Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

"Kriza ekonomike e Greqisë mund të godasë fqinjët"

Rexhep Meidani | 10/03/2010 | Komente | komentet 7 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Në 10 shkurt 2010, në "Washington Post", Anthony Faiola ka botuar një shkrim me titull: "Kriza ekonomike e Greqisë mund të godasë fqinjët". ("Greece's economic crisis could signal trouble for its neighbors").


Nisur nga problemi i ngritur në këtë analizë fillova të "luajë" me disa "shenja" ekonomike kritike për vende të BE-së, që më parë nuk shiheshin dhe vlerësoheshin deri të suksesshme. Kurse aktualisht po rezulton krejtësisht e kundërta!...


Aktualisht, është rritur shqetësimi për nivelin e lartë të borxhit në disa vende anëtare të BE-së si: Irlanda, Greqia, Portugalia, Spanja dhe Italia, që kanë filluar apo mund të provokojnë shqetësime serioze për euron.


Për disa specialistë kjo situatë është rezultat i një dekade borxhesh publike në kuadër të politikave ekonomike kejneziane, të ndjekura nga politikëbërësit vendorë dhe të mbështetura nga Banka Qendrore Europiane.


Sot, nuk ka mundësi tjetër veçse të imponohet një "bateri" politikash korrigjuese, me masa tepër drastike dhe taksa më të larta, për të kontrolluar dhe reduktuar borxhin publik vdekjeprurës. Madje, "bailout"-i përkatës duhet të shoqërohet me penalitete të rrepta, sidomos ndaj Greqisë dhe Irlandës.


Po të ndalojmë vetëm në rastin e Greqisë. Sipas statistikave, për Greqinë, në vitin 2008, GDP-ja ka qenë afro 350 miliardë dollarë, kurse GDP-ja për capita gati 32,100 dollarë. Në vitin 2009, ndryshimi i GDP-së rezultoi negativ me afro -2.0%.


Po ashtu, për sektorët e ndryshëm, në vitin 2008, kontributi përkatës në GDP ka qenë: bujqësia 3.7%, industria 20.6%, shërbimet 75.7%. Inflacioni, në qershor 2009, sipas indeksit të çmimeve të konsumit (CPI) ka qenë afro 0.5%.


Në vitin 2008, deficiti publik është vlerësuar: 405.7 miliardë dollarë (afro 125% e GDP-së), të ardhurat: 126.5 miliardë dollarë dhe shpenzimet: 144.4 miliardë dollarë (pra, me një deficit buxhetor me afro 18 miliardë dollarë).


Popullsia e kalon 11 milion banorë, me më pak se 2% të saj nën linjës e varfërisë (2009), një tregues Xhini (Gini) afro 33 (në vitin 2005), një forcë pune të llogaritur gati në 4.6 milionë në dhjetor 2009 (me afro 12% të saj të përfshirë në bujqësi, 20% në industri dhe 68% në sektorin e shërbimeve) dhe nivel papunësie të llogaritur gati 9.8% në tetor 2009.


Kjo ka qenë përafërsisht tabloja statistike e Greqisë me ardhjen në fuqi të qeverisë socialiste të Papandreut. Në fakt, në tetor 2009, menjëherë pas fitimit të zgjedhjeve, kryeministri Papandreu deklaroi një deficit buxhetor afro 12.7% për vitin 2009, gati sa dyfishi i vlerës së parashikuar në fillim të vitit.


U konstatua, kështu, nga socialistët se qeveria e mëparshme e Karamanlisit i kishte "doktoruar" të dhënat financiare të Greqisë, për t'u dukur si të pranueshme, ndërkohë që deficiti buxhetor kishte kapur vlerën e 12.7 %, gati dyfishin e shifrave fillestare. Kjo transparencë e domosdoshme u shoqërua me një rënie të menjëhershme të bondeve greke dhe dobësim të euros.


Në kushte të tilla, në nëntor 2009, në hartimin e buxhetit për vitin 2010 qeveria e re projektoi një shkurtim serioz të këtij deficiti. Madje, në projektin e këtij buxheti synohej një deficit prej afro 9.1% të GDP-së në vitin 2010 për t'i garantuar partnerët e BE-së dhe tregjet e ndryshme se qeveria greke e kishte me mjaft seriozitet restorimin e shëndetit të saj fiskal. Nga ana tjetër, po aq serioz ishte dhe borxhi publik.


Ai parashikohej 121% të GDP-së në vitin 2010 nga ai prej 113.4 % në vitin 2009. Me shifra të tilla, për shumë specialistë europianë viti 2010 mund të rezultonte një vit shumë më i keq për Greqinë, me një deficit buxhetor prej afro 12.2% dhe një borxh kombëtar që do të rritej në afro 124.9% të GDP-së (vlera këto më të lartat në BE).


Në fillim të dhjetorit 2009, u pa qartë se situata ekonomike e Greqisë ishte shumë më serioze se ç' mendohej. Megjithatë, Papandreu deklaroi se ai ishte i vendosur për t'ia kthyer vendit kredibilitetin e humbur.


Kështu, në mes të dhjetorit, ai shpalosi përpara qeverisë, parlamentit e qytetarëve, politikat e tij të ashpra për të "shfryrë" deficitin buxhetor dhe për të rifituar besimin e investitorëve e partnerëve europianë.


Ai deklaroi një shkurtim prej 10% në sigurimet shoqërore në vitin 2010; premtoi heqjen e bonuseve në bankat shtetërore dhe taksimin prej 90% të bonuseve të bankave private; u zotua për një luftë serioze kundër korrupsionit dhe evazionit fiskal, një rishikim të sistemit të pensioneve dhe rritjes së moshës së daljes në pension; u angazhua për futjen brenda 6 muajve të një sistemi të ri taksimi, që e rrit ngarkesën e më të pasurve, etj. Sipas tij, me masa të tilla shtesë mund të arrihet deri në një deficit buxhetor prej afro 8.7%.


Por, dhe me masa të tilla nuk pritej ndonjë reduktim i "qëndrueshëm" i borxhit publik, ndërkohë që skeptizmi kishte prekur vetë tregjet për stoqet e bondet e qeverisë greke. Në një situatë të tillë tepër serioze, arritën në Athinë, më 7 janar, zyrtarët e BE-së për të specifikuar një plan 3-vjeçar për normalizimin e financave greke.


7 ditë më vonë, qeveria greke shpalosi të ashtuquajturin program stabiliteti për t'u rikthyer tek kriteret e eurozonës, me shkurtime buxhetore të qarta, përfshirë dhe "ngurtësimin" e pagave. Edhe Komisioni Europian e mbështeti këtë plan reduktues duke sugjeruar masa të jashtëzakonshme fiskale dhe reduktim të gjithanshëm të faturës së pagave.


Ai deklaroi solidaritetin e tij ndaj planit qeveritar për nxjerrjen e vendit nga kriza, nëpërmjet shkurtimeve të shpenzimeve në sektorin publik në përballimin e deficitit tejet të lartë në zonën euro. Ndaj këtij plani drakonian të Papandreut janë hedhur në rrugë të gjitha sindikatat.


Europa është e shqetësuar për financat e rrënuara të qeverisë greke, dhe ndikimet e mundshme në zonën ekonomike-financiare të saj. Dhe më e keqja është se në një situatë të vështirë janë dhe vendet e tjera, të përmendura më sipër.


Një gjë e tillë nënkupton, nga njëra anë, shkurtime radikale në shpenzimet qeveritare dhe, nga ana tjetër, më tepër varfëri dhe dhimbje sociale në këto vende.


Ndërkohë kriza e këtyre vendeve mund të reflektohet dhe si një krizë e borxhit kombëtar (këtyre vendeve u bëhet pothuajse e pamundur të paguajnë detyrimet e tyre). E gjitha kjo mund të zhvillohet me shpejtësi dhe ashpërsi, siç po duket aktualisht për Greqinë.

Që në fillim, me zëvendësimin e monedhës së vet (dhramisë) me euron, Greqia garantoi një mbështetje të jashtëzakonshme në tregjet financiare. Borxhi i saj, tashmë i mbuluar nga një euro tepër solide, nuk paraqiste shqetësim për qeverinë greke.


Ajo arriti kështu të marrë miliarda nga fonde pensionesh apo banka ndërkombëtare me një normë të ulët interesi, njëlloj si Gjermania, që nga ana fiskale konsiderohej si një nga titanët konservativë të Europës. Nga ky mbulim me kaq shumë para të gjetura lehtë u rritën shpenzimet qeveritare dhe lulëzoi me shpejtësi ekonomia greke. Por, ekonomia greke, apo disa ekonomi të tjera europiane, nuk janë si ekonomia gjermane.


Bile, ky "virtualitet" financiar është dhe burimi i krizës greke. I shfrytëzuar në mënyrë të gabuar nga politika greke ai çoi në dyfishimin e pagave të sektorit publik brenda një dekade.


Kurse, evazioni fiskal apo, në përgjithësi, ekonomia "hije" (mbi 25% e ekonomisë së plotë) vazhdoi të gërryejë e thajë arkën e shtetit, në të njëjtën kohë që shpenzimet publike po rriteshin në mënyrë astronomike, përfshirë dhe investimet e mëdha në infrastrukturë me rastin e lojërave olimpike.


Kur shpërtheu kriza financiare globale, Greqia "rregulloi" letrat e veta për të maskuar deficitin buxhetor të saj, por pas disa muajsh emergjenca fiskale e saj filloi të shfaqet gjithnjë më qartë. Tani nuk ka rrugë tjetër!


Greqia duhet të reduktojë me shpejtësi buxhetin për të stabilizuar financat e saj dhe të bindë investitorët për rikthimin e shpejtë të kredibilitetit përpara pranverës, kur ajo duhet të rifinancojë detyrimet e maturuara prej afro 25 miliardë dollarësh në borxhin e saj.


Nëse BE-ja apo, më saktë, disa nga vendet e fuqishme europiane, nuk e ndihmojnë Greqinë për kapërcimin e situatës së sotme kritike, një rrugë tjetër është asistimi i saj nga FMN-ja. Por, Franca, ndryshe nga disa vende të tjera, duket se është kundër kësaj zgjidhjeje sepse një "bailout" ndërkombëtar në eurozonë mund të rezultojë shqetësues për vetë Europën.


Aq më tepër që "dekonspirimi" i krizës financiare greke në tregjet financiare, bile dhe në bondet e Greqisë apo vetë euron. Një reagim i tillë i tregjeve nuk lidhet thjesht me problemin e Greqisë, por me faktin që ajo nuk është e vetme në BE. Edhe Portugalia, Spanja e Italia janë pushtuar nga një frikë e ngjashme.


Edhe ato kanë përfituar nga normat e ulëta të marrjes së borxheve, por, në kushtet e sotme, në investimet e bëra po rezultojnë shumë më të rrezikshme nga ç' perceptohej fillimisht.


Madje, specialistë me zë mendojnë se këto vende kanë marrë borxhe, pa u mbështetur siç duhet nga një bazë manufakturimi, por duke jetuar kryesisht me të ardhura nga turizmi e bujqësia.

 

7 KOMENTE

Gjeja me absurde ne Greqi,eshte se gjendjen e tanishme e sollen jo vetem qeveria e korruptuar e Karamanlisit,por dhe borgjezia greke qe kurre nuk ka paguar taksat(armatoret e anijeve ne vend te pare)duke spostuar rezidencen ne parajsat fiskale.

300 miliardë dollarë borgje.Kështu bënte Tito.Futej borgje deri në fyt dhe thoshte "unë jam borgjez".Po ju q.nona pa i bërë shteti i vet as 50 vite.Edhe Greqisë kështu do i ndodh.E nëse nuk mësojmë nga Jugosllavët dhe Grekët neve do na q. nona komplet...

Dukej si legen Papandreu, kur lyp ne dyert e Evropes dhe SHBA. Eshte nje shtet qe di vetem te mashtroje, por i doli boja. Ne kete situate po e con Berisha Shqiperine, me tynele pa dalje, ku do perfundoje vete brenda. Bashke me Janullatos e Fazllic

Me vjen keq z.Mejdani kur thoni "kriza mund te gdas fqinjet!"Realisht ajo po godet dhe do godas edhe me ashper fqinjet dhe sidomos Shqiperine.Efektin domino e thote vet Papandreu,madje ai paralajmeron krize te dyte.Veshtirsite e Greqise nuk po i gelltit E

zoti rezhep ju thoni se kriza greke mund te kape fqinjet.
po shqiperia qe eshte fqinje me greqine,na shpiego eshte ne krize apo mund te kapet nga kriza.
opzita thote qe vendi eshte ne krize pozita i thote opozites aj te zgjidhim krizen.ke te besojme?

Ka me keq akoma,Greqia eshte hallka me e dobet e zinxhirit.Po tunden luanet e Europes,te cilet ashtu si Berisha mundohen ta mbajne te fshehur.Kane filluar gropat dhe ne ocident.

Me renjen e monedhes britanik ndaj kursit te euros, ben qe anglia ti lere bllof monedhen e tyre, duke mare euron per daljen nga kriza? Te medhenjte kerkojne te ane peshqit e vegjel si puna e greqise, duke e nxjere jasht loje ne lojen e buajve?

Komenti juaj

 
 

Kur golin e shënon era....

Ka ndodhur në Gjermani dhe shumë e kanë cilësuar si...

Videoja amatore: Momentet e fundit të presidentit Kennedy

Një video amatoriale rrëfen momentet e fundit të presidentin amerikan...

Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool