Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Rama: BE-ja të mbështesë lëvizjen e lirë të shqiptarëve

Shekulli Online | 11/03/2010 | Politike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Kryetari i PS-së, Edi Rama, flet për transparencën e zgjedhjeve dhe procesin e liberalizimit të vizave


STRASBURG - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka kërkuar që Bashkimi Europian të liberalizojë sa më parë vizat me qytetarët shqiptarë.


Në një intervistë të dhënë për mediat në Strasburg, Rama ka theksuar se Europa duhet të mbështesë lëvizjen e lirë të shqiptarëve, sepse sipas tij, ata nuk duhet të paguajnë për politikën e vjetër, që nuk mundi ta kryejë këtë proces në kohën e duhur, kur qytetarët e Serbisë, Maqedonisë e Malit të Zi, lëvizin lirisht në hapësirën Shengen.


"Ashtu sikundër është shumë e rëndësishme që Europa e gjitha ta mbështesë lëvizjen e lirë të shqiptarëve, sepse shqiptarët nuk kanë asnjë arsye të paguajnë më për një politikë të vjetër dhe të verbër, që i mban ende mbyllur, i mban ende të izoluar në mes të një Ballkani që është çliruar përfundimisht, ku të gjithë lëvizin lirisht. E përsëris, Shqipëria duhet njëkohësisht t'i bashkëngjitet të gjithë vendeve të tjera që lëvizin sot lirisht nëpër Europë", - tha dje Rama.


Sipas liderit socialist, arsyet kryesore që e kanë sjellë në Strasburg grupin socialist shqiptar, është transparenca e zgjedhjeve të 28 Qershorit dhe heqja e menjëhershme e regjimit të vizave. Për këtë arsye, sipas tij, Europa duhet të mbështesë kryerjen e transparencës së zgjedhjeve të Qershorit, me qëllim që zgjedhjet e ardhshme të mos zhvillohen si zgjedhjet e fundit parlamentare.


"Dy janë çështjet e mëdha që na kanë sjellë këtë herë këtu në Parlamentin Europian; transparenca e zgjedhjeve të shkuara për të mos lejuar që të ardhmet t'ju ngjajnë të shkuarave dhe njëkohësisht liberalizimi i menjëhershëm i vizave për të gjithë shqiptarët.


Është shumë e rëndësishme që Europa ta mbështesë procesin e transparencës; Europa ta mbështesë betejën me korrupsionin elektoral; Europa ta mbështesë problemin madhor të ndarjes nga një e shkuar dramatike zgjedhjesh të deformuara e të kontestuara", - u shpreh ai.


Rama vuri në dukje se transparenca e këtyre zgjedhjeve është një domosdoshmëri për të ardhmen e Shqipërisë në familjen europiane. Për këtë arsye, sipas tij, Shqipëria duhet të ndahet nga praktika patolerueshme e manipulimit të zgjedhjeve.

 

Komenti juaj

 

Shoferi vetëvaret në oborrin e spitalit

Avni Kita, 46 vjeç, punonjës i Urdhrit të Mjekut, u gjet i vetëvarur dje në mëngjes në oborrin e spitalit...

Krimet e Rënda japin 31 vite burg për hajdutët e makinave luksoze

PRETENCA Prokuroria e Krimeve të Rënda gjatë konkluzioneve të saj kërkoi dënimin e dy të akuzuarve të mbetur të grupit...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool