|
|
Shefja e diplomacisë europiane, Katerinë Ashton, flet për vizat. Ndërkohë, Belgjika ka kthyer 41 azilkërkuesit e parë
BRUKSEL - Bashkimi Europian vazhdon t'i bëjë apel vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, se liberalizimi i vizave me këto vende do të realizohet vetëm kur ato të kryejnë me përpikëri reformat e kërkuara.
Një qëndrim të tillë e ka paraqitur shefja e diplomacisë europiane, Katerinë Ashton, gjatë një fjalimi të mbajtur dje në Parlamentin Europian. Ashton kërkoi që Bashkimi Europian të ndihmojë me reformat në vendet fqinje, duke filluar që nga Bjellorusia e deri në Marok.
"Bashkimi Europian duhet të dëshmojë se është në gjendje të ndihmojë reformat në vendet fqinje, nga Bjellorusia në Marok, nëse dëshiron që të merret seriozisht si lojtar global", - është shprehur Ashton, ndërsa shtoi se ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, BE-ja duhet të kërkojë implementimin dhe realizimin e plotë të reformave, për liberalizimin e vizave me këto vende.
Deklarata e shefes së diplomacisë së Bashkimit Europian, vjen në një kohë kur, liberalizimi i vizave me vendet si Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi, janë kthyer në një problem serioz për Brukselin. Masa të shumta qytetarësh të këtyre vendeve kanë "pushtuar" vendet e Bashkimit Europian, të hapësirës Shengen, veçanërisht Belgjikën, duke kërkuar azil politik.
Por, përgjigja e zyrtarëve të Brukselit ka qenë negative, duke theksuar se liberalizimi i vizave nuk nënkupton përfitimin e azilit politik në vendet e BE-së. Për këtë arsye, liderët politikë europianë u kanë bërë thirrje këtyre vendeve që të ndërgjegjësojnë qytetarët e tyre për këtë fakt.
Kërkesa e madhe e azilkërkuesve ka vënë në rrezik edhe vendimin që mund të jepet për heqjen e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën e Hercegovinën, duke bërë thirrje që përveç realizimit të reformave, duhet që qytetarët e vendeve të Ballkanit të mos e cilësojnë Europën si një vend për të kërkuar azil.
Në këtë mënyrë, një numër qytetarësh maqedonas dhe serbë janë kthyer dje nga autoritetet belge, për në vendet e tyre, të cilët disa javë më parë udhëtuan në vendet e BE-së, duke kërkuar për azil politik e ekonomik. "Bëhet fjalë për një autobus, i cili financohet sigurisht nga shteti belg.
Ka tre shoferë dhe udhëtimi pritet të zgjasë nga 30 deri në 35 orë dhe mbërritja e qytetarëve nga Maqedonia dhe atyre nga Serbia, në Kumanovë parashikohet të enjten paradite dhe në Preshevë të njëjtën ditë rreth orëve të pasdites", - u shpreh Dominique Ernould, zëdhënëse e zyrës së të huajve në Belgjikë.
Zëdhënësja e kësaj zyre vuri në dukje se azilkërkuesit po kthehen në vend të tyre, pasi në Belgjikë, sipas saj, nuk ekziston azili ekonomik e për këtë arsye nuk ka se çfarë t'u jepet.
"Bileta e autobusit është falas dhe brenda tij iu ofrohet ushqim. Do të kenë kështu mundësinë të kthehen në shtëpitë e tyre në kushtet më të mira. Kjo, sepse e dinë shumë mirë se në Belgjikë nuk do t'ju jepet azil, pasi e kërkojnë për arsye ekonomike dhe në Belgjikë nuk ka azil ekonomik", - theksoi më tej zëdhënësja e zyrës së të huajve në Belgjikë.
Sipas autoriteteve belge, nga ky vend janë nisur për në kthim 41 persona, të cilët janë mashtruar nga agjencitë turistike që u premtuan azil politik në rast udhëtimi drejt zonës Shengen.
Avni Kita, 46 vjeç, punonjës i Urdhrit të Mjekut, u gjet i vetëvarur dje në mëngjes në oborrin e spitalit...
PRETENCA Prokuroria e Krimeve të Rënda gjatë konkluzioneve të saj kërkoi dënimin e dy të akuzuarve të mbetur të grupit...
Lajmet 01 Mars - Ora 12 -
data/01-03-2010
Lajmet 01 Mars - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 01 Mars - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
O berisha!Mos bej reforma fare;ata thuaj viza,ti thuaj hudhra,ata-molle,ti-presh,ata-mjalte,ti-lesh...E do shikosh qe do lodhen,e do na i heqin ato te flamosura viza,se na kane zene tavolinen e bukes,e po na lene pa buke.Le te thone ata qe je i çmendur,