Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Vetëdorëzohet në polici vrasësi i 17-vjeçarit

A.Dushi | 11/03/2010 | Kronike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Është vënë në pranga 16-vjeçari T.Brahimi pasi ka pranuar autorësinë, si dhe ka dorëzuar armën e krimit


SHKODËR - Vetëdorëzohet në policinë e Shkodrës autori i vrasjes së 17-vjeçarit Eduart Thana, ngjarje kjo e ndodhur pasditen e së hënës në qytetin e Shkodrës.


Shtetasi T.Brahimi, 16 vjeç, banues në lagjen "Ahmet Haxhia" në qytetin e Shkodrës është vetëdorëzuar në polici së bashku në armën e krimit, rreth orës 19:30 të së mërkurës, duke pohuar se ai kishte qëlluar mbi Eduart Thanën me të cilin ishin grindur.


Policia e cila kishte shpallur në kërkim si autor të dyshuar të kësaj vrasjeje vëllanë e 16-vjeçarit të vetëdorëzuar, ka kryer veprimet përkatëse, ndërsa më pas ka deklaruar se ka arritur të provojë ligjërisht me prova shkencore se autor i vrajes është 16-vjeçari T.Brahimi dhe jo vëllai i tij, i dyshuar deri më dje si autor.


Adoleshenti do të përballet me akuzat e "vrasjes me dashje" dhe "armëmbajtjes pa leje". Sipas policisë, autori nuk ka qenë person me precedentë penalë dhe as kontigjent. Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur pasditen e së hënës, rreth orës 18:00.


Në këtë ditë, sipas ngjarjes së rindërtuar pas vrasjes, viktima Eduart Thana ka pasur një grindje me autorin dhe më pas është nisur për në shtëpi. Teksa ka qenë rrugës ka ndier që një makinë e ka ndjekur.


Ai është përpjekur për të hyrë në një lokal, në katin e dytë, por është qëlluar nga autori në momentin që ndodhej në pragun e lokalit. Fillimisht policia identifikoi si autor shtetasin A.Brahimi. Por pas vetëdorëzimit të 16-vjeçarit pohoi se është arritur të provohet, edhe nga dëshmitarët, se pikërisht adoleshenti ka qenë ai që ka qëlluar mbi viktimën.

 

Komenti juaj

 

Aneta Rama kërkon imunitetin e Berishës

RAMA Avokatja e Berishës, pretendoi në seancën e djeshme gjyqësore se deklaratat e kryeministrit janë vetëm politike dhe nuk shpifin...

Ushtarakët: Urdhri për Gërdecin, me mangësi ligjore

Sipas dëshmitarëve të djeshëm të procesit gjyqësor, zona ku u ngrit fabrika nuk kishte leje ndërtimi të Bashkisë së Vorës...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool