|
|
Përfaqësuesit e akuzës, këkuan për kalimin në pronësi të shtetit të një garazhdi dhe 70 mijë eurove të Bledar Balliut
TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda në kryeqytet, i kërkoi togave të zeza konfiskimin e një pjese të pasurisë së të dënuarit me 8 vite burg për "trafik droge" të pandehurit Bledar Balliu.
Ka qenë prokurori Adnan Xholi i cili ka depozituar pak ditë më parë pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda kërkesën për konfiskimin e shumës prej 70 mijë eurove dhe një garazhi që ndodhen në emër të të pandehurit Balliu, i dënuar tashmë në formën e prerë.
Sipas kërkesës së prokurorit, të pandehurit tashmë i janë sekuestruar shuma e parave dhe garazhi me vendim të formës së prerë dhe për këtë fakt kërkohet tashmë që kjo sasi parash t'i konfiskohen dhe t'i kalojnë në pronësi shtetit.
Sipas prokurorisë, parat që kapin vlerën e 70 mijë eurove dhe garazhi janë ngritur pas vitit 2003, kur mendohet se i pandehuri është marrë me "trafik të lëndëve narkotike" dhe që figurojnë të regjistruara nën emrin e tij dhe pjesëtarëve të ngushtë të familjes.
Ndërkohë, familjarët dhe avokati i të dënuarit tashmë kanë pretenduar para togave të zeza, se parat prej 70 mijë eurove janë të një personi të tretë i cili ka deklaruar edhe në gjykatë se parat janë të tijat.
Por, për prokurorinë dhe gjykatën, deklarimi i tij nuk provohet me ndonjë akt-noterial apo deklaratë të miratuar mes të dyve për këto para. Ndërkaq, edhe garazhi i makinës që ndodhet në një pallat në qytetin bregdetar të Durrësit, ku familja Balliu ka një apartament 1+1, sipas prokurorisë është blerë gjatë kohës që i dënuari merrej me "trafik të drogës", ku nga paratë e siguruara ka blerë këtë ambient. Edhe për këtë ambient, avokati ka pretenduar se është blerë nga të ardhurat e familjes nga puna në Greqi.
Por, ky pretendim është rrëzuar nga gjykata gjatë fazës së gjykimit në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe atë të Apelit për Krime të Rënda duke marrë vendimi formën e prerë. Ndërkohë, për dy apartamentet që ndodhen një në Tiranë, në rrugën "Sami Frashëri" dhe tjetri në qytetin e Durrësit, sipas vendimeve të Gjykatës janë blerë nga të ardhurat dhe kursimet e familjarëve të Balliut nga puna në Greqi.
I pandehuri Balliu, sipas prokurorisë, është arrestuar bashkë me një grup person
ash në operacionin "Poter-Al" në Elbasan, si të dyshuar për "trafik droge" për të cilën janë dënuar me vendim gjykate që tashmë ka marrë formën e prerë.
Sipas vendimit të dënimit, i pandehuri Balliu bashkë me "shokët" e tij tashmë të dënuar gjatë viteve 2003-2004 kanë nisur sasi të ndryshme heroine nga Shqipëria në drejtim të Italisë, Gjermanisë dhe Holandës duke përdorur korrierë të huaj.
TIRANË- Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet në seancën e 38 gjyqësore ndaj të pandehurve të tragjedisë së...
EKZEKUTIMI/ Dyshohet se ngjarja e ndodhur në Athinë ka për autor vëllanë e të dashurës greke të 22-vjeçarit Pritet që...
Lajmet 01 Mars - Ora 12 -
data/01-03-2010
Lajmet 01 Mars - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 01 Mars - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
Komenti juaj