Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

"Elektra", vetëm 50 bileta para premierës

j. p | 10/03/2010 | Kulture | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Një ditë para premierës, nga biletaria e Teatrit Kombëtar marrim informacion që janë shitur rreth 50 bileta për tragjedinë e Sofokliut, "Elektrën". Një numër i vogël biletash, po të merret parasysh që është e para premierë për këtë vit në TK dhe nuk e ka të huaj veprën dhe autorin e saj.


Ka pasur data të ndryshme të caktuara për "Elektrën", një faktor që reflekton në numrin e spektatorëve që i afrohen sportelit të biletave të Teatrit.


Tragjedia "Elektra" me regji të Adonis Filipit do të fillojë të shfaqet çdo mbrëmje nga 11 deri në 14 mars në sallën e madhe të Teatrit Kombëtar. Interpretojnë: Luiza Xguvani (Elektra), Roza Anagnosti (Klitemnestra), Laert Vasili (Orest), Monika Lubonja (Kristotema), Bujar Asqeriu (Egisti), Vasjan Lami (Kujdestari), Ahmet Pasha (Rrëfimtari), Elida Janushi (Korifeu). Intepretueset e korit: Vjoleta Trebicka, Marjana Kondi, Eglantina Cenomeri, Eriona Kakeli, Ermela Teli, Nigela Ruka dhe Klea Konomi.


Shqipërimi i veprës e ka realizuar Laert Vasili. Skenograf: Fatbardh Marku. Kostumograf: Bllagoj Micevski. Koreografe: Mariela Nestora. Drejtues Muzike: Dritan Lumshi.


 

Komenti juaj

 

Shkolla e Policisë, shpallen listat dhe datat e provimeve

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, shpalli dje datat e testimit të kandidatëve që kanë aplikuar për Shkollën e...

Shkolla e Policisë, shpallen listat dhe datat e provimeve

Testimi do kryhet sipas një ndarjeje prej katër grupesh të qarqeve të ndryshme të vendit në ambientet e caktuara...

 
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool