|
|
Arkitekturë / Një vendim i papërgjegjshëm arkitektësh e urbanistësh po kthen filozofinë e kioskave. Ndërhyrja në Sheshin Italia, një nga më të rëndësishmit e Tiranës, është një atentat që profesionistët po i bëjnë kryeqytetit m
Në Sheshin "ITALIA" janë realizuar një pjesë e punimeve për një objekt. Janë betonuar gjithë kolonat e tre kateve. Sipas tabelës shpjeguese të vendosur, bëhet fjalë për një "Kompleks Rekreativ 3 kate plus bodrum" që e ndërton shoqëria BELAVIS SH.P.K.
Mbas artikullit tim të datës 17 shkurt, botuar në "Shekulli", punimet u pezulluan.
Në bisedën që pata me Kryetarin e Bashkisë, Edi Rama, më tha se ai ka qenë kundër këtij objekti i cili është edhe kundër Planit Francez të Qendrës.
Meqenëse është rasti i një veprimi të rëndë, shumë flagrant, kundër planifikimit urban të qytetit, mendova ta analizoj më me hollësi.
Vendimi i KRT-së së Tiranës është i datës 13.06.2002. Pra, objektit i është dhënë drita jeshile, dhe prej këtu fillojnë gjithë problemet.
Çudia e parë është kur lexoj se pronar i truallit është zoti Shpëtim Dama.
Kjo është e pabesueshme! Si është e mundur dhe kush ia ka kthyer këtë parcelë në mes të sheshit këtij personi?
Po ta shikojmë me këtë logjikë, pronar duhet të ketë edhe fusha e "Qemal Stafës", edhe shatërvani në mes të Sheshit "Nënë Tereza". Bile pronar duhet të ketë pasur edhe lulishtja në Sheshin "Skënderbe".
Dhe atëhere duhet t'ju kthehen pronarëve?
Po pse nuk ju kthehet toka pronarëve të parcelave në Kamëz, Sauk apo Bathore, të okupuara nga të tjerë?
Po si nuk e kërkoi në kohën kur u ndërtua nga italianët?
Si është e mundur, shpronësojmë për Rrugën e Kombit në Kukës dhe në mes të Tiranës pronarit i kthehet parcela?
Kjo më ngjan si dhënia në pronësi e parkut tek vëllezërit Frashëri ku u ndërtuan Kullat ose si dhënia e territorit të Parkut të madh ku u ndërtua Shkolla Willson.
Në gjithë botën shtetet vënë dorë mbi trojet private për hir të hapësirës publike, vetëm këtu kthehet mbrapsht, nga hapësirë publike në private.
Çudia e dytë është guximi i kërkesës për të ndërtuar aty.
Dhe veprimi aspak i moralshëm është i arkitektëve që e kanë pranuar këtë detyrë projektimi, duke e ditur fort bukur se aty nuk duhet ndërtuar. Dhe nuk mund të mendonin për të ndërtuar sepse aty është një SHESH, domethënë një HAPËSIRË e lirë që askush nuk ka të drejtë ta zërë.
Si mund të prishet harmonia kështu? Si mund të guxojmë, duke qenë profesionistë, të bëhemi atentatorë të një kryeqyteti? Çfarë parimesh, normash morale dhe profesionale kemi parasysh? Cila KRT e një kryeqyteti evropian mund ta bënte këtë veprim? Si është e mundur që KRT-ja e aprovoi? Kush ishin këta anëtarë të KRT-së?
Bashkia e Tiranës duhet patjetër të bëjë transparencë të plotë për këtë rast, sepse ishte ky vendim i KRT-së që futi çështjen në një maratonë gjyqësore të panevojshme.
Si është e mundur që shkallët e gjyqësorit marrin një vendim aprovimi kur ky rast është krejtësisht i pastër si drita e diellit?
A mund të gjendet një rast tjetër korrupsioni më flagrant dhe më i dukshëm se sa ky?
Si mund të ndërtohet në mes të një SHESHI, të një prej shesheve më të rëndësishëm të kryeqytetit?
Tani, paradoksalisht, ky objekt është bërë më i rëndësishmi dhe më i fokusuari në atë shesh.
Arkitektët tanë punojnë si qorra, na japin vetëm ca fasada dhe ca planimetri dhe nuk dinë fare se si këto objekte qëndrojnë në hapësirë! Pastaj na dalin jo ato që parashtrojnë në KRT, po ca monstra që nuk i ka parë kush.
Gjëja më e rëndë është se objekti dëmton rëndë "Sheratonin".
Dalëngadalë ky hotel (si njëherë e një kohë Dajti ) zuri vendin më të rëndësishëm në jetën publike të kryeqytetit. Aty bëhen konferenca, takime delegacionesh, pritje e përcjellje personalitetesh shtetërore, kulturore e sportive. Hoteli ka zëvendësuar edhe Pallatin e Brigadave në shumë raste, në pritje presidentësh e kryeministrash. "Sheratoni" kështu ka një funksion shtetëror.
Dhe tani na del një palo objekt, REKREACJONI me demek, domethënë kafene, (se nuk ka nja dhjetë a njëzet aty rrotull).
Më tmerron fakti se si është e mundur që FILOZOFIA E KIOSKAVE të kthehet prapë.
Si nuk vëmë mend asnjëherë? Ku e gjejmë këtë guxim? Si nuk kemi ndërgjegje dhe pikë turpi?
Dua të besoj që ky objekt do të rishqyrtohet, do të anulohet dhe do të prishet.
Përndryshe do të jetë turpi i mijëvjeçarit të ri.
Presidenti Topi ua premton ngritjen e grupit, përfaqësuesve të ish të përndjekurve politikë. Nexhmije Hoxha: No Koment Gradat dhe Dekoratat...
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, shpalli dje datat e testimit të kandidatëve që kanë aplikuar për Shkollën e...
Lajmet 01 Mars - Ora 12 -
data/01-03-2010
Lajmet 01 Mars - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 01 Mars - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
Si gjithmone Maksi profesional dhe qytetar;por ne kete rast duke bashkuar zerin me ty besoj qe kryetari im i bashkise te kunderveproje shpejt.
Pse vetem n'Tiron..? po ne Durres qe po prishet lulishtja "Nji Maji" mu ne qender te qytetit dhe po ndertohen pallatet e derrave qe japin leje ne bashki, qe eshte injorimi ma i modh qe i bohet atij qyteti.
Harom 100 here.
si gjithmone per ca leke po he mo se vetem nje ndertese eshte e prishim prape
Maks Velo Ju pershendes per kurajon tuaj si atdhetar e profesionist artist.
Cka keni ngritur si per Korcen Tirane apo gjetke per keo probleme jane mese me vend ndaj si bashkemoshatar ju uroj shendet per vete dhe shqiperine.Asaj i duhen mendie atdhetare.
Aman ore shyqyr qe u fol per kete skandal!!! Kur pashe ku po ndertoheshe objekti u skandalizova!Ik ore edhe Rama gjoja ishte kunder!Numri 1 i bashkise eshte, nuk mund ta ndalonte?????
Une jam vet pronar,po jo de te shkaterrohet Tirana keshtu!!!!
he te Lumte goja se marova te qeshuri..
Ore po kur do kete Adresa Shqiperia sic ka bota. Lat nam er burre po cojme akoma letra me adresa qe thone psh: Kati dyte, Pallati kuq e zi, te rruga elbasanit, anash Lanes, mbas farmacise, te gropa. Sistemojeni ore qytetet, rruget, banesat se lat nam.
Ne origjine do kthehemi:TEORIA E BERISHES,QE CDO GJE "KOMUNISTE" TE RRAFSHOHET E TE BEHET ZERO,RRAFSHOI PYJET,KANALIZIMET,ULLISHTET E PEMTORET,SHTETERIT E LUMEJVE,eth DHE TANI VERSHOJNE UJRAT MBU KOKAT TONA!EDHE TOKA QE RRESHQET E KA NJE HALL!
Pronaret e firmes "BELAVIS" jane miqte dhe sponsoret e Sali Berishe nga Kavaja,NDAJ SI TE MOS NDERTOJNE NE MES TE SHESHEVE, njelloj si kioskat e sh...es dikur ne Parkun Rinia???Po mushkat ku do i lidhin?
Si mund te ndertohet aty...? .......................................
Bravo. I ke rene pikes.
Me respekt.
Maksi ka shume te drejte, po atyre lart nuk ua ndjen hic. Duhet nje revolte e madhe per kete ceshtje por ne pergjumjen ku jemi si popull nuk besoj te kete me revolta kryengritese. Tani njerezit jane pajtuar te rrojne mes kaosit urban dhe plehrave.
FAIK KONICA.
Kriminelet te drejtuan,
Ata te shkateruan.
Askush s'u thote ndal.
Askush s'tha NA FAL.
R.Tare.
Pangopesia e ketij populli te babezitur do te kthehet ne bumerang dhe mos u cuditni kur te kthehemi ne kanibale dhe te hame njeri tjetrin per 10 metra katrore.
Ne cdo cep doja te thosha...
Po harruat si ishte katandisur Tirana deri me 1997-ten?? Nje qytet tipik oriental me kioska e qebaptore e tregje jevgjish ne cdo treg!
Kujtoni se dine te bejne gje tjeter malokeria dhe baterdia qe jo vetem kane zbritur si lukuni po jane dhe qeveri???
Ata qe japin keso leje ndertimi nuk turperohen,ata marin ryshfete dhe zgerdhien.Duhet te veproje ligji dhe te burgosen ata maskarenje.Objekti te shlyhet sa me shpejt nga ai shesh,kjo do te ishte pergjegjja per te gjithe kriminelet e keti soi.
Te lumt o maxi i ke ra tamam ne 10.
Kush do çorbe derrash te vije ne shqiperi se ka mundesi te marre edhe kompensim ne truall(ku ta dete).
Hajt TUNG
Turp, turp, turp!Nuk eshte ky turpi i vetem ne Tirane dhe ne gjithe Shqiperine. Krim i paster qe duhet ndeshkuar me rreptesine me te madhe.