojnë sot në tregun shqiptar. "Numri i përdoruesve celularë i referohet kartave SIM ndërkohë që normat e larta të përdoruesve për 100 banorë shpjegohen nga mbajtja prej një individi e më shumë se një karte të tillë", - shpjegon AKEP.
Rritjen e numrit të përdoruesve të telefonisë së levizshme si dhe të minutave të bisedës për çdo abonent AKEP e lidh me hapjen e tregut dhe rritjen e konkurrencës midis kompanive.
Ndërkaq, ndryshe nga ajo celulare, telefonia e levizshme ka një shtrirje shumë më të ulët. Gjatë vitit 2009 numri i abonentëve fiks arriti në 363 mijë duke pësuar një rritje me rreth 40 mijë krahasuar me një vit me parë.
Në Shqipëri ofrojnë shërbimin e telefonisë fiks rreth 74 operatorë, ndërsa 18 të tjerë ofrojnë shërbimin e thirrjeve me kartë të parapaguar. Edhe pse ka një numër të madh operatorësh të telefonisë fikse sipërfaqja e që mbulohet me shërbim nuk e kalon 12 për qindshin.
AKEP: 10 % e familjeve kanë internet në shtëpi
TIRANË- Krahas telefonisë së levizshme shtrirje të konsiderueshme në vend po vërehet edhe në shërbimin e internetit. Janë rreth 80 mijë familje në vend të cilat marrin shërbimin e internetit me bandë të gjerë në shtëpitë e tyre, ndërkohë që numri pajtimtarëve biznes arrin në tetë mijë.
Sipas të dhënave që ofron AKEP, gjatë vitit të shkuar numri sipërmarrësve që ofrojnë shërbimin e internetit me bandë të gjerë arriti në 90 të tillë. Mësohet se ulja e tarifave nga kompanitë ka rritur interesin e shqiptarëve për të lidhur internetin në shtëpitë tyre.
Shpejtësia e internetit që ofrohet në Shqipëri varion nga 256 kb/s deri në 3 Mb/s. Por ka edhe shpejtësi më të lartë e cila përdoret më së shumti nga bizneset. Për shkak të zhvillimeve pozitive në këtë treg, shërbimin e internetit më së shumti gjatë vitit të shkuar kanë filluar ta ofrojnë edhe kompanitë celulare.
Deri në fund të 2009-s, numri i pajtimtarëve me kontratë dhe parapagim për shërbimin e internetit arriti në 785 mijë, ndërsa nëpërmjet kartave modem në 4 mijë.
Shtrirja e me ritme të larta të internetit të vend ka rritur edhe numrin e "domaineve" me ".al". Deri në fund të vitit të shkuar janë 1182 faqe interneti të cilat mbarojnë me ".al". Rreth 310 të tjera kanë prapashtesën ".com.al", 160 të cilat më së shumti janë faqe të institucioneve shtetërore mbarojnë me ".gov.al". Janë edhe 93 faqe të cilat kanë prapashtesën ".org.al" ndërsa institucionet arsimore kanë rreth 75 faqe të cilat përfundojnë me ".edu.al".
TIRANË -Krerët e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes pranojnë gabimet në leximin e matësave për faturat e energjisë elektrike të...
TIRANË- Pronarët e objekteve që janë në process legalizimi mund të fillojnë nga sot procedurat për pagesën e tarifës me...
Lajmet 01 Mars - Ora 12 -
data/01-03-2010
Lajmet 01 Mars - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 01 Mars - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
A e dini se pse ndodh kjo?Ne kurbecit kemi fol me celular prej halleve qe kane te afermit tone ne Shqiperi dhe keto kane dale nga xhepi i emigranteve.Shteti le te numeroje trimerite e Kananeve.
KOT QAHET KY MILET PASKA LEK,OSE JANE TE DHENAT FALS,OSE PO VJEN DITA TE HAM ME LUGE "FLORIRI"SIC NA KA PREMTU SALA.