Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Elbasan, rrëshqitjet dëmtojnë 80 shtëpi

Bardha Nergjoni | 10/03/2010 | Kronike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Në analizën e prefekturës u theksua se një nga shkaqet kryesore të shkarjeve të dheut ishin ndërtimet pa leje

Nga ana e prefektit Deliallisi është paraqitur një situatë e dëmtimeve në të gjithë qarkun e Elbasanit


ELBASAN -
Rrëshqitjet e dheut kanë dëmtuar 80 banesa në Elbasan, ndërsa dje një fakt i tillë është diskutuar në analizën e prefekturës.


I pranishëm në të ka qenë edhe ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha. Ndërtimet pa leje janë cilësuar dhe si shkaqe kryesore të rrëshqitjeve të shumta që kanë përfshirë qarkun, ndërkohë që prefekti i Elbasanit, Shefqet Deliallisi, në analizë u shpreh se situata në qarkun e Elbasanit paraqitet e rënduar si pasojë e reshjeve të këtyre muajve në disa komuna.


Ai renditi zonat e prekura nga rrëshqitjet, si Shushica me tre shtëpi të dëmtuara, Labinot-Fushë dy shtëpi të dëmtuara, Gjinar 10 shtëpi, Tregan 6 shtëpi, Labinot-Mal ku është aktivizuar rrëshqitja e vjetër e Gurit të Zi, në Peqin, me 20 shtëpi të dëmtuara, 20 shtëpi në Gramsh, në Librazhd 23 shtëpi.


Prefekti tha se në këto zona janë dërguar specialistë të të gjitha institucioneve për të verifikuar situatën dhe se është kërkuar një efektivitet më i madh i inspektorateve të ndërtimit në qark dhe njësitë vendore. Deliallisi tha se ndërtimet pa leje kanë vazhduar edhe pas mbylljes së procesit të vetëdeklarimit të legalizimit.


Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, u ndal në situatën e shkaktuar sidomos në zonat rurale për shkak të reshjeve të vazhdueshme. Basha tha se krahas ndërhyrjes së menjëhershme në ndihmë të banorëve do të verifikohen shkaqet e tjera si shpyllëzimi dhe ndërtimet pa leje për të koordinuar punën me njësitë vendore për të bërë që situata të tilla të evitohen në të ardhmen.


"Përgëzoj institucionin e prefektit për punën e bërë deri tani e në vazhdim, por pjesë shumë e rëndësishme e punës është parandalimi përmes kontrollit të rreptë të territorit aq sa i përket shpyllëzimit dhe ndërtimeve pa leje që në një pjesë të mirë të rasteve janë shkaktarë kryesorë të këtyre pasojave me përmasa tragjike.


Në këtë kuadër kërkoj një koordinim më të mirë midis njësive vendore, institucionit të prefektit dhe qeverisjes qendrore për të shmangur këto ngjarje dhe në një zvogëlim të pasojave", -u shpreh Basha.


Në analizë ka marrë pjesë edhe deputeti socialist i Elbasanit, Ilir Bejtja. Ai ka renditur disa pika të nxehta, duke kërkuar nga qeveria të ketë një fond sigurie për t'u përballur me situatat emergjente që krijohen, dhe jo të pritet ardhja e fondeve kur ndodhin fenomene të tilla. Bejtja deklaroi se problemet e mëdha të Elbasanit janë ndotja e mjedisit, nevoja e menjëhershme për një fushë mbeturinash.


Ai është ndalur edhe në largimet politike nga puna duke theksuar se nuk po ndiqet profesionalizimi në shumë institucione, por përkatësia politike duke akuzuar, madje edhe për konkurse fiktive ku fitojnë vetëm demokratët.

 

Komenti juaj

 

Aldo Bare, refuzohet gjykimi i shkurtuar

"Çështja nuk mund të gjykohet me aktet që ndodhen në dosjen e sjellë nga prokuroria dhe duhet të shqyrtohet me...

Grabitet me armë kazinoja në kryeqytet

Një person i armatosur hyri në një sallë lojërash fati në rrugën "Myslym Shyri", duke marrë nga arka 3.5 milionë...

 
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool