|
|
Mungesa e kreut të shtetit apo e kreut të qeverisë shqiptare në darkën e shtruar në Pragë nga Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, me liderët e vendeve ish-komuniste, anëtare të NATO-s, u përngjan atyre goditjeve që fillojnë e ndihen me shumë të nesërmen dhe të pasnesërmen.
Pse nuk u ftua Shqipëria? Kjo pyetje, që mijëra e mijëra qytetarë shqiptarë e bëjnë me veten e tyre, ka kumbimin e një shqetësimi të madh e të ligjshëm për marrëdhëniet aktuale të Shqipërisë me SHBA-në dhe NATO-n.
A janë të shkëlqyera këto marrëdhënie? Apo diçka nuk shkon, për të mos thënë se diçka është prishur kohët e fundit në ecurinë e tyre!
Shenja të një ftohjeje, distance apo edhe fërkimi për çështje të ndryshme ka pasur herë pas here pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Në rastin me të mirë ato janë konsideruar si shprehje e një dialektike pozitive që shoqëron dhe mbush me jetë lidhjet mes vendeve dhe organizatave mike.
Në rastin e kundërt janë konsideruar si një sfidë e qeverisë "Berisha" ndaj parimeve dhe detyrimeve të anëtarësimit në NAT0 dhe si luhatje nga partneriteti strategjik me SHBA. "Darka e Pragës" me mungesën e Shqipërisë në tryezën e Obamës e rikthen këtë debat. Më saktë këtë shqetësim.
Ekzistojnë arsye për të justifikuar mungesës e një ftesë për krerët e shtetit shqiptar në atë darkë. Ambasada amerikane u shpreh përmes një zyrtari të saj se darka ishte fokusuar te vendet e Europës Qendrore dhe Lindore.
Ambasada u kujdes të nënvizonte me këtë rast ndjenjat e thella të miqësisë që ushqejnë SHBA për popullin shqiptar, gjë që sigurisht na mbush me gëzim dhe njëherësh na kujton se këto ndjenja nuk janë vënë ndonjëherë në dyshim, por tjetër është dashuria për popullin dhe tjetër janë marrëdhëniet mes dy qeverive.
Në një formë të rrumbullakosur, Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, u kap pas kriterit gjeopolitik, duke theksuar se "Shqipëria nuk ka lidhje me kontekstin e asaj që do të realizohet atje".
Me fjalë të tjera, ajo ishte një darkë e ish-vendeve të Traktatit të Varshavës, që tani janë anëtarësuar në NAT0 dhe që dikush i konsideron si kordoni i ri sanitar i hapësirës euroatlantike me Rusinë. Shqipëria e vogël nuk e gjen veten në këto koordinata dhe prandaj nuk kishte përse thirrej.
Ky justifikim e ka një bazë, por nuk mjafton për të na mbuluar kokë e këmbë, siç thuhet. Në fund të fundit, nëse mungesa e ftesës nuk do të kishte asnjë justifikim, sot do të duhej të shënonin me dëshpërim pezullimin, për të mos thënë përjashtimin de fakto nga klubi euromarikan i NATO-s.
Nuk jemi në këtë pikë, por as për tu hequr sikur nuk ka ndodhur asgjë nuk jemi. Politika komunikon shpeshherë më shumë me gjeste se me fjalë. Dhe darka e Pragës diçka kërkon të komunikojë.
Sepse siç ekzistojnë arsyet që përligjin mungesën e ftesës, ekzistojnë edhe arsyet e kundërta që nuk e përligjin mungesën e ftesës. Prania e Kroacisë, me të cilën kemi qenë deri në fund në varkën e përbashkët të "Adriatik Treshit", rrëzon të ashtuquajturin kriter gjeohistorik të pjesëmarrjes.
Nëse do të përdoreshin si kritere strikte, "historia" dhe "gjeografia" do na ndante nga vende si Estonia apo Çekia, por jo nga Kroacia. Në fakt vetë kriter gjeohistorik duket i kërkuar, për të mos thënë edhe pak komik në organizimin e një darke.
Sepse nuk kemi të bëjmë me një mbledhje apo samit që vendos në qendër të diskutimeve probleme me karakter të veçantë rajonal ku reflektohet edhe një histori e caktuar, siç është ajo luftës së ftohtë mes Lindjes dhe Perëndimit para rënies se perdes së hekurt.
Aq më pak kemi të bëjmë, siç u komentua nga ndonjë gazetë, me një demonstrim të Uashingtonit ndaj Moskës me ish satelitët e kësaj të fundit, që, për më tepër, nuk ishin të gjithë ish-satelitë. Politika e re amerikane, në veçanti politika e Obamës, shkon drejt konvergimit për çështje madhore ne Rusinë dhe jo e kundërta.
Vetë darka e Pragës u organizua në kontekstin e një marrëveshjeje shumë të rëndësishme mes presidentit amerikan Obama dhe presidentit rus Medvedev për reduktimin e armëve bërthamore.
Duket krejt e arsyeshme që presidenti Obama i thirri vendet ish komuniste, që janë bërë pjesë e NATO-s, pikërisht për të ndare me ta synimin dhe suksesin e një marrëveshjeje me Rusinë, që prodhon me shumë paqe dhe siguri në botë.
Obama i thirri mysafirët e tij jo në emër të NATO-s, por si President i Shteteve të Bashkuara. Kriteri i vetëm përbashkues i asaj darke ishte të qenët vend i ish-hemisferës komuniste, që tani bën pjesë në aleancën euroatlantike të udhëhequr nga SHBA. Në këtë kontekst, Shqipëria mund të thirrej pa provokuar asnjë vend tjetër absent të rajonit. Por kriteri përbashkues i Pragës tregoi se Shqipëria ishte i vetmi vend që nuk u thirr.
Qeveria e Shqipërisë mund të gjejë, po të dojë, më shumë se një strehë për të strehuar këtë mungesë. Por, e gjithë kjo besoj se do të merrej në mos si shprehje naiviteti, si një shmangie dhe mosdashje për të kapur e "hapur" mesazhin.
Është e njohur se në vartësi të peshës dhe momentit, diplomacia i "ambalazhon" mesazhet që dëshiron të përcjellë. Drejtuesit politikë kanë për detyrë t'i lexojnë ashtu siç janë dhe të reflektojnë në interes të vendit dhe të angazhimeve që kanë marrë në emër të popullit.
Si mesazh, mosthirrja e Shqipërisë në darkën e Pragës spikat në kontekstin e ngjarjeve pararendëse të njohura dhe të panjohura, që kanë lëshuar xixa në komunikimin dhe marrëdhëniet e kohëve të fundit të Shqipërisë me SHBA dhe NAT0-n.
Nuk mund te harrohet qëndrimi i rreptë kritik i përfaqësuesit të NATO-s në prononcimin e parë të nesërmen e zgjedhjeve të 28 qershorit! NAT0 i është afruar Shqipërisë në radhë të parë si aleancë vlerash dhe jo si një flamur elektoral i qeverisë. Ky lloj shpërdorimi konsiderohet një fyerje provinciale, që nuk do të tolerohet gjatë nga Aleanca.
SHBA kanë mbështetur nevojën e hetimit të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe e kanë konsideruar të padobishëm komisionin e njëanshëm të shumicës qeverisëse.
Ndërkaq projektligji për ndryshimin e ligjit për Shërbimin Informativ Shtetëror ka ngërthyer një spektër të gjerë papajtueshmërish për çështje të sigurisë globale midis qeverisë shqiptare në një anë dhe SHBA-së e NATO-s në anën tjetër.
Pas vizitës së Metës në SHBA, ky projektligj është dorëzuar në NAT0 apo është ngrirë, por problematika që ka motivuar ndryshimin e ligjit nuk është tejkaluar.
Nga ana tjetër një varg çështjes që kanë të bëjnë me tregtinë e armëve dhe municioneve nga Ministria e Mbrojtjes përpara anëtarësimit në NAT0, ku spikat tragjedia e Gërdecit, por edhe afera e raketave, janë e do të mbeten pengu i marrëdhënieve tona me Aleancën dhe SHBA-në deri në momentin kur të zbardhen plotësisht në rrugë institucionale.
Anëtarësia në NATO ka privilegje dhe detyrime. Kush ka llogaritur vetëm privilegjet nuk ka kuptuar asgjë.
Nuk mund të jesh në NAT0 dhe të sillet sikur nuk je në NAT0. Kjo do të kishte kuptimin t'ia punosh NATO-s. Sjellja e dyfishtë nuk pranohet. Mungesa e Shqipërisë në darkën e Pragës duhet të shërbejë si një ftesë për reflektim nga ana e autoriteteve të Tiranës.
Ajo që ndodhi, mendoj se duhet lexuar si gjesti i mbajtjes jashtë me dashje, si një qëndrim, madje edhe si një paralajmërim amerikan. Historia në këtë pikë kthehet si përsëritje për kryeministrin Berisha.
Por, ai e ka ende në dorë që historia të mos përsëritet deri në fund, duke qartësuar e zhbllokuar me nijetin me të mirë të mundshëm gjithçka që nuk shkon në marrëdhëniet me partnerët tanë strategjikë.
Miqësia me SHBA-në dhe anëtarësia në NAT0 janë dy nga pasuritë më të mëdha të popullit dhe kombit shqiptar. Askush, asnjë autoritet, nuk ka të drejtë t'i dëmtojë këto pasuri.
Nje video qe ka bere xhiron e botes, permes You...
Nje restorant londinez i ka flakur tej menute e tij...
Lajmet 01 Prill - Ora 12 -
data/01-04-2010
Lajmet 01 Prill - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 01 Mars - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
ameriken dhe obamen ne shqiperi e perfaqeson ambasadori amerikan.
c'mund te prisni ju kur berisha fyen ambasadorin?
Ne Amerike shpallet fajtor Deviroli, ne Shqiperi eshte Minister Mediu, ky eshte ndryshimi qe nuk e ha Amerika.
Amerika te le te gabosh, pastaj te jep shqelmin, ashtu sic ja dha Greqise per domatet e vezet kundra President Klinton ne 1999.Berisha i ka te mbyllura dyert, tani kerkon stilolapsin si dhurate domethenje per te ikur. Kjo dhurate do ti vije ne fillim te Majit, Praga ishte vetem paralajmerimi i Amerikes per Berishen.
...Mos u cudisni?!
"Nuk i dihet "c'amballazhim ka politika"? thote z.Zogaj, mes te tjerave.C'shihni mbas saj duam ne z. Pjec...na jep nonje shprese!
Guri Bjeshit d.
Akoma s'e keni kuptuar se nuk eshte vetem Berisha, por eshte nje pjese e mire e atij qe quhet popull qe mendon e vepron kusar si vete Berisha(?), dhe nga kjo ai po mbreteron akoma! Pra, pas "Prages" ne "horizont" duket qarte se po aferohet nje " termet politik" i forte qe do na "shkunde" a ndoshta na "caje" mire ne shqiptareve, pasi vajtem 100 vjet qe Botes demokratike ja kemi sjelle ne maje te hundes, me te gjitha prapesite...!
A jepen lajme se c'po ndodh ne Filipine ne Shqiperi. Ja keshtu pyeta se ne fireaket kemi frike te marrim inisiativa te tilla....Ku jane vlonjatet dhe trimat e tjere Shqiptare?
Zoti Prec, perkunder respektit qe kam per ju, ne emisionin e Fevziut per sheshin qendror te Tiranes perballe Olldashit, me keni zhgenjyer shume. Nuk e prisja te ishit aq i dobet dhe servil.
duhen pyetur amerikanet se ç'do bejne me Berishen?Do ta heqin;do ta lene dhe ca;do ta keshillojne apo do ta terheqin spangon ?Mesazhe apo jo,nuk kuptojme kollaj ne shqipot,jo me te kuptoj Saliu qe po merret me gjithe ato ministri duke dashur te vere punet ne vend.
c'do njeri qe ben nje darke apo dreke fton miqte e tij.
sali berisha nuk eshte mik i obames.
une keshtu e kuptoj kete qendrim te obames.
Sali Berisha nuk ka me se c'fare maske te vere siper asaj fytyre te Qelbur.
Ka dale zbuluar ne mes te dites me Diell.
Duhet ti hiqet e Drejta Kesaj Mostre te Merret me me Politike.
BERISHA KA BERE CFARE KA DASHUR ME KETE VEND E POPULL,POR KETU SHTROHET PYETJA FUNEBRE:CFARE DO BEJE KY POPULL ME BERISHEN?!KUPEN E KA MBUSHUR ME KOHE DHE AJO PO DERDHET,POR SHQIPTARET E URTE AKOMA MENDOJNE TE NGRIHEN KUR TU VEJE THIKA NE PALCE!KEMI 20 VJET,QE JETOJME NE DEMOKRACI,SHIKOJME E DEGJOJME PLOT POPUJ,QE I VENE QEVERIVE TE DY KEMBET NE NJE KEPUCE,QE NGRIHEN NE GREVA E PROTESTA PER HICMOSGJE,NDERSA NE NUK NGRIHEMI KUR NA HEQIN MASIVISHT NGA PUNA,KUR NA VIDHET VOTA NE ZGJEDHJE,KUR ATA QE PAGUAJNE DRITAT U RRITET CMIMI DYFISH,NDERSA HORRAVE QE NUK PAGUAJNE,POR QE I SHERBEJNE BERISHES,NUK PAGUAJNE ASNJE LEK PREJ 20 VJETESH!BERISHA VETEM PER 5 VJET KA SHKELUR 20 HERE KUSHTETUTEN DHE ASKUSH NUK KA MARRE MUNDIMIN TA HEDHE NE GJYQ KETE SATRAP!AS EUROPA NUK NDIHET,SEPSE BERISHA DUHET TU KETE FIRMOSUR CEKUN E BARDHE ATYRE!!Haaa!!
Nuk ka fund per Berishen se ai rreth vehtes ka grumbulluar mafian, "prokuroret", "gjykatesit" dhe gjithçka i duhej per te mbijetuar ne pushtet.Ata qe e kritikonin ai i perjashtonte nga partia.Keshtu qe as parti demokratike nuk ka me.Eshte nje grup mafios qe paguan para nga buxheti njerez per te mbajtur pushtetin:Demokracia ka boshlleqe te medha per ta rrezuar si dhe Europa e Amerika nuk ja thyejne hundet direkt, por i vijne verdalle dhe ai ben sikur nuk kupton.Vetem me arme rrezohen grupe te tilla,ose grusht shteti nga ministrija e mbrojtjes, por Arbeni qe i theu dhembet Saliu tani eshte ngrohur ne furrikun e tij me ato te shkreta pará.Te presim te vdes Saliu, por do marre me vehte shume deri atehere.
Besoj se tashme Berisha e ka te qarte se nuk duhet te luaje me rolin e atij qe nuk kupton. Perndryshe i bie qe ai eshte i vetmi njeri qe nuk kupton gje ne kete vend. Dhe ky eshte vertet fundi per te.