|
|
Ish- deputeti i LSI-së akuzohet nga Prokuroria e Tiranës, për kontrabandimin e mallrave gjatë periudhës '01- '04
Ish- Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, mbronte biznesmenin ish- deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim
TIRANË- Prokurori i njësisë së Task-Forcës së luftës kundër Krimit Ekonomiko Financiar në Prokurorinë e kryeqytetit, i kërkoi gjyqtarit të çështjes, Sokol Tona, deklarimin fajtor për ish-deputetin e LSI-së të pandehurin Nikollaq Neranxi për kryerjen e veprës penale të "Kontrabandës me mallra të tjera" dhe ta dënojë atë me 10 milionë lekë të reja gjobë.
Por, i pandehuri Neranxi nëse deklarohet fajtor do të përfitojë uljen e 1/3 së dënimit përfundimtar, për shkak të gjykimit të çështjes së tij në aplikimit të procedurave të posaçme, atë të shqyrtimit të gjykimit të shkurtuar.
Paraditen e djeshme, gjatë shqyrtimit të seancës së pestë gjyqësore në ngarkim të të pandehurit Neranxi, prokurori Xhengo lexoi konkluzionet, duke renditur 21 rastet e kontrabandës së mallrave të kryer nga punonjësit e kompanisë së drejtuar nga ish-deputeti i LSI-së në Kuvend gjatë vitit 2001-'04 nga Greqia në Shqipëri.
Sipas konkluzioneve, punonjësit e ish-deputetit Neranxi kanë kaluar mallra pa paguar detyrimet doganore në 21 raste, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 13 milionë e 664 mijë lekë të reja.
Vetë ish-deputeti i LSI-së Neranxi nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, duke u përfaqësuar nga avokati i tij mbrojtjes ish-Prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku që pas leximit të konkluzioneve i kërkoi gjyqtarit Tona dy javë kohë për të përgatitur pretendimet përfundimtare.
Ndërkaq, në seancat e kaluara vetë ish-deputeti i pandehur ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ato si "politike". Këtë qëndrim i pandehuri Neranxi e ka mbajtur edhe gjatë fazës hetimore, në kohën kur Prokuroria e Përgjithshme kishte filluar hetimet duke i kërkuar kryetares së Kuvendit heqjen e imunitetit të deputetit të LSI-së.
Të cilit pas mbarimit të mandatit, dosja iu kthye njësisë së task-forcës së prokurorisë së kryeqytetit, e cila ka pranuar me letër-porosi edhe disa të dhëna zyrtare nga autoritetet e drejtësisë greke në lidhje me kontrabandimin e mallrave të ndryshëm nga kompania e ish-deputetit Neranxi.
Sipas konkluzioneve të prokurorisë, gjatë vitit 2001-'04 firma që drejtohej nga babai i ish-deputetit tashme i ndjerë i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 13 milionë e 664 mijë lekë të reja.
Kjo shumë, është shkaktuar nga mos pagimi i doganës nga punonjësit e kompanisë së ish-deputetit në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, në 21 raste duke kaluar kontrabandë mallra si kaseta, albume fotografike, CD apo filma fotografikë.
"Ka qenë dogana greke e cila kishte filluar një hetim ndaj shoqërisë greke me emrin "Sacofot", e cila kishte deklaruar disa fatura për shitjen e mallit të saj tek një kompani shqiptare e ish-deputetit Neranxi.
Nga verifikimet e kryera rezultonte se në 21 raste kompania e ish-deputetit Neranxi kishte futur mallin në Shqipëri por nuk e kishte zhdoganuar duke e futur atë kontrabandë"-tha prokurori Xhengo.
Për të provuar këto akuza, sipas prokurorisë, janë sekuestruar një sërë shkresash të dërguara në Drejtorinë e Doganave, konkretisht pranë zyrës së drejtorit të përgjithshëm nga i pandehuri Neranxi duke i "kërkuar lehtësira" për biznesin e tij.
Gjithashtu, edhe vetë punonjësit e kompanisë së tij, të pyetur për këto veprime i kanë konfirmuar prokurorisë se në atë kohë firmën e drejtonte faktikisht ish-deputeti tashmë Nikollaq Neranxi ndërkohë me letra ishte regjistruar në emër të babait të tij.
TIRANË- Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet në seancën e 38 gjyqësore ndaj të pandehurve të tragjedisë së...
EKZEKUTIMI/ Dyshohet se ngjarja e ndodhur në Athinë ka për autor vëllanë e të dashurës greke të 22-vjeçarit Pritet që...
Lajmet 01 Mars - Ora 12 -
data/01-03-2010
Lajmet 01 Mars - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 01 Mars - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
Edhe Sali berisha e pranoi qe ka thyer embargon duke i cuar nafte Serbise edhe ......edhe .....,....sa e sa gjynahe i kane bere ketij populli politikane e hajdute bashke por nuk gjukohet askush veten ata qe skane perkrahje apo qe si mbajne anen sales gjyk
KESHTU KAN BA TE GJITH KETA LEGENA,JAN MBROJT ME IMUNITETIN,PO ZOTI VONON PO NUK HARRON,VJEDHJE TE MEDHA KAN BA DHE PO E NXJERRIN KOKEN,PO KA PER TE JA U KEPUT GJYNAHU I POPULLIT QE I KA DHENE VOTEN.
po pse ike mo budalla nga lsi?