|
|
VLORË/ Policia bashkiake ka urdhëruar ndërprerjen e punimeve për një mini-mol për jahtet qeveritare
VLORË - Një ndërtim i nisur nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes për një mini-mol që do t'iu shërbejë rezidencave qeveritare në afërsi të tunelit në Vlorë, ka sjellë në një përplasje mes këtij institucioni dhe Bashkisë së Vlorës.
Kjo për faktin se në momentin që kanë filluar punimet, është edhe pezullimi nga ana e vendorëve, duke e cilësuar atë si një ndërtim pa leje. Mësohet se ndërtimi i molit ka nisur ditën e martë, gjatë kohës së të cilës janë hedhur bazamentet e betonit mbajtës të molit.
Por ndërkohë, mëngjesin e djeshëm, në vendin ku po zhvilloheshin punimet është paraqitur policia bashkiake, e cila iu ka kërkuar punonjësve që ndërtonin të ndërpresin punimet pasi për një vepër të tillë nuk kishte asnjë leje nga ana e Bashkisë së Vlorës.
Sipas burimeve zyrtare nga bashkia e qytetit bregdetar, hapësira në të cilën do të ndërtohet mini-moli është pronë e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa për ndërtimin e nisur askush nuk ka marrë leje nga autoritetet vendore, dhe si i tillë ndërtimi konsiderohet pa leje.
Kreu i Bashkisë së Vlorës ka urdhëruar ndërprerjen e ndërtimit pa leje me ndërhyrjen e policisë bashkiake, ndërsa ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga pala tjetër.
Aktualisht, ndërtimi është ndërprerë për një moment të dytë, ndërsa kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, tha për mediat se asnjë ndërtim pa leje nuk do të lejohet në territorin e bashkisë dhe se kësaj çështjeje do t'i qëndrojë mbi kokë me qëllim moslejimin e shkeljes së ligjit.
Vendorët shprehen se pezullimi do të vijojë deri në momentin që do të merret leja nga ana e bashkisë, sipas të gjitha procedurave, dhe më pas mund të vijojnë me ndërtimet. "Nuk kemi të bëjmë me një konflikt mes dy institucioneve, por thjesht me një kërkesë për respektimin e të gjitha procedurave", -shprehen burimet nga Bashkia e Vlorës.
Aktualisht ndërtimi i molit, që mendohet se do të shërbejë për ankorimin e jahteve për llogari të rezidencave qeveritare aty pranë, nuk do të vijojë deri në momentin që çështja mes vendorit dhe Ministrisë së Mbrojtjes do të zgjidhet.
Avni Kita, 46 vjeç, punonjës i Urdhrit të Mjekut, u gjet i vetëvarur dje në mëngjes në oborrin e spitalit...
PRETENCA Prokuroria e Krimeve të Rënda gjatë konkluzioneve të saj kërkoi dënimin e dy të akuzuarve të mbetur të grupit...
Lajmet 01 Mars - Ora 12 -
data/01-03-2010
Lajmet 01 Mars - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 01 Mars - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
Shqiperia po shkon drejt kolapsit....kurse qeveritaret tane mendojne per jahte