Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Vendimi, grupi i PS-së në Kuvend për vizat

F.B | 11/03/2010 | Politike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Lëvizja e lirë e shqiptarëve pa viza rikthen grupin parlamentar socialist në Kuvend


TIRANË - Lëvizja e shqiptarëve pa viza në vendet e zonës Shengen të Bashkimit Europian rikthen socialistët në Kuvend. Pavarësisht bojkotit që kanë vendosur ti bëjnë institucionit të Kuvendit, deputetët socialistë do të jenë sot të pranishëm në seancë plenare për të marrë pjesë fillimisht në diskutimin e projektrezolutës së propozuar nga grupi parlamentar demokrat për heqjen e vizave për qytetarët shqiptar.


Vendimi është marrë nga grupi dje në një mbledhje të posaçme ku natyrisht është vlerësuar se ata duhet të tregojnë se lufta e tyre për hapjen e kutive nuk është për të penguar procesin e heqjes së vizave dhe as atë të integrimit të Shqipërisë në BE sikundër është akuzuar shpesh herë nga ana e mazhorancës gjatë muajve të fundit.


Duke vlerësuar se procesi i liberalizimit të vizave është shumë i rëndësishëm për vendin dhe duke mos dashur që të bëhen pengesë e këtij procesi, deputetët e PS-së kanë vendosur që të jenë të pranishëm në seancë vetëm për këtë pikë të rendit të ditës, duke vijuar bojkotin për pjesën tjetër të axhendës parlamentare.


Burime nga grupi kanë bërë të ditur se ligjvënësit socialistë do të kërkojnë edhe ndryshime në tekstin e rezolutës, por kjo do të jetë në varësi të diskutimeve në seancën parlamentare. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, është diskutuar edhe për përfaqësuesin e tyre, që do të shprehë qëndrimin e grupit për sa i përket draft rezolutës, si dhe qëndrimit për liberalizimin e vizave.


Mësohet se deputeti Andis Harasani ka propozuar Ditmir Bushatin të mbajë një fjalë në Kuvend, në lidhje me integrimin dhe procesin e liberalizimit, duke përfaqësuar kështu qëndrimin e PS-së, propozim i cili është kundërshtuar nga ky i fundit. Më pas është propozuar që këtë ta bëjë sekretarja për marrëdhëniet ndërkombëtare, Arta Dade.


Rezoluta ka për qëllim të inkurajojë ekzekutivin dhe çdo agjenci tjetër të lidhur me procesin e heqjes së vizave, duke ftuar njëkohësisht çdo aktor politik dhe shtetëror që të përfshihet me të gjitha kapacitet dhe mundësitë e veta në përmbushjen sa më të shpejtë të tij.

 

Komenti juaj

 

Aldo Bare, refuzohet gjykimi i shkurtuar

"Çështja nuk mund të gjykohet me aktet që ndodhen në dosjen e sjellë nga prokuroria dhe duhet të shqyrtohet me...

Ndërtimet pa leje, bashkia përplaset me ministrinë

VLORË/ Policia bashkiake ka urdhëruar ndërprerjen e punimeve për një mini-mol për jahtet qeveritare VLORË - Një ndërtim i nisur...

 
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool