Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Vranë policin në grabitje, kërkohen dy burgime të përjetshme

Flamur Vezaj | 10/03/2010 | Kronike | komentet 1 KOMENT | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

PRETENCA
Prokuiroria kërkoi për dy nga të akuzuarit dënimin maksimal, ndërs në total për të dënuarit e tjerë 81 vite burg


TIRANË-
Dy burgime të përjetshme dhe 81 vite burg në total kërkoi pasditen e djeshme si masë dënimi Prokuroria e Krimeve të Rënda për gjashtë të pandehurit e akuzuar si pjesëtarë të "bandës së Mirditës", duke i deklaruar fajtor për vrasjen e një polici dhe plagosjen e tre të tjerëve gjatë një grabitjeje me armë të ndodhur në vitin 2000.


Ishte prokurori i çështjes Anton Martini i cili në përfundim të hetimit gjyqësor, me leje të togave të zeza i kërkoi këtyre të fundit gjatë leximit të konkluzioneve përfundimtare që të pandehurit Dritan dhe Nikollë Syziu të dënohet me burgim të përjetshëm.


Pasi, sipas prokurorisë, është provuar gjatë fazës hetimore dhe gjyqësore se janë ideatorët e grabitjes me armë që solli pasojën e vrasjes së policit Gjon Paçuku dhe plagosjen e tre punonjësve të tjerë, Nikollë Marku, Bardhosh Jaku e Ndue Çupi.


Ndërkohë, për të pandehurin Bardhok Syziu prokuroria kërkoi dënimin e tij me 21 vite burg, ndërsa për të pandehurit Tom Syziu, Tom Gjoka dhe Arjan Reçi prokurori Martini kërkoi dënimin e tyre me 20 vjet burg secilin, duke i shpallur fajtorë për bashkëpunim në kryerjen e krimit.


Sipas akuzës, gjashtë të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin por në role të ndryshme kanë kryer veprat penale të "vjedhjes me armë me pasojë vdekjen e një personi"; "vrasjes në rrethana cilësuese" ndaj policit Gjon Paçuku; "vrasjen në rrethana cilësuese të mbetur në tentativë në tra raste" si dhe "prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".


Të gjithë këto vepra penale, sipas prokurorit Martini, janë kryer mbrëmjen e datës 27 qershor të vitit 2000, kur të pandehurit kanë hyrë në ambientet e një parkingu të ish-SMT-së në Rrëshen për të vjedh pjesë këmbimi të makinave "Benz". Sipas prokurorisë, të pandehurit aty rreth orës 2:00 pas mesnatës së 27 qershorit të vitit 2000 kanë udhëtuar me një furgon nga fshati Malaj për në drejtim të Rreshenit.


Me të mbërritur në hyrje të ish-ambienteve të SMT-së, të pandehurit kanë zbritur nga furgoni duke hyrë brenda rrethimit të ish-SMT-së. Nikollë Syziu, së bashku me personin e deklaruar nga familja si i zhdukur të pandehurin Dritan Syziu, Arjan Reçi me kunatin e tij të pandehurin Tom Gjoka dhe dy vëllezërit Bardhok e Tom Syziu hynë brenda ambientit të ish-SMT-së, duke filluar heqjen e sediljeve të një makine tip "Benz" që ndodhej i parkuar dhe duke futur në çanta pjesë të tjera të makinës.


Dritani e Nikolla, sipas prokurorisë, ishin të armatosur me një kallashnikov, një pistoletë dhe disa granata dore. Sapo kanë filluar të mbledhin pjesët e këmbimit, roja i parkingut i ka pikasur por nuk i ka bërë zë duke lajmëruar sallën operative të policisë.


Në drejtim të ish-SMT-së është nisur furgoni i patrullës i cili sapo është afruar tek dera e jashtme e ish-SMT-së, ka kërkuar që grabitësit të dorëzohen se ishin rrethuar nga policia. Në këto momente në drejtim të tyre janë shkrepur një breshëri plumbash të kallashnikovit dhe një granatë dore është hedhur.


Si pasojë e këtij sulmi me armë mbeti i vrarë në vend polici Gjon Paçuku dhe u plagosen rëndë kolegët e tij Nikollë Marku, Bardhosh Jaku e Ndue Çupi. Pas shkarkimit të disa karikatorëve, të pandehurit janë larguar nga mbrapa duke iu fshehur policisë për tetë vite me radhë.


Zbulimi i autorëve të kësaj grabitje me pasojë vdekjen, ka ardhur pasi familjarët e Dritan Syziut kanë denoncuar zhdukjen e djalit të tyre, duke hedhur dyshime mbi "shokët" e tij të "bandës së Mirditës".


Pas këtij denoncimi, prokuroria ka mundur me ndihmën e hetimit special të zbulojë prova të reja duke ngritur akuzat ndaj të pandehurve.


Pas leximit të konkluzioneve, avokatët mbrojtës kërkuan kohë për tu përgatitur, çka solli që Gjykata e Krimeve të Rënda të shtyjë vazhdimin e seancës pas dy javësh, me përgatitjen e pretendimeve përfundimtare të të pandehurve dhe avokatëve të tyre mbrojtës. Sipas prokurorisë, anëtarët e kësaj "bande" janë arrestuar gjatë operacionit të koduar me "Shkopeti" të 22 korrikut 2007.

Kërkesat e Prokurorisë
Dritan Syziu burgim të përjetshëm
Nikolle Syziu burgim të përjetshëm
Bardhok Syziu 21 vjet burg
Tom Syziu 20 vjet burg
Tom Gjoka 20 vjet burg
Arjan Reçi 20 vjet burg

 

1 KOMENT

e nderuara gjykate,po te kishe dhene tashe 20 vjete te tidha gjykime,populli do kishte ma shume rrespekt per drejtesin ne shqiperi,keshtu te vendoset drejtesia ne vende nga shteti e jo gjygjsia nga individi,me rrespekt luigji micican.

Komenti juaj

 

Grabitet dyqani, i maskuari merr paratë e xhiros

Persona të panjohur sulmuan dhe vodhën me dhunë një lokal dje në mbrëmje pranë stadiumit "Dinamo", në kryeqytet Autori, sipas...

"Pinari më punësoi të numëroja arkat e fishekëve"

Partia Socialiste, Homazhe në Gërdec Dokle: Ata që e sajuan Gërdecin, vazhdojnë politikën TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama,...

 
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool