|
|
TIRANË- Qeveria ndërhyn edhe njëherë në ligjin për procedurat tatimore duke propozuar ngritjen e dy organeve të posaçme për të shqyrtuar ankesat e qytetarëve si dhe njëkohësimin e veprimeve midis ministrisë së financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Gjatë mbledhjes së djeshme, qeveria miratoi ngritjen e institucionit të Avokatit të Tatimpaguesve i cili do të jetë një organ pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimpaguesve dhe funksion parësor do të ketë tejçimin nё hallkat administrative pёrkatёse të problemeve e të shqetёsimeve të tatimpaguesve.
Krahas kësaj Avokati i Tatimpaguesve do të garantojë plotësimin e të drejtave të bizneseve në marrëdhëniet e tyre me organet tatimore. Ligji autorizon këtë organ të hetojë të gjitha kërkesat e bizneseve që kanë të bëjnë me probleme të administrimit, gabime të zyrtarëve apo shkelje të procedurave ligjore nga organet tatimore.
Pas marrjes së informacionit, Avokati i Tatimpaguesve bashkëpunon sipas rastit me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ose me Drejtorinё e Kontrollit tё Brendshёm duke kërkuar verifikimin e të dhënave që i janë ofruar nga të ankuesit.
Ndryshe nga Avokati i Popullit, i cili zgjidhet me tre të pestat e votave të deputetëve të kuvendit, Avokati i Tatimpaguesve propozohet nga Drejtori i Përgjithshëm dhe miratohet nga Ministri i Financave.
Mos propozimi nga vetë tatimpaguesit si dhe të qënurit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve më shumë se me mbrojtjen e të drejtave të bizneseve duket se Avokati i Tatimpaguesve do të luajë rolin e ndërmjetësit midis këtyre të fundit dhe organeve tatimore.
Ndryshimi tjetër që i është bërë dje ligjit "Për Procedurat Tatimore" ka të bëjë me ngritjen e një organi Këshillimor Tatimor pranë Ministrit të Financave i cili ka për qëllim propozimin e masave, që do të bënin të mundur zbatimin e legjislacionit tatimor me një kosto më të ulët për administratën tatimore dhe tatimpaguesit.
Krahas Avokatit të Tatimpaguesve një tjetër organ që do të merret me respektimin e të drejtave të bizneseve do të jetë edhe Këshilli Tatimor.
Përpos verifikimit të zbatueshmërisë së dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me detyrimet tatimore të biznesve, Këshilli Tatimor do të ketë kontakte të ngushta me bizneset nëpërmjet marrëveshjeve të bashkëpunimit apo hartimin e materialeve shpjeguese për bizneset. Gjithashtu, ky këshill parashikohet të organizojë herë pas here edhe seanca trajnimi për punonjësit e tatimeve.
Mësohet se përfaqësues të bizneseve ia janë drejtuar personalisht me një letër Kryeministrit Berisha duke i kërkuar marrjen më shumë në konsideratë të sugjerimeve të tyre gjatë hartimit të ligjeve që i prekin ato. Duket se kjo ka qenë edhe shtysa kryesore e ngritjes së këtyre organeve.
"Asnjë ligj dhe asnjë vendim që i intereson një grupi, shtrese a komuniteti të caktuar. Natyrisht, ne nuk mund të marrim përsipër të pasqyrojmë çdo mendim a dëshirë, por përpiqemi, sigurisht, të dëgjojmë sa më shumë dhe të gjejmë një rezultante sa më të përshtatshme për interesat e grupeve të interesit", - tha deklaroi dje Berisha.
Privatizimet, ngrihet këshilli ndërministror
TIRANË- Nisur edhe nga vala e re e privatizimeve që ka ndërmarrë, qeveria ka ndryshuar edhe strukturën e menaxhimit të shoqërive me kapital shtetëror. Këshilli i Ministrave miratoi dje ndryshimet në ligjin "Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri tregtare", duke ngritur një organ të posaçëm menaxhimi pranë Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës.
Anëtarët e Këshillit do të propozohen nga tre institucione. Një e treta parashikohet të jenë përfaqësues të Ministrisë së Financave, të njejtën numër anëtarësh do të propozojë edhe METE që është organi përgjegjës për privatizimin e aseteve shtetërore. Ndërkaq pjesa tjetër e anëtareve do të propozohet nga ministria e linjës apo organet e qeverisjes vendore të cilët përfaqësojnë shtetin në shoqëritë përkatëse.
Qeveria ka paralajmëruar një fazë te re privatizimesh gjatë viteve në vijim ku përveç shkollave, spitaleve dhe digave parashikohet shitja e çdo aseti tjetër shtetëror.
Prokurimet, organ i posaçëm për ankesat
TIRANË- Organizimi i tenderëve për investimet publike mbetet një nga çështjet më të debatuara në rrethin e biznesit. Pas ngritjes së strukturës për kryerjen e procedurave në formë elektronike qeveria krijon edhe një organ tjetër i cili do të trajtojë ankesat për sa i përket Prokurimeve Publike.
Ky organ nuk do të jetë në varësi të Agjencisë së Prokurimeve Publike çka e bën më të besueshëm funksionomin e tij. Me ngritjen e këtij institucioni nuk do të jetë më APP-ja ajo që shqyrton ankesat për sa i përket prokurimeve. Ngritja e Komisionit të Prokurimit Publik cilesohet si një nga hapat përfundimtarë në reformimin e sektorit të prokurimeve publike në vend.
TIRANË- Hyjnë në fuqi ndryshimet në ligjin e tatimeve në lidhje me rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për...
TIRANË- Bizneset që nuk kanë vendosur ende kasat fiskale megjithëse e kanë pasur të detyrueshme gjatë kësaj kohë sipas organeve...
Lajmet 01 Mars - Ora 12 -
data/01-03-2010
Lajmet 01 Mars - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 01 Mars - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
KETO NGJASIN VETEM TEK NE!
Avokatin e tatim paguesve e caktojne nepunesit e shtetit. NGA CILA ANE DO TE JETE KY AVOKAT?
Per mua kjo eshte shpikja e fundit e zoterise Sali,mbas asaj te deklarimit te ardhurave per te "lehtesuar tatim paguesit".