Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Zbardhet projekti: Pse nuk u pranuan fraksionet në PS

Fejzi Braushi | 07/04/2010 | Politike | komentet 1 KOMENT | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Grupi i punës ka marrë parasysh përgjigjet e dhëna nga anëtarësia dhe vendimin e Kongresit të mbajtur në 2007-ën


Në një material konfidencial jepet një panoramë e hollësishme e arsyeve dhe amendimeve që propozohen në statut


TIRANË - Përgjigjet e dhëna nga anëtarësia, por edhe vendimi i kongresit të vitit 2007-të kanë qenë dy argumentet që kanë detyruar grupin e punës për ndryshimet në statut që t'i thotë jo legalizimit të fraksioneve apo siç njihet ndryshe oponencës kolektive.


Një fakt të tillë e bën të ditur sekretari organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, në relacionin që i është bashkangjitur paketës së ndryshimeve statutore që do të diskutohet sot në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare dhe për t'i hapur rrugë më pas edhe miratimit në Kongresin e 18 prillit. Në këtë material, ai jep dhe një panoramë të hollësishme të arsyeve dhe amendimeve që propozohen në statut, ku natyrisht evidentohet nevoja për ta përshtatur strukturën partiake me zhvillimet elektorale dhe hartën e re të zonave zgjedhore.


Oponenca


Pavarësisht se oponenca kolektive nuk është bërë pjesë e projekt-statutit të ri, për vetë ndjeshmërinë që ka në zhvillimet e brendshme partiake, sekretari organizativ Blendi Klosi në relacionin e vet i kushton një rëndësi të veçantë shpjegimeve lidhur me këtë debat. Në një paragraf të veçantë, ai sqaron se legalizimi i fraksioneve ishte një propozim i ripërsëritur në grupin e punës.


Për këtë arsye, bën të ditur ai, kjo çështje përveç debatimit në grupin e punës u vendos edhe si një pikë e veçantë në pyetësorin e plotësuar nga rreth 5 mijë anëtarë të PS-së, kryesisht anëtarë të Asambleve të Rretheve, të cilët u pyetën nëse duhesh institucionalizuar mendimi ndryshe apo jo.


Në përfundim theksohet në relacion, grupi i punës, pasi studioi përgjigjet e pyetësorëve, ku dominoi përgjigja negative, por duke parë edhe vendimin e Kongresit të vitit 2007-të, vendosi që të mos e përfshijë atë si një propozim të veçantë në këtë paketë ndryshimesh. "Grupi i punës u shpreh se kjo çështje i është nënshtruar votimit dhe në kongresin e PSSH-së të vitit 2007-të, e cila nuk gjeti miratim.


Gjithashtu, nisur nga përgjigjet e anketimit, në shumicë shtrimit të kësaj pyetje i jepej përgjigje negative, me argumentin e ruajtjes së kohezionit të brendshëm të partisë", - shprehet Klosi në relacionin e vet shpjegues për anëtarët e tjerë të Asamblesë Kombëtare. Por, pavarësisht këtij vendimi, kjo çështje pritet të bëhet sot në mbledhjen e asamblesë objekt debati, pasi një pjesë e vogël e anëtarëve të saj, të njohur si përfaqësues të LMN-së, kërkuan me ngulm gjatë kongresit të gushtit të shkuar që një pikë e tillë të përfshihej në statut.


Ndryshimet


Ndërkohë, paketa e ndryshimeve statutore përmban një sërë propozimesh që prekin kryesisht pjesën e organizimit të partisë në bazë. Duke argumentuar arsyet se pse u mendua që të ndërhyhej vetëm në këtë pjesë, Klosi në relacionin e vet shpjegues, sqaron se nevoja e tyre lindi, së pari, nga eksperienca e këtyre viteve të funksionimit të strukturës organizative të partisë në nivel vendor, e cila rezultoi e decentralizuar.


Në relacion pranohet se mënyra e organizimit të partisë në nivel vendor solli "mangësi në aspektin e menaxhimit dhe drejtimit të saj". Gjithashtu, evidentohet fakti se në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit nga pikëpamja e funksionimit të strukturës së partisë në kushtet e sistemit zgjedhor që u aplikua, evidentoi si nevojë parësore krijimin e një strukture të fortë e të qëndrueshme në të gjitha hallkat, që nga bashkia, komuna, rrethi dhe qarku.


Në relacion thuhet gjithashtu se përveç tërheqjes së mendimit të një pjese të anëtarësisë nëpërmjet anketimit, një bazë e rëndësishme të dhënash ishte dhe studimi i propozimeve të depozituara në kongresin e jashtëzakonshëm të gushtit të shkuar.


Ndryshimet e propozuara konsistojnë në disa përmirësime në strukturën organizative të saj në nivel vendor dhe rajonal, në përbërjen sa më cilësore të forumeve të saj, në freskimin e organeve qendrore me përfaqësues të zgjedhur direkt nga anëtarësia, si dhe një filozofi e re në menaxhimin dhe drejtimin e partisë në të gjitha nivelet, por pa ndryshime esenciale të parimeve dhe strukturës së statutit aktual.


Kështu, në ndryshimet kryesore mund të veçohet krijimi i strukturave të partisë në nivel rrethi, zgjedhja e Asamblesë së Rrethit, kryetarit të PS-së së Rrethit, krijimi i Këshillit Koordinues i Qarkut.


Gjithashtu, ndryshohet edhe mënyra e zgjedhjes së krerëve të partisë në bazë komune, bashkie dhe rrethi, ky i fundit është pjesë direkte e Asamblesë Kombëtare. Tashmë këta tre drejtues nuk do të zgjidhen më sipas parimit një anëtar një vote pasi për ta do të votojnë asambletë përkatëse.


Ndryshime janë bërë edhe në kapitullin e parimeve të përgjithshme, ku PS-ja cilësohet tashmë si një forcë politike e majtë demokratike, ndërsa sanksionohet se vendimet e shumicës janë të detyrueshme për t'u zbatuar edhe nga pakica.

 

1 KOMENT

kesaj i thone ta besh si struci!
fraksionet kane qene jane dhe do te jene.nuk mund te ndalen sepse jane burim zhvillimi.eshte njelloj si te te zere gripi dhe te thuash;jo jam mire,por nuk ri dot pa teshtire.
edhe mao ce duni qe ishte diktator thoshte te lulezojne 100 lule dhe 100 shkolla.

Komenti juaj

 

Qeveria i heq fondet Beratit e Korçës, ia jep Shkodrës

Konflikti/ Qeveria i heq Bashkisë së Beratit fondet për Tregun Industrial. Vendorët dhe deputetët ftojnë qytetarët në protesta Fronti i...

Vrasja e Lulos, hetohen divorci me të fejuarën dhe borxhet

Policia e kryeqytetit ngre dyshime konkrete mbi një person të dyshuar si autor i vrasjes së menaxherit të lokaleve të...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool