|
|
Grupi socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian kërkon një zgjidhje të balancuar për ngërçin politik në Shqipëri
STRASBURG - Kur nismat e Partisë Socialiste për transparencën e zgjedhjeve të Qershorit, po diskutohen e shqyrtohen në Komisionin e Ligjeve, opozita ka marrë edhe mbështetjen e Partive Socialiste Europiane për hapjen e kutive të votimit, si e vetmja rrugë për të dalë nga kriza politike.
Këtë qëndrim e ka shprehur vetë kryetari Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve, Martin Schultz.
Ai ka kërkuar që puna e komisionit hetimor të përfshijë një hetim të plotë, duke hapur edhe kutitë e votimit të zgjedhjeve të fundit parlamentare, për të vëzhguar mënyrën sesi janë zhvilluar ato.
Vetëm në këtë mënyrë, sipas Shultz, mund të shfaqet një mundësi e re për dialog konstruktiv midis mazhorancës dhe opozitës, duke zgjidhur krizën politike e duke ndihmuar njëkohësisht edhe procesin e integrimit europian.
Gjatë takimeve që vetë lideri i opozitës, Edi Rama zhvilloi me krerët e këtyre partive në Strasburg, ai ka marrë edhe garancinë e tyre, për kërkesat parashtruara të opozitës ndaj mazhorancës.
Kryetari i Partisë Socialiste, Rama, ka theksuar në këto takime, se partia që ai drejton i pranon vendimet e KQZ-së pas zgjedhore dhe nuk synon të ndryshojë rezultatin e tyre. Ndërkohë që jashtë diskutimeve nuk është lënë edhe rasti i komunës "Ruzhdie" të qarkut Fier, ku prokuroria e këtij qarku evidentoi manipulime në procesin zgjedhor.
Grupi i partive socialiste dhe atyre demokrate europiane kanë kërkuar që forcat politike shqiptare të marrin kohë të mjaftueshme për të arritur në një zgjidhje të ekuilibruar të krizës politike në vend.
Për të parë nga afër situatën politike dhe për të dhënë kontributin e tyre në zgjidhjen e saj, zëvendëspresidentët e grupit demokrat e socialist, përkatësisht Severin dhe Svoboda theksuan se së bashku me europarlamentarë të tjerë mund të vizitojnë Shqipërinë për të dialoguar me të gjitha partitë politike shqiptare, me qëllim gjetjen e një kompromisi politik të balancuar.
Më datën 18 mars të javës së ardhshme, Parlamenti pritet të diskutojë e miratojë kërkesat e Partisë Socialiste për transparencën e zgjedhjeve të 28 Qershorit, ku bëjnë pjesë ngritja e komisionit hetimor, rregullimi me ligj i punës së këtij komisioni, që do të synojë edhe hapjen e kutive të votimit, e cila deri më tani është refuzuar në mënyrë kategorike nga mazhoranca qeverisëse, me justifikimin se hapja e kutive prek vendimet e Kolegjit Zgjedhor, si dhe cenon Kushtetutën e vendit.
TIRANË- Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet në seancën e 38 gjyqësore ndaj të pandehurve të tragjedisë së...
EKZEKUTIMI/ Dyshohet se ngjarja e ndodhur në Athinë ka për autor vëllanë e të dashurës greke të 22-vjeçarit Pritet që...
Lajmet 01 Mars - Ora 12 -
data/01-03-2010
Lajmet 01 Mars - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 01 Mars - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
O ALIU NGA SELENICA,PSE EDHE KET E BESON.APO KUTH PARTIA CDO GJA ESHTE E VERTET.
..rejte se vota. Ajo kurre nuk duhet te cenohet.Vetem tek vota shprehet ne menyre me te drejt demokracia se pastaj gjate zbatimit te shtetit edhe behen padrejtesi e pra edhe kjo vot nuk garantohet madje vidhet haptazi e ku do shkoj ky popull.,tani?
..se PD e drejtuar nga Sali e Jozofin nuk kane asgje te perbashket me demokrac. Tani duket sheshit sa ata e kane pordhosur demokracin dhe e ken kthyer shtenit nje shtet totalitare qe sjall rrezik per demokracin per shoqerin shqiptare.A ka gje me te sht
....Deputetja qe mbulon anen ligjore sot ne komisionin e ligjeve. Berisha me kot e ka se kutit do te hapen dhe atij nuk do ti ngelet aspak vlere ne transapencen qe do te behet. Kjo transparec tani po kerkohet edhe nga nderkometaret, pasi e gjith bota e
..pa kufizuar deri dhe hapjen e kutive per te bere transparencen e plote te zgjedhjeve. Nuk e di perse Berisha akoma shpreson tek genjeshtrat e vete se po shkelet kushtetut po u hapen kutit, Jo kjo baz ligjore lejon hapjen e kudive kete e beri te çarte
Sa e turpshme propaganda e Sali e Jozofin ku thonin: "PS nuk ka asnje mbeshtetje nderkombtare per hapjen e kutuive" Ja tani besoj se edhe kjo genjeshte pa i ber 40 dite doli sheshit PS-ja dhe PD-ja Evropiane i dhene PS shqiptare te drejten per hetim te