Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Si do privatizohet "Albpetroli"

Shekulli Online | 10/03/2010 | Biznes | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Kompania "Albpetrol" zbardh strategjinë e privatizimit. Mund të kthehet në shoqëri koncensionare.


Pak ditë pas deklaratës së ministrit të Ekonomisë dhe energjitikës, Dritan Prifti, lidhur me privatizimin e mjaft sektorëve shtetërorë, përfshi këtu edhe kompaninë e naftës "Albpetrol", drejtuesit e kësaj të fundit zbardhin strategjinë e privatizimit. Gjithçka ka dalë në analizën vjetore tekniko-ekonomiko-financiare të kompanisë, analizë që u zhvillua mesditën e së martës.


Në analizë ishte parashikuar ardhja e vetë ministrit Prifti, i cili e ka ndërruar axhendën në çastet e fundit për arsye shëndetësore. Por, në analizë qenë të pranishëm përfaqësues të lartë të METE-s, si dhe të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës së "Albpetrol" sh.a.


Njëri prej këtyre të fundit, pasi ka zbërthyer zë më zë arritjet dhe mosarritjet për vitin 2009, është ndalur pikërisht tek strategjia e privatizimit.


Gjatë fjalës së tij, anëtari i këshillit mbikëqyrës tha se duhet parë ideja që kompania e"Albpetrol" të mos privatizohet, por ajo të kthehet në shoqëri koncensionare. Edhe pse pas kësaj teze "privatizimi", takimi u zhvillua me dyer të mbyllura, mësohet se kjo ide është mbështetur nga të gjithë drejtuesit e kompanisë.


Burime nga Albpetroli shprehen për faktin se një formë e privatizimit të "Albpetrolit" mund të jetë pikërisht kjo skemë. Qëllimi i implementimit të kësaj skeme privatizimi është bërë për arsye që një pjesë e mirë e industrisë së naftës të kontrollohet nga shqiptarët.


Treguesit tekniko-ekonomikë të vitit 2009 për kompaninë "Albpetrol" janë bërë prezent nga drejtori i përgjithshëm, Ferdinand Murati, i cili ka mëshuar në faktin se për vitin 2009 "Albpetrol" sh.a. ka prodhuar në total 260 mijë tonë naftë.


Për investimet si drejtori Murati edhe shefja e financave, Enkeleida Peshkopia, janë shprehur se janë realizuar në masën 67.1 %. Kjo masë e vogël realizimesh ka ardhur si rrjedhojë e mosshlyerjes së shumë faturave.


"Mungesa e likuiditetit shtet me shtet dhe shtet me privat ka bërë që zëri i investimeve të mos realizohet në masë të madhe", është shprehur shefja e financës Peshkopia. Mungesa e likuiditetit që është regjistruar shpeshherë nga "Armo" ka vënë në rrezik edhe pagat e punonjësve. Pagat janë vonuar si shkak i arkës bosh të kompanisë, pasi "Armo" nuk është treguar e rregullt me shlyerjen e faturave.


Në tërësi treguesit ekonomiko-financiarë pohojnë faktin se "Albpetrol" e mbyll vitin 2009 me tregues pozitivë, dhe deri më sot kjo kompani është përpjekur të zbusë efektet sociale në zonë, që do të thotë të mos regjistrojë nxjerrje në masë të punonjësve.


Me nisjen e implementimit të strategjisë së privatizimit pritet që mbi 1000 naftëtarë të lënë vendin e punës. Aktualisht kompania ka 4 369 puse nga të cilët 2 114 puse janë në punë, 1 539 janë të fondit të ndalur dhe 716 mbahen nën vëzhgim. Kompania operon në 8 rrethe dhe asetet e saj shkojnë në miliona dollarë. K.Thanasi


 

Komenti juaj

 

ILDKP: Do hetojmë lidhjet e Vokshit me Arian Tartarin

TIRANË- Kreu i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Llalla, ka pohuar dje nisjen e verifikimit...

Ndryshon taksa e qarkullimit për makinat

TIRANË-Menjëherë pasi ka hyrë në fuqi ligji për strukturën e re të taksave doganore për automjetet e përdorura, Ministria e...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool