Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Topi: S'rinegocioj me forcat politike. Protestat, e drejtë e PS-së

B.Quku | 07/04/2010 | Politike | komentet 1 KOMENT | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Presidenti i Republikës jep një intervistë për "DW" lidhur me situatën politike në vend gjatë vizitës që po zhvillon në Gjermani


TIRANË-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, e sheh si të pamundur për të ulur sërish në bisedime dy liderët e forcave politike, me qëllim zgjidhjen e krizës politike në vend. Topi theksoi gjithashtu se çështja e zgjidhjes së krizës politike tashmë ka kaluar në Parlament dhe, sipas tij, forcat politike duhet të bashkëpunojnë midis tyre për të arritur në një kompromis politik.


Në këtë mënyrë, ai e sheh të tepërt që të ndërhyjë midis partive politike e t'i ftojë liderët e tyre dhe një herë në bisedime, pasi sipas Topit, palët janë duke debatuar në Kuvend dhe atje duhet ta gjejnë zgjidhjen e krizës politike.


Edhe pse tryeza e bisedimeve e organizuar nga ai në muajin shkurt rezultoi e dështuar për të zgjidhur ngërçin politik, Topi e cilësoi atë si produktive, duke theksuar se ajo tryezë i ka dhënë rezultatet e veta, pasi bëri të mundur rikthimin e opozitës në Parlament. Këtë qëndrim Presidenti i vendit e shprehu në një intervistë për "Deutsche Welle", pas takimit që zhvilloi në Berlin me Presidentin gjerman, Horst Këler. "Unë mendoj që tryeza e Presidentit pati një rezultat konkret.


Opozita tashmë realisht ka trokitur në parlament, është bërë pjesë e Parlamentit, ndoshta jo me kapacitet të plotë, por është një çështje që sot ndodhet realisht në parlament. Partitë politike tani janë afër, pavarësisht që marrin pjesë fort në debatin politik që është diçka e rëndësishme për demokracinë, duhet të dinë të bashkëpunojnë edhe për reformat e mëdha.


Sa kohë që janë në Parlament, unë e shikoj të tepërt një lloj interference për t'i thënë: ejani bisedoni. Ato natyrisht janë duke biseduar, po debatojnë dhe janë në Parlament dhe besoj që atje duhet të gjejnë zgjidhje midis tyre", - tha dje Topi.


Kriza


Ai vuri në dukje gjithashtu se kriza politike midis forcave politike shqiptare mund të pengojë procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian, pasi, sipas Topit, anëtarësimi në BE kërkon në radhë të parë qëndrueshmëri politike. Për këtë arsye, Presidenti kërkoi që mazhoranca dhe opozita t'i thërresin arsyes për të qenë më bashkëpunues midis tyre, pasi, sipas tij, kjo ka rëndësi për realizimin e reformave dhe imazhin e vendit tek vendet e Bashkimit Europian.


"Natyrisht, është kusht i domosdoshëm për integrimin që një vend të ketë stabilitet politik, përgjithësisht, institucionet e Shqipërisë janë të qëndrueshme, por klima politike dhe parlamentare, domosdoshmërisht kërkon një rritje të koshiencës së të gjitha partive politike që kompozojnë parlamentin, që të jenë më bashkëpunuese, të marrin pjesë më aktivisht në realizimin e reformave, dhe përtej rëndësisë jetike që ka bashkëpunimi në çështjet e brendshme të Shqipërisë, ka rëndësi edhe në imazhin e Shqipërisë në Europë. Besoj që është e rëndësishme, dhe partitë politike do të dinë ta kuptojnë rëndësinë e forcimit të imazhit", - u shpreh ai.


Protestat


Për sa i përket protestave që do të organizojë në këtë muaj opozita, për të realizuar aksionin e saj politik, duke kërkuar hapjen e kutive të votimit, Presidenti theksoi se është në të drejtën e saj që të protestojë. Por, sipas Topit, përtej protestave, forcat politike duhet të gjejnë gjuhën e dialogut midis tyre. Megjithatë, sipas kreut të shtetit, protestat duhet të zhvillohen brenda kuadratit ligjor e demokratik.


"Po besoj, është në të drejtën e opozitës që të protestojë kur mendon që duhet të protestojë, është një nga opsionet e betejës demokratike, çdo parti ka të drejtë të përpunojë dhe të realizojë taktikat dhe opsionet e veta politike. Mendoj që përtej protestave partitë politike, do të kenë koshiencën që edhe të kenë rezultate konkrete në bashkëpunimin midis tyre.


Nuk mund të bëj koment për protestat, sepse, duke pasur një eksperiencë të gjatë politike - edhe unë kam protestuar kur kam qenë pjesë e një formacioni politik - kështu që askush nuk mund të kontestojë të drejtën për të protestuar, por jam i bindur që edhe protestat do të realizohen brenda kuadrit ligjor, që vetë politika i ka aprovuar, i ka përpunuar, dhe duhet t'i pranojë si të tilla", - nënvizoi Topi.

 

1 KOMENT

Rri ha fara

Komenti juaj

 

Porto Romano, dyshime për 2 milionë eurot për pastrimin

Qeveria hedh në kosh projektin paraardhës dhe investimin prej 1.75 miliardë lekësh në vitin 2004. Nis "projekti i ri" Porto...

U arrestua në Bullgari, Apeli vendos arrest shtëpie

Tenderi i Uniformave Dy muaj pas arrestimit të biznesmenit Ilir Sulo, nga autoritetet e Interpol Sofies për llogari të Shqipërisë,...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool