Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Vrau adoleshentin në vitin '97, ekstradohet i akuzuari

Fatjon Cuka | 11/03/2010 | Kronike | komentet 1 KOMENT | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Gëzim Ndreu, akuzohet se në vitin 1997, vrau për një varëse në qendër të kryeqytetit një 17 vjeçar


TIRANE- Trembëdhjetë vite pas një vrasjeje ndodhur në qendër të kryeqytetit, pranë Sahatit, ekstradohet nga Roma e Italisë, i dyshuar për krimin.


Gëzim Ndreu, 43 vjeç nga Vlorë u ekstradua dje në mesditë nga Zyra e Inteprol Tiranës, bashkëpunim me homologët e tyre të Milanos, ndërsa ishte shpallur në kërkim për krimin e vrasjes.


Sipas burimeve zyrtare, të Policisë së Shtetit, Ndreu ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Besian Breçanit, ngjarje e ndodhur me 4 qershor të vitit 1997, në qendër të Tiranës, kur 17 vjeçari Breçani, nga Bajram Curri, banues në kryeqytet ishte konfliktuar me Ndreun. Ngjarja ka ndodhur në një lokal "Kolonja" i njohur si lokal lojrash fati tek ish- hotel "Vjosa", në qendër të kryeqtytetit disa metra mbi Sahatin.


Shkak për ngjarjen është mësohet se është bërë një varëse floriri, që mësohet se i është marrë adoleshentit Breçani. Në grindje e sipër, Ndreu nga Vlora me banim në Laprakë, ka nxjerrë armën një pistoletë "TT", duke qëlluar në drejtim të 17 -vjeçarit. Pas ngjarjes, autori i krimit, është larguar menjëherë në drejtim të paditur.


Adoleshenti ka mbetur i vdekur në vend, ndonëse ai është ndihmuar për t'u dërguar në spital, pas plagëve të marra. Ndërkaq policia dhe prokuroria edhe pse kanë tentuar disa herë të hapin dosjen, e kanë mbyllur atë për mungesë autori. Në vitin 2006, dosja është rihapur pas informacioneve se autori i mundshëm ishte një person me banim në Laprakë nga Vlora, por që pas krimit ishte larguar në Itali.


Pas rihapjes së dosjes, policia ka siguruar prova dëshmi dhe të dhëna të tjera që hidhnin dritë mbi vrasjen e Breçanit, nga Ndreu, ndërsa është identifikuar edhe autori i dyshuar i krimit, i cili është shpallur në kërkim me akuzën e vrasjes me paramendim.


Një vit më parë, ai u arrestua nga autoritetet italiane në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare. Tetë muaj pas arrestimit të tij, Ndreu mbërriti në pranga në Shqipëri. Ai pritet t'i nënshtrohet një procesi penal, për krimin për të cilin akuzohet gjatë muajve në vazhdim.

 

1 KOMENT

Shum mire qe vrasesi te dale para drejtsise,por u tha per 1 varse floriri ok po dhe grabitsat,xhepistat jane te frikshem dhe duhet ti ndaloj dikush se me sa duket e ama e fuste te grabiste flori e gjera tjera,dhe si pasoj e lakmise nje fund tragjik.

Komenti juaj

 

Ndryshon Kodi Rrugor, gjoba të ashpra, patenta me pikë

Shefi i Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Shkëlzen Alia, thotë se ndëshkime të rënda do ketë për alkoolistët, rripin...

Bllokohet aksi Ballsh - Tepelenë, shemben 5 shtëpi në Greshicë

Rrëshqitjet e dheut kanë krijuar probleme duke dëmtuar një rrugë rreth 2 kilometra të gjatë FIER - Shkarja e rrugës...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool