|
|
Në raportin për vitin 2009-të, ILDKP-ja pasqyron të dhënat e kontrollit ndaj zyrtarëve
TIRANË - Janë plot 37 zyrtarë të funksioneve të larta kryesisht ish-deputetë dhe ish-drejtorë, ndaj të cilëve, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka aplikuar masën administrative "gjobe" për mosdeklarim periodik në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, të deklaratës së interesave private.
Në raportin vjetor për vitin 2009-të, që është depozituar zyrtarisht në Kuvend, Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive pasqyron një panorame të qartë të aktivitetit njëvjeçar të saj duke u përqendruar në pikat kryesore të veprimtarisë së saj, si hetim të pasurive të paregjistruara, të dhëna mbi kontrollin, evidentimin, parandalimin dhe zgjidhjen e rasteve të konfliktit të interesave ashtu edhe në masat e marra në parandalimin e korrupsionit dhe krimit ekonomik në vend.
Në këto kushte, ILDKP-ja ka paraqitur të dhëna të hollësishme, (por jo emra) edhe mbi hetimin e bërë ndaj pasurive të paregjistruara. Ligji detyron subjektet deklarues që të deklarojnë pasuritë e tyre të paluajtshme dhe të drejtat reale mbi to, pavarësisht nga fakti nëse janë të regjistruara në regjistrat publike ose jo.
Nga kontrollet dhe verifikimet e fundit të kryera mbi bazën e të dhënave të siguruara nga ALUIZNI, konstatohet se në disa raste pasuritë e vetëdeklaruara për legalizimin në këtë agjenci nga subjektet e kontrolluara, nuk mbulohen dhe as justifikohen me të ardhurat e deklaruara prej tyre. E njëjta situatë vërehet edhe me pasuritë e fituara nga fshehja e detyrimeve fiskale.
Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes ILDKP-së dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është intensifikuar bashkërendimi i punës dhe shkëmbimi i informacionit për rastet kur ILDKP-ja ka konstatuar se pasuritë e fituara nga zyrtarë të ndryshëm janë rrjedhoje e fshehjes së detyrimeve fiskale, si rezultat i së cilës, në vijim të hetimit të ushtruar nga ILDKP-ja, disa zyrtarë janë gjobitur nga organet tatimore në vlera të konsiderueshme. Në raportin e saj vjetor, ILDKP-ja paraqet edhe pakënaqësinë që ajo ka ndaj punës së organit të akuzës me qëllim parandalimin e korrupsionit dhe krimit ekonomik.
ILDKP-ja ka vënë re se organi i prokurorisë aplikon standarde të ndryshme për raste të ngjashëm, pavarësisht se nga ana formale, procedura e hetimit administrativ dhe vërtetimi me prova shkresore është i njëjtë për të gjitha rastet.
Ish- deputeti i LSI-së akuzohet nga Prokuroria e Tiranës, për kontrabandimin e mallrave gjatë periudhës '01- '04 Ish- Prokurori i...
Pretenca/ Prokuroria e Krimeve të Rënda, kërkoi dënimin e tre gjermanëve dhe një shqiptari, që tentuan trafikimin e 40 kg...
Lajmet 01 Mars - Ora 12 -
data/01-03-2010
Lajmet 01 Mars - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 01 Mars - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
Komenti juaj