Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Aldo Bare, refuzohet gjykimi i shkurtuar

Flamur Vezaj | 11/03/2010 | Kronike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

"Çështja nuk mund të gjykohet me aktet që ndodhen në dosjen e sjellë nga prokuroria dhe duhet të shqyrtohet me themel,- u shpreh gjykata


Pas vendimit të djeshëm, avokati i Aldo Bares, kërkoi përjashtimin e trupit gjykues të kryesuar nga Fatmira Hajdari


TIRANË- Alfred Shkurti alias Aldo Bare, i akuzuar si organizator dhe drejtues i "bandës së Lushnjës" humb të drejtën e përfitimit të uljes së 1/3 së dënimit përfundimtar, nëse do deklarohej fajtor për akuzat e ngritura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.


Kjo ndodhi dje për shkak të refuzimit të gjykimit të shkurtuar nga trupa gjyqësore e kryesuar nga gjyqtarja Fatmira Hajdari. Menjëherë pas publikimit të këtij vendimi që hidhte poshtë kërkesën e të pandehurit dhe avokatit të tij mbrojtës Vladimir Meçi, ky i fundit me kërkesë të klientit të tij, të kërkoi përjashtimin e pesëshesh gjykuese, me arsyetimin e paragjykimit të këtij procesi penal.


Trupa gjyqësore e çështjes e kryesuar nga gjyqtarja Fatmira Hajdari dhe anëtarët Artan Broci, Altin Abdiu, Sokol Tona e Kreshnik Omari, një javë pasi dëgjuan kërkesën e prokurorisë për mos pranimin e gjykimit të shkurtuar ndaj Aldo Bares e pranuan kërkesën e akuzës. Në këtë mënyrë u rrëzua ajo e mbrojtjes, për gjykim të shkurtuar që i jepte mundësinë Aldo Bares të fitonte një të tretën e dënimit maksimal të mundshëm.


"Çështja nuk mund të gjykohet me aktet që ndodhen në dosjen e sjellë nga prokuroria dhe çështja duhet të gjykohet me themel për të mos u shprehur më pas se çështja ishte paragjykuar. Si dhe i pandehuri Aldo Bare është hetuar në mungesë nga prokuroria"- tha gjyqtarja Hajdari e mbështetur nga katër anëtarët e tjerë të trupës gjyqësore.


Menjëherë pas këtij vendimi të ndërmjetëm të lexuar nga kryesuesja e pesëshes gjykuese, reagoi në seancë gjyqësore avokati Meçe duke kërkuar ndërprerjen e seancës gjyqësore për dorëzimin e një kërkese për përjashtimin e trupës gjyqësore në kryesekretari. "Sot (dje), në datën 10 mars 2010, u njohëm me vendimin e kësaj gjykate për rrëzimin e kërkesës së avancuar nga ana jonë.


Duke mos paragjykuar vendimin e marrë nga gjykata, çmojmë se ndodhemi përpara një pengese të pa kapërcyeshme për vazhdimin e gjykimit të kësaj çështjeje nga ky trup gjykues, në kushtet kur tashmë ai është vënë në dijeni të të gjitha deklarimeve të marra në fazën e hetimeve paraprake, çka krijon premisa serioze për paragjykimin e çështjes nga ana e tyre.


Në kushtet e sipërme, me qëllim që të mos paragjykohet vendimi që kjo e nderuar gjykatë do të marrë, kërkoj përjashtimin e trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtarja Fatmira Hajdari e të përbërë nga gjyqtarët Artan Broci, Sokol Tona, Altin Abdiu dhe Kreshnik Omari nga shqyrtimi i çështjes në ngarkim të të mbrojturit dhe përfaqësuarit prej meje, Aldo Bare alias Alfred Shkurti"-thuhet në kërkesën e avokatit Meçe.


Aldo Bare, i akuzuar si kreu i bandës së Lushnjes, dy javë më parë kishte depozituar një kërkesë për gjykimin e çështjes së tij në formë të shkurtuar, duke pranuar aktet në dosje. Pas kërkesës së avoktatit Meçi, përfaqësuesi i akuzës së Krimeve të Rënda, i kërkoi trupit gjykues të çështjes refuzimin e kërkesës, për shkak se ishte e nevojshme thirrja e dëshmitarëve.


Shorti cakton sërish Kurushin për Baren


Pas depozitimit të kërkesës për përjashtim të trupit gjykues të procesit penal në ngarkim të Aldo Bares, kancelaria e Gjykatës së Krimeve të Rënda caktoi me short gjyqtarin Klodian Kurushi për shqyrtimin e saj.


Ndërkohë, pak ditë më parë, Gjykata e Lartë nuk pranoi të shqyrtojë rekursin e të pandehurit Bare për shuarjen e masës së sigurisë për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit si dhe shfuqizimin e procesverbalit të seancës gjyqësore të verifikimit të masës së sigurisë me personin e ekstraduar nga Turqia Aldo Bare.


Ndërkaq, sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda mbi të pandehurin e akuzuar si koka e "bandës së Lushnjës" rëndojnë akuzat e "Vrasjes me paramendim" pesë herë; "Mbajtje pa leje të armëve luftarake"; "Shkatërrimit të pronës me zjarr"; "Krijimit të organizatës kriminale" si dhe "kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale".


Bare kërkoi edhe njëherë tjetër përjashtimin e Hajdarit


TIRANË- Edhe pak muaj më parë, konkretisht në seancën e datës 9 dhjetor 2009 ka qenë vetë Aldo Bare me ndihmën e avokatit të tij mbrojtës Vladimir Meçe që ka kërkuar përjashtimin e kryetares së trupës gjykuese, gjyqtares Fatmira Hajdari, e njohur ndryshe edhe si bashkëshortja e Azem Hajdarit.


Kjo kërkesë e avokati Bare u rrëzua dhe nuk u pranua, edhe pas pretendimeve se dosja e klientit të tij është politizuar nga maxhoranca.


"Me qëllim që si për mua ashtu edhe në përgjithësi për opinionin, të mos paragjykohet vendimi që kjo e nderuar gjykatë do të marrë, duke përjashtuar me këtë rast çdo shkak, a arsye personale, kërkoj që ky trup gjykues të mos kryesohet nga gjyqtarja Fatmira Hajdari",-patë thënë avokati Meçe në kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Hajdari.


Pas kësaj kërkese gjyqtarja Hajdari parimisht shprehu gatishmërinë duke i paraprirë kësaj kërkese, që një javë më pas nuk u pranua përjashtimi i saj nga kryetari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, gjyqtari Dritan Hallunaj.

 

Komenti juaj

 

Dyshohet si "vrasës me pagesë" 21 vjet burg Gurrës,

PRETENCA Prokuroria kërkoi dënimin e Gurrës për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj dy personave në vitin 2008 dhe armëmbajtje...

Lezhë, aksidentohet drejtori i një shkolle, një automjet përfundon në lokal

Pakujdesia LEZHË - Dy aksidente automobilistike me 4 të lënduar janë shënuar gjatë ditës së enjte në rrethin e Lezhës....

 
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool