|
|
LIBRAZHD - Një 23-vjeçare ka tentuar t'i japë fund jetës duke u vetëhelmuar. Mësohet se vajza ka qenë në shtëpi kur ka konsumuar sasinë e fostoksinës. Pasi është zbuluar nga familjarët, e reja është dërguar drejt spitalit të Librazhdit.
Sipas mjekëve, gjendja e vajzës është e rëndë. Nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar 23-vjeçaren deri në vetëvrasje, por dyshohet se ka qenë një gjendje depresive. Agjentët kanë marrë në pyetje familjarët për të mësuar të vërtetën e vetëhelmimit.
Dy vetëhelmime, vdes një 41-vjeçare
FIER - Pasditen e së hënës një 34-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, është dërguar në spitalin e Fierit nga bashkëshorti, ndërkohë që kishte pirë lëndë toksike. Burime nga spitali bënë të ditur se gruaja ka mbërritur në spital rreth orës 17:00 dhe ishte banore e Marinzës. Shkak për veprimin e 34-vjeçares dyshohet se ka qenë varfëria.
Ndërsa mëngjesin e së hënës pranë urgjencës së spitalit rajonal të Fierit është prurë nga të afërmit e saj shtetasja Këze Bomi, banore në fshatin Strum të rrethit të Fierit. Sipas mjekut toksikolog Kilo Stoja mësohet se gjendja me të cilën Bomi është sjellë në spitalin e Fierit ka qenë mjaft e rëndë dhe si pasojë ka gjetur vdekjen. Nga spitali është njoftuar edhe policia e Fierit . Me dëshmitë e pakta të të afërmve ka nisur edhe hetimi i këtij rasti vetëvrasës.
Gjendet e vdekur, dyshohet vetëhelmimi
KORÇË - Burimet zyrtare të policisë njoftojne se ditën e djeshme është gjetur e vdekur në fshatin Ravonik të Korcës shtetësja Spira Potka, 41 vjeçe. Pas hetimeve ka rezultuar se gruaja ishte larguar nga shtëpia ditën e diel në drejtim të paditur.
Nga këqyrja e vendit dhe autopsia e kufomës ka rezultuar se vdekja e saj ka ardhur si pasojë e helmimit. Ka filluar hetimi për veprën penale të "shkaktimit të vetëvrasjes".
Tentativa për vetëvrasje, zbulohet arma
ELBASAN - Policia ka arritur të gjejë armën me të cilën Xhemal Balliu, i cili ndodhet në koma, ka qëlluar mbi veten. Sipas të dhënave zyrtare, 24-vjeçari me banim në Funarë është gjetur i dëmtuar pasi ishte duke udhëtuar me një motor tip Papaq drejt fshatit të lindjes. Pasi ka marrë ndihmën e parë, ai është dërguar drejt spitalit ushtarak, por pas skanerit është vërtetuar se kishte një plumb në kokë.
Atëherë një grup hetimor është nisur drejt zonës ku është regjistruar i ashtuquajturi aksident dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë. Por ndërkohë është bërë një kontroll edhe në banesën e kushëririt të 24-vjeçarit me banim në të njëjtin fshat, i cili kishte gjetur një pistoletë "Zastava" në vendin e ngjarjes.
Nga marrja në pyetje e kushëririt dhe të dëshmitarëve të tjerë mësohet se i plagosuri e ka pasur me vete armën e zjarrit dhe dyshohet se ka qëlluar mbi veten. Gjithsesi, hetimet vazhdojnë për këtë ngjarje që fillimisht u klasifikua si aksident dhe më pas policia drejtoi veprimet drejt tentativës së vetëvrasjes. Ende nuk janë zbardhur shkaqet që mund të kenë çuar të riun drejt një akti të tillë, por mendohet se ka qenë një zhgënjim dashurie.
Mister motivet e krimit. Policia: Viktima nuk njihej si kontingjent kriminal. Në vendngjarje gjenden dy plumba Elton Lulo, 29 vjeç,...
Prokuroria një javë pas vrasjes së Spartak Camajt, merr në kosnideratë pistat e vrasjes për motive pronësie dhe një konflikt...
Lajmet 01 Mars - Ora 12 -
data/01-03-2010
Lajmet 01 Mars - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 01 Mars - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
Komenti juaj